RKL: Veteranët e akuzuar nuk duhet ta pranojnë autoritetin e Gjykatës Speciale

Tashmë nuk ka fije dyshimi se Gjykata Speciale ka për qëllim inkriminimin  e luftës së UÇK-së, duke shpallur fajtorë dhe duke dënuar krerët më të lartë të luftës dhe me këtë duke dënuar në tërësi edhe luftën tonë çlirimtare e fitimtare.


 


Përderisa kjo Gjykatë është politike dhe në esencë antishqiptare, përderisa ka për qëllim barazimin e kriminelit me viktimën, barazimin e luftës çlirimtare të shqiptarëve me luftën fashiste për pushtim e nënshtrim të Serbisë hegjemoniste e kolonialiste, përderisa një klan autoritetesh nga BE-ja ka për qëllim ta shfajësojë Serbinë dhe t’ i fajësojë shqiptarët për luftë, do të ishte krejtësisht e pamoralshme dhe e dënueshme kombëtarisht që të pranohet dhe të legjitimohet kjo gjykatë tipike gebelsiane.  Kjo gjykatë do t ‘i  dënojë vetëm shqiptarët, për krimet e inskenuara, ashtu sikur në Gjermani regjimi i Hitlerit dënonte, deportonte e zhdukte hebrenj vetëm sepse i takonin një etnie të tillë. Krejtësisht identike është edhe Gjykata Speciale, e cila dënon vetëm shqiptarë, vetëm sepse ata kanë luftuar në radhët e UÇK-së dhe që kanë vrarë policë e ushtarë serbë dhe bashkëpunëtorë shqipfolës të Serbisë, tradhtarë të interesave të kombit tonë, por nuk kanë vrarë asnjë fëmijë serb, nuk kanë dhunuar asnjë grua serbe. 


 


Gjykata Speciale nuk i dënon policët e MUP-it nga radhët e  shqiptarëve, të cilët kanë vepruar nën komandën e Serbisë dhe kanë vrarë shqiptarë. Të tillët u  kanë prirë forcave serbe në drejtim të fshatrave ku ishte përqendruar popullata civile. Janë dhjetëra raste të tilla kur policët shqiptarë të MUP-it kanë vrarë dhe kanë masakruar popullatën shqiptare, por ata nuk i ndjek “drejtësia ndërkombëtare”, sepse kanë qenë në detyrë për ta mbrojtur regjimin e Milosheviqit, në Kosovë.


 


Gjykata Speciale nuk i ndjek kolaboracionistët shqiptarë, që i kanë ofruar Serbisë të dhëna lidhur me lëvizjet e UÇK-së, apo që kanë vrarë çlirimtarë dhe  kanë torturuar e vrarë edhe pjesëtarë të popullatës civile. Nuk i ndjek as ata shqipfolës, hyzmeçarë të regjimit, të cilët kanë torturuar fizikisht shqiptarët nëpër fshatra gjatë luftës. Gjykata Speciale nuk i ndjek serbët që kanë vrarë e kanë masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë, që kanë vrarë 1200 fëmijë të moshës së mitur, që kanë dhunuara e më pas kanë mbytur mijëra shqiptare. Ajo nuk i ka lejuar vetes kompetenca në këtë drejtim, meqë ka  vetëm një qëllim, të akuzojë dhe të dënojë kreun e luftës së UÇK-së dhe në këtë mënyrë ta shpallë terroriste luftën e saj, sepse gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë solli pavarësinë e vendit nga robëria shekullore serbe. Vetëm me këtë kusht Serbia pranon t’ i bashkohet Evropës dhe Evropa ajo putana e motit, gjithnjë ka qenë dhe po mbetet krah i fortë i Serbisë, shtetit xhandar të cilin e kishte krijuar qysh në vitin 1918.


 


Këtë synim antishqiptar të Serbisë dhe të Brukselit e kanë mundësuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale.  Këtë aspiratë kolonialiste e fashiste të Serbisë e kanë votuar edhe disa deputetë që pretendojnë se kanë qenë kreu i luftës, madje edhe themeluesit e saj. Gjykatën e ka përkrahur pa asnjë rezervë tërë elektorati, deputetët dhe zyrtarët e LDK-së, pa asnjë përjashtim. E ka përkrahur unanimisht Lista Serbe e Beogradit dhe pjesëtarët e pakicave jo serbe, të cilët  përveç boshnjakëve kanë qenë pjesë e regjimit të Serbisë, madje edhe në bisedime për fatin e Kosovës. Mjerisht pas një presioni sistematik, të kreut të partisë,  gjykatën kundër UÇK-së e kanë përkrahur shumica dërrmuese e deputetëve të PDK-së.


 


Gjykata Speciale merr në mbrojtje vetëm kolaboracionistët shqipfolës. Ata i shërbejnë si dëshmitarë të mbrojtur e bashkëpunues, sepse vetëm me një soj të tillë bastardësh, Gjykata e BE-së arrin të trajtojë procesin gjyqësor kundër luftës së UÇK-së.


 


Veteranët e UÇK-së, ata të cilët identifikohen me vlerat e vërteta të luftës, ademjasharianët e vërtetë, (jo ata të shpifurit që rrahin gjoks nëpër tubime apo në të pame nëpër fshatra dhe në anën tjetër pranojnë këtë Gjykatë), idealistët e UÇK-së nuk do ta pranojnë Zezonën dhe nuk do t’ iu binden autoriteteve ndërkombëtare. Ata, edhe në rast se kidnapohen nga policia ndërkombëtare, nuk do ta pranojnë gjyqin fashist të Evropës. Të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me këtë Gjykatë, i pret gjyqi moral i popullit, po ai gjyq që ka përshkuar bri më bri, Esat Pashë Toptanin, Ceno Beg Kryeziun dhe tërë sojin e bastardëve, po ai gjyq që i ka deklasuar bashkëpunëtorët e çdo regjimi të huaj, që nga koha e Turqisë, Serbisë, Jugosllavisë, e deri te koha e UNMIK-ut, EULEX-it dhe tani koha e Gjykatës fashiste  antishqiptare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …