leoni

RKL: Pse pikërisht, aktori, Enver Petrovci, u nderua me çmimin për “Vepër Jetësore” nga Ministria e Kulturës?

RKL: Pse pikërisht, aktori, Enver Petrovci, u nderua me çmimin për “Vepër Jetësore” nga Ministria e Kulturës?

Aktori, Enver Petrovci, me paraqitje tejet kontroverse dhe të dëmshme kombëtarisht nderohet për sikur thuhet “vepër jetësore” nga Ministria e Kulturës e Qeverisë Kurti.

Tri vet më parë, ky aktor i shkollës jugosllave të aktrimit, mjerisht jo i vemi i tillë,  kishte deklaruar publikisht se “shumë më mirë ndihem në Beograd sesa në Tiranë apo në Prishtinë dhe kishte shtuar se  do ta jepte edhe prapanicën e tij për ta gjiruar një film, në Beograd.

Kjo nuk ka asgjë të keqe kur dihet biografia e këtij, ‘gllumaci’  që i luan aq mirë rolet serbe, sa do ta jepte edhe vetëm  për to, por ankohet se nuk e qasin sa duhet në Serbi, ndërsa nuk ndihet i lirë në Kosovë dhe në Shqipëri.

 Ai madje kishte propozuar aktorin serb, Rade Sherbexhija, që do të mund ta luante rolin e Adem Jasharin në një film artistik.  Ky propozim antikombëtar i një aktori përkrahës të regjimit të Milosheviqit, regjimi i të cilit ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Kosovë, vetvetiu flet se kush kanë qenë dhe kush janë sot pjella e degjeneruar e bashkim vëllazërimit, pjella e amalgamuar  serbo-shqiptare, e cila nuk heq dorë nga origjina dhe ADN-ja e përzier politike mbase edhe racore, dhe është e gatshme kurdoherë të provokojë ndjenjat atdhetare të liridashësve të Kosovës.  Madje doli se ky farë Radeja, paskësh thënë se nuk do ta luante rolin e Adem Jasharit, sepse po ta luante në kuptimin pozitiv, atë do ta bënte të pavdekshëm, dhe këtë ai nuk do ta bënte, madje as për “prapanicën” e dashnorit,  Petrovci.

Në deklaratën e Sherbexhiut me shkrim,  sipas Kohës Ditore asokohe shkruante se Sherbexhija kishte thënë me atë rast  se “kjo është një përpjekje e atij regjisori të ri që të kthejë vëmendjen ndaj tij dhe projektit të tij, duke keqpërdorur emrin tim”, citon FoNet Sherbexhijen. “Është fare e pakuptimtë të më ofrohet mua ky rol, siç është e pakuptimtë që ndokush të besojë se unë do të pranoja një rol të tillë”, ka thënë ai, i cili shprehet se megjithatë i vije mirë “që pjesa dominonte e shtypit serb e ka vlerësuar si duhet këtë përrallë”. (Koha.net 8.3.2018)

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Paradoksale

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në …