RKL: Qeveria e Beogradit ra në kurthin që i kishte përgatitur Kosovës

 


Fitorja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është një grusht i rëndë për kreun politik dhe diplomatik të Beogradit, e mbi të gjitha është një bumerang që iu kthye rrufeshëm Beogradit zyrtar, i cili krejt shpresat për ta luftuar pavarësinë e Kosovës i kishte varur te GJND-ja. Thëne realisht edhe optimistët më të pandreqshëm nuk kishin pritur një rezultat të tillë, duke u mbështetur në faktin se diplomacia e Serbisë nuk kishte pushuar asnjë çast për të bindur shtetet e botës se shpallja e pavarësisë së Kosovës binte ndesh me të drejtën  ndërkombëtare. Natyrisht se Serbia kishte llogaritur shumë në këtë drejtim te vendet anëtare të GJND-së, duke u mbështetur sidomos në votat e katër shteteve islame, të cilat edhe  vendosen rezultatin definitiv në raport 10 me 4, në dobi të legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


E dëshpëruar dhe e zemëruar lidhur me deklaratën e GJND-së  pro pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Serbisë ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme gjatë së cilës është diskutuar gjerë e gjatë lidhur me deklaratën e Gjykatës për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Gjatë mbledhjes është thënë se kjo gjykatë ishte shumë e qartë, duke deklamuar  se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh as me të drejtën ndërkombëtare e as me Rezolutën 1244. Autoritetet më të larta të Serbisë kanë deklaruar se pavarësisht vendimit të kësaj Gjykate, ata nuk do t’i ndalin aktivitetet e tyre dhe se do të nisin një fushatë të fuqishme kundër procesit të njohjes së Kosovës.  Aktiviteti ynë diplomatik në javët e ardhshme do të jetë shumë intensiv. Në më pak se 48 orë, të dërguarit e posaçëm të kryetarit Tadiq do të shkojnë në 55 shtete, ndërsa 40 vende të tjera do të kontaktohen në nivelin e ambasadorëve, për të lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq.


Përpjekjet e Serbisë në këtë drejtim me siguri se do të rezultojnë me dështim, por orientimi njëdimensional i politikës dhe i diplomacisë së Beogradit  do të vërë në veprim tërë angazhimin në këtë drejtim, për të pasur më pas alibi para qytetarëve serbë, të cilëve do të iu thuhet se ja ne nuk kemi lënë gur pa lëvizur, nuk kemi lënë vend pa konsultuar, por nuk kemi arritur të bëjmë më shumë. Dhe, kjo mbase edhe do të mjaftojë, për t’i bindur serbët se Kosova e pushtuar për 87 vjet  ka humbur përgjithmonë. Por serbët që janë mësuar të jetojnë me mite e iluzione, serbët që humbjet  fatale gjatë historisë  i festojnë si fitore, edhe kësaj radhe nuk do të “dorëzohen” dhe sërish do të shohin ëndrra syhapur se mbase vjen një ditë dhe Zoti i tyre, të cilin si pa të keq e shajnë natë e ditë, një ditë do të kujtohet për ta dhe për tokën e “humbur”, e  cila kurrë dhe në asnjë periudhë të historisë nuk ka qenë e tyre, sepse serbët dhe sllavët në Ballkan janë popuj ardhacakë, që kanë pushtuar këto troje me dhune terror, me metoda të tokës së djegur dhe të spastrimit etnik. Këto medota ata i kanë përdorur gjatë tërë kohës së shpërbërjes së ish Jugosllavisë.


 


Politika aktuale e Beogradit kurrë nuk do të pranojë se ishte pikërisht veprimi shtazarak, antishqiptar dhe antinjerëzor i  regjimit të kohës së Milosheviqit, që e irritoi edhe botën demokratike, e cila i dha mbështetje intervenimit të NATO-s kundër këtij regjimi,  për shkak të veprimeve të tij fashistoide ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kjo politikë, e moderuar në formë,  po vepron sipas maksimës “mishi të piqet, por helli të mos digjet”. Ajo realisht ka shpallur veten si politikë me orientim demokratik, properëndimor, por me qëllim që, nën këtë maskë ta mbajë  të paktën një pjesë të sovranitetit mbi Kosovën. Serbia po vazhdon aktivitetin për anëtarësim dhe integrim  në BE, ku ia kanë hapur të gjitha dyert, por sa herë që thuhet se hapi definitiv do të merret në saje të qëndrimit ndaj Kosovës, Beogradi zyrtar e ka bërë dhe e bën të qartë se  nuk e dëshiron BE-në, nëse duhet të heq dorë qoftë edhe nga përpjekjet për kthimin e regjimit kolonial në Kosovë.


Me një qëndrim të tillë, në radhë të parë antidemokratik, Serbia vazhdon ta konsiderojë veten si faktor vendimtar në Ballkan, duke bërë përpjekje të mbajë nën sundim myslimanët në Sanxhak, Vllahët në Timok, hungarezët në Vojvodinë. Dhe pikërisht nga frika për vazhdimin e copëzimit të mëtejmë  të Serbisë, politika aktuale e Beogradit bën aq shumë zhurmë për humbjen e Kosovës, të cilën e konsideron si shpirt dhe djep të popullit serb.  Ajo po ashtu, po bën përpjekje për ta kthyer dominimin edhe te disa shtete të ish Jugosllavisë, edhe pse këto shtete tashmë janë të pa varura dhe nuk ia varin fare politikës hegjemoniste të Beogradit.


Deklarata pro pavarësisë së Kosovës, e shprehur nga shumica e anëtarëve të GJND-së, më 22 korrik 2010, ishte dhe do të mbetet një grusht i rëndë që iu dha pretendimeve hileqare të Serbisë, e cila me aktivizimin e Gjykatës, jo vetëm që nuk fitoi asgjë, por humbi edhe një pjesë të iluzioneve, por jo edhe të imagjinatës së sëmurë ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …