RKL: Protestat për dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi kanë prapavijë të rrezikshme politike


Protestat e një grupi studentësh të Universitetit të Prishtinës, me kërkesë për largimin e rektorit, dr. Ibrahim Gashi, që kanë filluar 10 ditë më parë, tashmë kanë eskaluar me dhunë dhe kanë nxjerrë në sipërfaqe frymëzuesit dhe mbështetësit e tyre, të cilëve nuk u intereson Rektorati, Universiteti as studentët, por rrëzimi i Qeverisë përmes studentëve, duke gjuajtur gurë dhe duke fshehur duart.


Fushata kundër Rektoratit dhe Universitetit ka filluar me qëllime të caktuara politike, meqë disa drejtues mediesh, të njohur për përhapje të gënjeshtrave, të njohura për yshtje kundër profesorëve me prejardhje nga lufta e UÇK-së, të njohura për qëndrimin e tyre destruktiv kundër vlerave të luftës, tashmë kanë krijuar një koalicion medial,  antiqeveritar dhe janë vënë në shërbim të opozitës, mundësisht për ta rrëzuar Qeverinë mbi kurrizin e studentëve dhe kërkesave të tyre tashmë të deformuara dhe të manipuluara.


 


Nuk do të kishte asgjë të keqe që opozita, studentët, madje edhe OJQ-të mercenare  të kërkojnë rrëzimin e Qeverisë dhe ta rrëzojnë në rrugë insitucionale. Aktualisht, opozita e përçarë sikur është tani  nuk mund ta rrëzojë Qeverinë dhe ajo nuk po i hyn kësaj pune, sepse edhe po ta rrëzojë, nuk ka ide si do ta krijonte Qeverinë për vete,  por në mënyrë djallëzore po përpiqet ta shfrytëzojë protestën e studentëve, përgjakjen e tyre dhe të policëve krejtësisht të pafajshëm për qëllime të veta, duke manipuluar studentët, duke i frymëzuar ata kundër policisë dhe kundër institucioneve, duke i yshtur të përgjakën e të konfrontohen, për qëllime të dihen.


Ku ka vend në botë ku me kërkesë të 30 studentëve shkarkohet rektori, të cilin nuk e zgjedhin studentët por organet e Universitetit. Dhe po të lejohet një precedent i tillë, atëherë një javë pas dorëheqjes së akëcilit rektor, do të dalin në protestë 30 studentë të tjerë dhe do të kërkojnë të njëjtën, e kështu me radhë.


Protesta e dhunshme e 7 shkurtit 2014, para Rektoratit ka qenë e organizuar dhe e paralajmëruar për të qenë e dhunshme. Nga bisedat dhe përgjimet që iu kanë bërë gazetarë të caktuar disa kryetarëve  të disa OJQ-ve dhe grupit “Koha” të Veton Surroit, disa gazetarëve të shpërfytyruar me origjinë ideologjike dhe familjare nga shërbimet sekrete serbe, arrihet në përfundim se protesta nuk është më protestë e studentëve dhe në të, përveç një segmenti të Vetëvendosjes nuk ka studentë të tjerë, por ka mercenarë të OJQ-ve, bij dhe bija të UDB-ashëve, bashkëpunëtorë të Milosheviqit dhe një segment i të rinjve destruktivë, të cilët shëtisin me gurë në xhepa dhe ku gjejnë shesh e bëjnë përshesh. 


 


Sulmi i egër me gurë dhe mjete të forta kundër policëve, të cilët janë të thirrur për t’ i mbrojtur institucionet dhe personelin e Rektoratit, është sulm brutal, sulm antinjerëzor, sepse policët nuk janë vendosur aty për qëllime të veta, por me detyrë të caktuar nga organi kompetent dhe ata nuk mund të solidarizohen me grupe të studentëve dhe për qëllimet e tyre të humbin punën.


Asnjë student, në asnjë rast, nuk ka qenë i provokuar nga policia. Ajo është përgjigjur ndaj sulmeve dhe mjerisht është përgjigjur mefshtë dhe me kujdesin më të madh, edhe atëherë kur është sulmuar brutalisht prapa shpine, prapa koke, duke qenë e goditur me gurë, hekura dhe mjete të tjera me qëllim për të shkaktuar madje edhe likuidimin e ndonjërit prej tyre. Katër policë kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa numri i të lënduarve të tjerë është proporcional, në raportin protestues-polic.


