RKL: Qëndrimi uniform, patetik, sensacional dhe aspak analitik i medieve në Kosovë, lidhur me zhvillimet në Ukrainë

Zhvillimet në Ukrainë, si pasojë e intervenimit ushtarak të Rusisë, nuk kanë ndodhur papritur, por ato kanë qenë të paralajmëruara shumë kohë më parë. E papritura qëndron në faktin se shumë nga shtetet perëndimore madje  edhe Amerika e NATO-ja nuk kanë besuar se Rusia do të marrë guxim për një veprim të tillë, edhe pse në 20 vitet e fundit, Rusia ka intervenuar  në shumë rajone e shtete të ish-Bashkimit Sovjetik.

Në propagandën e sforcuar kundër Rusisë, me manovrat ushtarake  që i ka zhvilluar  NATO-ja  në disa nga shtetet që kufizohen me Rusinë, ishte krijuar bindja  e rrejshme se Rusia nuk guxon të ndërmarrë hapa ushtarakë, kundër Ukrainës. Pikërisht kjo ka bërë që Qeveria në Kiev, të mos i marrë seriozisht paralajmërimet dhe kërcënimet e Rusisë.

Fillimi i intervenimit në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, solli një realitet të ri në botë, për shumë kë të papritur, por me pasoja të paparashikueshme.

Tani po shihet qartë se NATO-ja nuk do ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën, as shtetet e fuqishme të Evropës, por as vetë Amerika. Kundërvënia me sanksione deri te pompoziteti se me këto sanksione do të mundet dhe do të “varroset”, janë jo vetëm iluzore por edhe naive.

Mediet në Kosovë, të rreshtuara unanimisht kundër Rusisë, janë kthyer në faqe tifozllëku, ku Rusia kritikohet me të drejtë, por shkohet aq larg me prognoza  naive, “për humbjen dhe katandisjen e saj”  të cilat në të shumtën janë qesharake dhe aspak serioze për pasojat me të cilat po ballafaqohet sot Ukraina e nesër nuk dihet se kush mbetet në radhë.

Në këtë klime lufte mjafton që një serb të blejë tri emblema të UÇK-së në Kosovë  dhe bëhet lajm numër një në pjesën më të madhe të medieve, duke paralajmëruar se serbët po përgatisin sulme, se do të përsëritet rasti “panda” në Pejë etj. Naiviteti i gazetarëve të tillë është për keqardhje, pasi kushdo në Kosovë e në Serbi mund të shtyp emblema të UÇK-së dhe mund t’ i përdorë e t’ i keqpërdor ato, ndërsa uniformat ushtarake janë të njëjta, kudo. Nuk kishte UÇK-ja uniforma të prodhuara nga fabrikat e veta, këtë e dinë të gjithë,  po jo gazetarët naivë e udhëheqësit  sharlatanë të debateve nëpër TV të ndryshme.

Veçmas në mediet në Kosovë,  bëhen përpjekje për ta paraqitur Rusinë si shtet të dobët, Putinin si njeri të çmendur, fundin e Rusisë dhe shkatërrimin e saj njëjtë me Gjermaninë e Hitlerit, të cilën e kishte mundur dhe e kishte shkatërruar, pikërisht Rusia në krye me Stalinin, në Luftën e Dytë Botërore, që cilës në fund iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ishin bindur se Gjermania ishte shkatërruar në Rusi.

Natyrisht se në Kosovës ka drejtues mediesh që nuk kanë lexuar qoftë edhe një tekst apo libër historie,  të mos flasin për gazetarë sharlatanë të bëjnë lajme sensacionale dhe mbushin faqet e medieve të tyre me foto pornografike, me lajme për  veshjet e disa këngëtareve, për paraqitjet e tyre lakuriqe  dhe për ndonjë fjali që kanë postuar dhe e cila shkruhet “shul” shqip, sepse niveli intelektual, arsimor  dhe  inteligjenca e tyre  është baras me debil-debilis.

Ja disa nga titujt sensacionalë që janë të pranishme në shumë  medie

-Pse Vladimir Putin tashmë e ka humbur këtë luftë?

-Disney, Warner dhe Sony ndalojnë shfaqjen e filmave në Rusi. *Cila është pesha e këtij lajmi)

– 4300 ushtarë rusë u vranë në Ukrainë.

– Ish pjesëtarë të forcave speciale nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u futur në Ukrainë, ( titull sensacional, bëhet fjalë për 10 veta)

-Blerja e emblemave të UÇK-së, skenar serbo-rus për një inskenim si rasti “Panda” në Pejë

– Putinit i pezullohet statusi “President Nderi i Xhudos Botërore”…

– Moska i shpall luftë Turqisë pasi  bllokoi kalimin luftanijeve ruse

– Thellohet kriza ekonomike në Rusi, ky është veprimi “dëshpërues” i qeverisë atje

“Bota sot” tituj bombastikë, alarmantë, sensacionalë e naivë:

“Shpërthen konflikti i brendshëm në Rusi” Paralajmërohet fundi i Vladimir Putinit.

–  Lufta në Ukrainë, Kosova e kërcënuar nga lufta speciale – kërkohet që KFOR-i të vendoset përgjatë kufirit me Serbinë.

– Serbia në panik, aleatja e saj biologjike Rusia në luftë me botën.

– Putini i 200 miliardëve do të përfundojë më zi se Millosheviçi

-Lufta e tretë sapo ka filluar, ajo përfundon me gjunjëzimin e Putinit”

-FSK-ja ta thyejë tabunë: Të urdhërohet vendosja në veri- Dronët po vijnë!

-Epoka e dronëve “Bayraktar”, ku Vjosa Osmani vizitoi këtë fabrikë: Të lirë, efikas, por ( është keq pasi)  s’mund të përdoren kundër Turqisë.

-Tomë Gashi: Dronë na duhen të shteteve perëndimore, të BE-së, aleatëve të NATO-s, të Amerikës e të Gjermanisë, jo të Turqisë.

-Franca ishte ajo që fjeti me ariun Rus për inat të Gjermanisë, dhe ia solli këto pasoja Evropës’

 

Edhe një paradoks për fund

Lajmi i ditës së djeshme që bënte të ditur se kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë për media pas takimit me kryetaren Vjosa Osmani, ka thënë se Turqia e përkrah hyrjen e Kosovës në NATO, dhe do të angazhohet për këtë qëllim,  pasi është shteti i dytë me forcë ushtarake në NATO- pas Amerikës,  nuk u afishua  fare nga disa jugomedie të Kosovës,  të cilat më lehtë do ta pranonin kthimin e Serbisë në Kosovë,  sesa ndihmën nga Turqia.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …