RKL publikon emrat e bashkëpunëtorëve të Dik Martit të cilët sajuan gënjeshtrën e shekullit

Në kohën kur kishte  rënë si bombë akuza kundër UÇK-së, e sajuar dhe  e përgatitur në Beograd nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë dhe nga kryesuesi i Këshillit të Evropës, Dik Martit, (Dodik Martinoviq), në dhjetor të vitit 2010 , kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i hidhëruar me të drejtë për këto akuza të rënda, të pa baza  dhe krejtësisht të pavërteta, kishte rrëshqitur, (sikur ka rrëshqitur jo vetëm njëherë “Gjarpri” i UÇK-së)  dhe në zemërim e sipër kishte bërë të ditur se do të publikonte emrat e inskenuesve të kësaj akuze makabre, e cila pavarësisht se nuk kishte dhe nuk ka asnjë bazë reale, hodhi baltë të dendur mbi luftën e UÇK-së. Dhe kjo akuzë e instruktuar nga ministria e Drejtësisë së Serbisë, Dik Martit dhe kolaboracionistëve shqip-dhe-serb-folës, edhe pse ende pa asnjë fakt relevant, po u shërben qarqeve antishqiptare për ta themeluar një Tribunal kundër luftës së UÇK-së, qoftë në Kosovë apo edhe në ndonjë shtet  tjetër të Evropës. Nëse shtetet e Evropës nuk duan të jenë nikoqire, atëherë “Tribunali famoz” mund të vendoset edhe në Serbi. Ditë më parë ambasadorja amerikane në Prishtinë, Jacobson  ka deklaruar se nuk është me rëndësi se në cilin vend do të vendoset tribunali kundër UÇK-së, por është me rëndësi që ajo gjykatë ta kryejë punën si duhet, në mënyrë që të përmirësohet imazhi pacifist i Kosovës, i prishur nga UÇK-ja.


 


Kanë kaluar katër vite nga nisma e  Dik Martit me company dhe kryeministri Thaçi nuk i publikoi emrat, apo ndoshta pret, sikur zakonisht pret “gjarpri”, i cili tani duket se ka punë më të mençura, sesa të merret me emrat e denoncuesve. Ç’është e vërteta, shantazhi, që supozohet me të drejtë që i ka bërë dhe po i bën BE-ja, sidomos baronja-beronjë Ashton, “gjarprit të dikurshëm të UÇK-së, tashmë e  ka kthyer në gjarpër pa helm, të tillë sikur ata gjarpërinjtë e fakirëve dhe fakireve induse.


Meqë Thaçi, sipas burimeve tona të besueshme është zotuar tashmë se  kurrë nuk do t’i denoncojë emrat e bashkëpunëtorëve të Dik Martit, Mauricio Salustros dhe të tjerëve, ne (dikur  bashkëluftëtarë të tij), tani “ekstremistë” sikur na quan hiç shaka, kemi vendosur t’ i publikojmë emrat por kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do ta denoncojmë këshilltarin e tij, që na ka dorëzuar letrën në besë, të shkruar me laps kimik nga vetë Thaçi, gjatë një takimi sekret me Kadri Veselin.


 


Radio-Kosova e lirë, më në fund ka arritur që përmes një ish-këshilltari të Thaçit të zbulojë të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve jo vetëm të Dik Martit por edhe ish-UNMIK-ut dhe EULEX-it.


Duke qenë se Redaksia e Informimit ka të drejtë ta ruajë sekretin e burimit, kësaj radhe edhe ne do ta përfillim këtë dhuratë, që ia kanë dhënë gazetarëve, Qeveria dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, kur  me ligje të aprovuara në Kuvend,  liruan gazetarët nga të gjitha përgjegjësitë.


 


Ideatori dhe inspiruesi i kësaj akuze, bashkëpunëtori numër një i Dik Martit, titisti që improvizon Josip Broz Titon, babanë e tij ideologjik, pretendohet  të jetë Veton Surroi, i cili qysh në gusht të vitit 1999, kishte akuzuar publikisht luftëtarët e UÇK-së për veprime hakmarrëse dhe fashiste kundër serbëve në Kosovë, duke marrë shkas nga një sulm i ndërmarrë mbi tetë milicë serbë të fshatrave  të Lypjanit, Gracë-Kraishtë dhe 7 serbë  të tjerë, po  nga kjo anë. Asokohe, Veton trimin, i cili gjatë tërë kohës së luftës së bashku me llullën dhe pozën e Josip Broz Titos kishte qëndruar në Kosovë, në mbrojtje të një njësiti special të Milosheviqit e patën kritikuar disa gazetarë, ndërsa e pat marrë nën mbrojtje, kush tjetër, pos Hashim Thaçt dhe Qeverisë së  Përkohshme të Kosovës.


I hidhëruar se Thaçi nuk e mori në Qeveri dhe nuk i ndau asnjë post pesë vjet më parë, edhe pasi iu kishte lutur në mënyrë qyqare, në prani të ambasadorit Kritofer Dell, i mjeruar me humbjen e përjetshme të ORË-s, Veton Surroi filloi të intrigojë me qëllim për ta përbaltur me të gjitha mundësitë, Hashim Thaçin dhe UÇK-në.


 


Akuzuesja tjetër kundër UÇK-së, e dyta me radhë është, gazetarja e orientuar profesionalisht dhe emocionalisht nga Beogradi,  Jeta Xharra, e njohur për kontributin që i ka dhënë “motrave dhe vëllezërve serbë” të BIRN-it dhe zyrave të huaja në Kosovë.


Pastaj radhiten:


Fatos Lubonja, Baton Haxhiu, Shkëlzen Gashi, Bardhyl Meta, Jusuf Buxhovi, Gazmend  Muhaxhiri, Lulzim Basha, Vladimir Karai, Altin Axhami, Jeton Shoshi, Arben Idrizi, Mehmet Loci, Shpend Kursani,  Qerim Buzhala, Ilir Hoxha, Lutfi Ajazi ( vjet ka vdekur në Serbi, është varrosur tinëz, gjatë natës në varrezat e një fshati të Drenicës). Në listë janë të shënuar edhe 15 emra të tjerë, por ata tash për tash nuk do t’i publikojmë meqë në mesin e tyre ka edhe zyrtarë të lartë, drejtues institucionesh dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.


 


Dëshmitarët e apostrofuar financohen nga një fond i Beogradit, i cili selinë, e vet e ka në Australi dhe quhet “Çetnik srbin”


Të hollat ua shpërndan Jeta Xharra përmes BIRN-it.


 


“Ushtarë” të UÇK-së, bashkëpunëtorë të Dik Martit


 


Emrat e këtyre denoncuesve nuk do t i publikojmë për hir të nderit dhe respektit për luftën e UÇK-së, por do t’i publikojmë nofkat e tyre të koduara, të cilat i përdorin në raport me njëri-tjetrin dhe me hetuesit e huaj. Nga 20.000 luftëtarët e lirisë kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me EULEX-in 11 ish oficerë të FARK-ut, Nazim Bllaca i njohur dhe i vetë-deklaruar si dhe pesë ish ushtarë të UÇK-së. Ata janë:


Maçoku, Gargji, Dregëza, Shkau, Hiena. Të saktësojmë se këto nuk janë nofka të kohës së luftës.


 


Sot është 1 priiiiiiiiiilli i vitit 2014.


Mund edhe të mos besoni në vërtetësinë e këtyre burimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …