leoni

RKL

RKL: Uzurpimi i pushtetit në emër të “çkapjes” nga pushtetarët paraprakë

Motoja mashtruese e Vetëvendosjes, për  sikur thuhej “kapjes” së pushtetit, ishte karrem  për elektoratin që nuk mendon me kokën e vet por me turrin e momentit, apo me atë praktikën e përhershme  vepruese, “Haja qenit pija qenit, tash i bimë karadyzenit”. “Lufta” kundër kapjes së pushtetit, nuk nënkuptonte “çkapjen, për ndërrimin e kapësve, nga ata të djeshmit te këta të sotmit.

Se si kishte vepruar Qeveria  e parë  50 ditore e Albin Kurtit  me kapjen-çkapjen kjo tashmë dihet. Se si po vepron sot as kjo nuk do koment, sepse është krejtësisht e kuptueshme, se lufta e pakompromis për ta marrë pushtetin, vetvetiu nënkupton kapjen, uzurpimin, ndërrimin e posteve, zënien me punë të militantëve, atyre që me mish e shpirt  ishin angazhuar për ta bindur popullin e “vetëvendosjes” se me marrjen e pushtetit do të fitonte populli që do të votonte Kurtin e zonjën Osmani.

Të kujtojmë me këtë rast vetëm angazhimin e partiakut të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi në Komisionin Qendror  të Zgjedhjeve ku nuk ka lënë asnjë gur pa lëvizur kundër kryetares së KQZ-së, me qëllim për ta degraduar, madje edhe duke e fyer e përçmuar me një gjuhë që më së paku i ka hije një ish Avokati të Popullit, i cili ishte emëruar në atë post me pëlqimin e kryeministri, Hashim Thaçi.

Veprimet e tilla arrogante dhe pa asnjë trohë burrërie bëheshim me qëllim për ta fajësuar zonjën Daka si kapëse të KQZ-së, sepse ishte emëruar nga ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Dje, zonja kryetare e Kosovës, e cila votat e fituara nga LDK-ja ia la në prehër Vetëvendosjes për të bashkëqeverisur , fillimisht kërkoi nga zonja, Valdete Daka të jepte  dorëheqje nga posti në krye të KQZ-së, duke i premtuar  madje edhe një “mirënjohje” për punën, ndërkohë vetëm disa orë pas ofertës, ajo kundërligjshëm, duke shpërfillur Kushtetutën e vendit e shkarkoi zonjën Valdete Daka nga kreu i KQZ-së dhe emëroi personin e caktuar nga Albin Kurti.

Duke folur për këtë veprim antikushtetues të zonjës Osmani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka numëruar disa arsye pse ky vendim i Vjosa Osmanit është jokushtetues. Po ashtu e ka cilësuar si mesazh frikësimi për organet tjera të pavarura. “Kjo është shkelje e pastër kushtetuese dhe atë për disa arsye. Në rend të parë, Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare me sistem republikan nuk mund të shkarkojë krye në veti asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo prerogativë iu takon autoriteteve emëruese. Vetëm atëherë kur këto autoritete dështojnë, atëherë Presidenti i Republikës, në konsultim edhe me to, mund të bëjë zgjedhjen dhe emërimin e kandidatit të përshtatshëm.

Veprimi ngutshëm i zonjës Osmani ka të bëjë me kapjen nga të gjitha anët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë të ta ketë më të lehtë fitoren e kandidatëve të Vetëvendosjes  në zgjedhjet vendore, që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, sepse dyshohet me të drejtë se kjo parti nuk fiton dot në zgjedhjet lokale. Për 15 vjet në opozitë ajo mezi ka fituar dy komuna.

Veprimet arbitrare të zonjës Osmani, në Presidencë, “spastrimi” mbi baza partiake të disa institucioneve, shkarkimet dhe emërimet antikushtetuese, vendosja krye në vete e flamurit “partiak” të Ibrahim Rugovës në Presidencë, krahas flamurit të Kosovës dhe Flamurit kombëtar dhe sa e sa veprime nganjëherë edhe naive, bëjnë që të kuptojmë se lufta për  kapjen e pushtetit ka qenë dhe po mbetet angazhimi primar i qeverisjes aktuale, ndërsa propaganda për shkapjen e pushtetit, s ka qenë asgjë më shumë sesa një gënjeshtër dhe një mashtrim dhe kurrsesi një kauzë, sikur proklamohej para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …