RKL: Rama ka guxim ta thotë në Beograd atë që “trimoshët” e Qeverisë së Kosovës nuk e thonë dot as në Prishtinë

RKL: Rama ka guxim ta thotë në Beograd atë që “trimoshët” e Qeverisë së Kosovës nuk e thonë dot as në Prishtinë

…Këta apatridë që nuk e duan Tiranën, as bashkimin e trojeve shqiptare, ua kanë hapur serbëve kufinjtë në veri, i falin si pa të keq tokë Malit të Zi e Serbisë, vizitojnë përmendoret e serbëve, ku shkruan se ata u vranë nga “terroristët shqiptarë” dhe u kërkojnë falje kriminelëve, kërkojnë falje për dy fëmijë serbë, njëri 16 tjetri 17 vjeç, të vrarë në rrethana ende të pasqaruara, por nuk përmendin vrasjen makabre dhe masakrimin e 1350 fëmijëve shqiptarë nga serbët në kohën e luftës së UÇK-së. Këtyre nuk u intereson as fati i rreth 1600 shqiptarëve të zhdukur e të djegur në shkritoret e Serbisë, madje dialoguesja me Serbinë, Edita Tahiri thotë se nuk e disponon numrin e saktë të të zhdukurve, sepse për atë numër i beson vetëm Beogradit zyrtar, e jo familjarëve të të zhdukurve….

Fjalimi i Edi Ramës, në Beograd dhe në Nish të Serbisë, në një segment krahasues, na rikthen në kujtesë vitin 1981, kur Tirana zyrtare e Enver Hoxhës, ia përplaste në fytyrë ish-Jugosllavisë titiste dhunën dhe terrorin që ajo ushtronte kundër shqiptarëve liridashës në Kosovë dhe në viset e pushtuara nga Jugosllavia, gjoja në emër të lirisë, barazisë e bashkim vëllazërimit,  ndërsa qeveritarët tanë vasalë e skllevër të Beogradit  i luftonin  demonstruesit jo vetëm me fjalë e nëpër mitingje të përditshme partiake, por edhe duke ua shkrepur  plumbat  në ballë, ndërsa dhjetëra mijëra  i dënuan prej 1  deri në 20 vjet burg për shkak se ata kërkon ndërrimin e statusit të Kosovës. Vasalët nuk kënaqeshin vetëm me dhunën kundër bashkëkombësve, por e  akuzonin Shqipërinë se po ndërhynte në punët e brendshme të Jugosllavisë, e cila për ta ishte më shumë se atdhe.

Deklaratat e ulëta, të mefshta dhe mjerane të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe mikut të Daçiqit, Petit Selimi, se Shqipëria po përzihet në punët e brendshme të Kosovës, janë recidivet e viteve të zeza të robërisë kur klasa pro-serbe e pro-jugosllave në Kosovë i kishte shpallur luftë pa kompromis shqiptarëve liridashës dhe Shqipërisë zyrtare. Por sot, falë luftës së UÇK-së, çlirimit të vendit dhe shpalljes së pavarësisë, papagallët e ish komiteteve të Kosovë-Metohisë, bijtë dhe bijat e tyre, kanë mbetur arketipe të mjera, të një kohe të perënduar përgjithmonë. Nuk ka forcë politike, as ushtarake, që i shtyn apo i ndërsen shqiptarët e Kosovës kundër Shtetit shqiptar, sikur ishin bërë përpjekje për një yshtje të tillë,  në vitin 1981.

Shqipëria, Kosova, pjesa shqiptare e Maqedonisë, shqiptarët në Kosovën Lindore, në Mal të Zi dhe në Çamëri tashmë kanë një Piemont. Kundër Tiranës, janë vetëm ata që shohin ndonjë ëndërr lugate, së cilës mund t i besojnë hijet e së kaluarës, të droguarit  me temjanin e kryesatanait Irinej, apo të grigjës së tij morbide, shqiptarë-vrasëse.  Të tillët që bëjnë selfie me Daciqin dhe familjet e tyre, që i kanë shërbyer padronëve, në Beograd me përulësi e servilizëm skllavi, janë pakica që nuk çojnë peshë, ashtu sikur nuk qojnë peshë disa gazetarë që çirren me retorikën, antikombëtare, “kosovare” dhe nuk heqin dorë, as zemër,  nga dashuria e tyre e panatyrshme për Beogradin. I kuptojmë ata që kanë lidhje gjaku me Serbinë sepse gjaku ujë nuk bëhet, i kuptojmë ata që dehen nëpër pivnicat e Beogradit dhe këndojnë “zhallopejkën “Oj Lazare”, i kuptojmë edhe ata që ende e ruajnë si gjënë më të shtrenjtë parullën, “Shoku Tito ne të betoheni, që nga rruga jote nuk do të largohemi”,  por është e panatyrshme kur një ish luftëtar i lirisë, tani zyrtar i lartë i Qeverisë mundohet të na bind se Shqipëria nuk është faktor, as pyetet për Kosovën, as u dashka të pyetet. Në emër të kujt thotë kështu ky ministër? Me siguri se nuk guxon ta thotë se flet në emër  të elektoratit të Partisë Demokratike të Kosovës, sepse do ta demantonin edhe më të afërmit e vet.  Ai këtë e thotë me qëllim për të marrë lëvdata nga Brukseli e Beogradi, nga Irinej dhe Vuçiqi, nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Nuk është se mund të lavdërohet, Edi Rama se ka bërë shumë për Kosovën, por të paktën ka pasur guxim kombëtar dhe intelektual t’ua thonë në fytyrë vuçiçëve e daçiqëçve, atë që nuk e thonë dot servilët tanë të veshur me pushtet, në Kosovë. Përkundrazi ata po bisedojnë me Serbinë, në Bruksel, me qëllim  që Kosova të rikthehet drejt Beogradit e jo drejt Tiranës. Këta apatridë që nuk e duan Tiranën, as bashkimin e trojeve shqiptare, ua kanë hapur serbëve dyert në veri, i falin si pa të keq tokë Malit të Zi e Serbisë, vizitojnë përmendoret e serbëve, ku shkruan se ata u vranë nga “terroristët shqiptarë” dhe u kërkojnë falje kriminelëve, kërkojnë falje për dy fëmijë serbë, njëri 16 tjetri 17 vjeç, të vrarë në rrethana ende të pasqaruara, por nuk përmendin vrasjen makabre dhe masakrimin e 1350 fëmijëve shqiptarë nga serbët në kohën e luftës së UÇK-së. Këtyre nuk u intereson as fati i rreth 1600 shqiptarëve të zhdukur e të djegur në shkritoret e Serbisë, madje dialoguesja me Serbinë, Edita Tahiri thotë se nuk e disponon numrin e saktë të të zhdukurve, sepse për atë numër i beson vetëm Beogradit zyrtar, e jo familjarëve të të zhdukurve.

Me klasën politike e cila aktualisht e udhëheq Kosovën, Edi Rama nuk mund të bëjë asgjë më shumë edhe nëse ka vullnet shpirtëror dhe jo vetëm retorikë politike. Të kujtojmë kohën kur dy vite më parë, ai kishte marrë guxim dhe ua kishte përplasur në fytyrë zyrtarëve të lartë të Brukselit fjalën, turp, për shkak se ata  kishin lënë pa liberalizim të vizave vetëm Kosovën. Deklarata e tij jo vetëm që nuk u mirëprit nga Qeveria e asaj kohe në Prishtinë, por kryeqeveritari pati thënë se mediet i kishin  shtrembëruar fjalët e Edi Ramës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit, Donald Trump, …