 


Kush po i manipulon studentët dhe me çfarë qëllimesh?


 


Inkuadrimi në protesta e një segmenti të disa personave të njohur për destruktivitet, me prejardhje direkte nga UDB-ja, baballarët, axhallarët dhe kumbarët e të cilëve kishin vrarë studentë dhe veprimtarë të Lëvizjes Çlirimtare në vitin 1981, 1982, 1984, 1985, 1987, 1989, 1990 është kulmi i djallëzisë, që tregon se ish-pushtetarët e regjimit titist-milosheviqian janë trimëruar me faktin se një segment i Serbisë kolonizatore është kthyer në Kosovë. Këta politikanë perversë, mjerisht edhe bijtë e bijat e tyre,  kanë qenë dhe kanë mbetur kundërshtarë të shtetit të Kosovës, kundërshtarë  të luftës së UÇK-së dhe vlerave të kësaj lufte. Janë po këta që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me Dik Martin dhe me regjimin e Beogradit, me qëllim që me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre ta diskreditojnë luftën e UÇK-së, të cilën madje edhe hapur e kanë quajtur luftë të terroristëve e të fashistëve shqiptarë. Në krye të kësaj valleje të zezë ka qenë dhe po mbetet Veton Surroi me Grupin e tij, disa redaktorë e gazetarë të portalit Ekspress, Jeta Xharra me BIRNIN e Beogradit, Ilir Deda me OJQ-në e tij, Yll Hoxha, gazetarët e vetëquajtur profesionistë  dhe disa protestues të Vetëvendosjes, pastaj Shpend Kursani, biri i kriminelit UDB-ash, Bashkim Kursani dhe zogj të tjerë të shkinave, të cilët kurrsesi nuk po mund të pajtohen me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kurrsesi nuk po mund të pajtohen që Kosovën ta udhëheq “krahu” i luftës, meqë  sipas tyre qenka i korruptuar dhe i kriminalizuar.


Protestat e OJQ-ve i ka përkrahur edhe një segment i profesorëve  me prejardhje ideologjike titiste e rankoviçiste. Në mesin e tyre edhe Dukagjin Popovci, djali i “akademikut”, Surja Popovci, i vetmi me dy tre profesorë shqiptarë, i cili kishte pranuar masat e dhunshme të Serbisë së Milosheviqit dhe kishte arsyetuar kufizimin e autonomisë së Kosovës, që më vonë solli edhe pezullimin e saj. Kjo nuk do të thotë se profesor  Dukagjini ka faj për sjelljet e babait të tij, por identifikimi me sojin megjithatë flet vetë.   Po ashtu  prania e këtyre emrave në krye të protestave   nuk do të thotë në asnjë mënyrë se krejt përkrahësit e protestave janë nga klasa e ish mercenarëve, por fakti se tashmë protesta po udhëhiqet nga bijtë dhe bijtë  e mercenarëve, flet vetvetiu se çka po i përgatitet Kosovës në ditët e saj në vijim, kur ajo po bëhet gati të festojë 6-vjetorin e pavarësisë.


 


Askush nuk i ndalon OJQ-të dhe grupin Koha për të protestuar vetë kundër Qeverisë apo edhe kundër Rektorit


 


OJQ-të, gazetarët e Surroit, të Je-ta Bi-rnit, të Ekspresit dhe OJQ-të mund të organizojnë protesta për rrëzimin e Qeverisë. Ata edhe kanë organizuar protesta, madje disa syresh disa vjet më parë kishin përgatitur detajisht  edhe një puç për rrëzimin me forcë të Qeverisë. Por krejt ajo mbeti në letër, sepse nuk fluturohet dot ka krahë. Tani kur ata duhet të tregojnë aktivitetin e tyre konkret për ta marrë 2. milionë e 600 mijë euro që ua ka ndarë BE-ja, kanë zgjedhur për të dalë në ballët të studentëve, për t’u përleshur me policinë, në mënyrë për ta marrë një pjesë sa të madhe nga “kulaçi”, të cilin nergut për ta e ka  gatuar BE-ja. Kjo është arsyeja pse ata iu bashkuan studentëve madje edhe i yshtën për t u përgjakur, sepse aktiviteti i tillë doemos se do të shpërblehet. Në këtë shpërblim nuk do të marrin pjesë studentët. Ata vetë duhet të shërojnë plagët që i morën nga policët, të cilëve po ashtu iu shkaktuan plagë, për të përfituar tjetërkush mbi kurrizin e tyre.


 


Rrëzimi i Qeverisë përmes përgjakjes së studentëve dhe policëve ka çmim të lartë për ata që i kanë hyrë kësaj valleje të turpit, sepse koha e puçeve ka përfunduar, ashtu sikur ka përfunduar koha e masave të dhunshme, të baballarëve të këtyre trimoshëve, të cilët në kohën e luftës ishin futur nën fustanët e mamave e nuseve të tyre dhe kishin ikur nga Kosova, në kohën kur në frontet e luftës  binin qindra dëshmorë dhe mijëra të tjerë masakroheshin nga regjimi gjakatar, të cilit këta dhe baballarët e tyre i kishin shërbyer. Disa nga ky soj ishin larguar nga Kosova nën përkujdesje speciale të miqve  dhe mikeshave të tyre serbe.  Disa prej tyre kishin qëndruar në Kosovë nën mbrojtje të fortë të kriminelëve të Milosheviqit, sikur është kreu i këtyre zezonave, i cili luftën e UÇK-së e ka quajtur fashiste dhe kur dikush, pas luftës  pati guximin t’ia hedh në fytyrë poshtërsitë, ishte pikërisht Hashim Thaçi, kryeministri i sotëm i Kosovës dhe disa nga besnikët e atëhershëm por jo edhe  të sotëm  që e mbrojti, madje duke e shkarkuar nga posti drejtorin e një Agjencie të Lajmeve. Natyrisht se shkarkimin e ndërmori për hir të  miqve ndërkombëtarë, dhe  jo sepse Thaçi  ka pasur apo ka ndonjë respekt për Veron Surroin, të cilit i ka ngelur në dorë ora e prishtë e kohës së kaluar, ora  e kohës së kolaboracionizmit, e kohës kur ai e dënonte krimin e nacionalistëve shqiptarë, dhe regjimi i babait të tij, ambasador i Titos,  mbante në burgje rreth 12.000 shqiptarë liridashës të dënuar për vepra penale kundër Jugosllavisë prej 5  deri  në 20 vjet burg, madje edhe të dënuar me vdekje- pushkatim.


A thua me të vërtetë janë aq kokëshkretë këta mercenarë dhe kujtojnë se i kemi harruar të ligat dhe krimet e tyre?


A thua me të vërtetë mendojnë dhe besojnë se nuk do të përgjigjen një ditë për të gjitha këto?


 


Përkrahja që i kanë dhënë protestave të OJQ-ve dhe një grupi gazetarësh e studentësh:Vetëvendosja, LDK-ja dhe AAK-ja është përkrahje, që mund të prodhojë dhunë e anarki. Vetëvendosja edhe ka arsye të përkrah protestat, sepse ajo ka aktivistë të njohur në protesta dhe  është kujdestarja numër një e protestave dhe demonstratave në Kosovë, pavarësisht se pajtohemi apo nuk pajtohemi me të gjitha protestat e organizuara deri tani. Por përkrahja e LDK-së pacifiste, e cila vetëm pak ditë më parë ishte distancuar nga zgjidhja me dhunë e problemeve në Rektorat, është përkrahje hipokrite me prapavijë të rrezikshme, sepse LDK-ka nuk është e aftë të ballafaqohet në rast të eskalimit  të situatës dhe përhapjes së dhunës. Në rastin konkret duke qenë e zënë e kapur me të zezat e djalit të Ibrahim Rugovës, ajo por  hedh benzol në zjarr.


 


Rektori, Ibrahim Gashi duhet të japë dorëheqje, jo për të plotësuar kërkesat, urrejtjen dhe mllefin e mercenarëve, por për të mos lejuar që këta mercenarë ta diskreditojnë Kosovën, duke i manipuluar edhe disa nga kërkesat e drejta të studentëve, në një kohë tejet të rrezikshme për vendin, kur Brukseli zyrtar po përpiqet me çdo kusht ta kthejë Serbinë jo vetëm në Veri por edhe  brenda  Kosovës.


 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …