Rrustem Geci: ZËRI I NJË KOHE, nga Antologjia, “Demaçi, aromë atdheu”


Atdhetarit, Adem Demaçit


 


Që në moshë krejt të re


tufanet më mbërthyen


si në drama karrocierësh


duart i bëra grusht


dhe fjalës i dhashë frymë


Në tërë jetën time


luftë kam bërë me terrin


dhe plagën e dhimbjes


e kam thënë hapur


në gjitha vlimet në Kosovë


unë kam qenë i pranishëm


Në atë kohë të dënimeve


pak kush guxonte


që mendjes t´i thoshte


të ngritët kundër pushtuesit


kundër fjalës së burgosur


dhe thirr pëshpëriste guri


dhe thirr pëshpëriste uji


bërtit më thoshte dielli


dhe nxirre fjalën që zien


dhe fshima plagën o bir


se trupin kudo e kam me pranga


Thirjeve të vuajtjeve dhe


dhimbjeve, ua dhashë


fjalën, u betova; se edhe


në kohë të dënimeve


dhe të vrasjeve pa gjyq


unë do ta ngrej zërin


për gjaken time, Kosovën


Shokë të mi të luftës


liria nuk ka çmim


liria nuk ka moshë


gjaku i saj jemi të gjithë!..


 


 


Rrustem Geci: Gjykatës Flamuri


 


 Nëpër histori fatesh të rënda, nëpër histori burgjesh, dhe dënimesh me varje, ku humbësve u dhunohoheshin fëmijët, gratë, dhe u plaçkitej baza materiale, e u digjeshin shtëpitë, dhe kufomat u masakroheshin, edhe poezisë m´i dalnin lot. Kosovë, dashuria ime, ne ende kemi shumë udhë për të bërë! Kosovë-Shqipëri, janë bimë të një një gjuhe, të një gjaku, të një vendi. Kosovë-Shqipëri, nuk mund ta pranojë asnjë falje, asnjë pajtim me serbët, pa u bashkuar trojet tona. Udha për të pranuar faljen dhe pajtimin me serbët, do të jetë e gjatë. Një shekull krimesh e gjenocidi e më shumë mbi popullin tonë, nuk falen dosido. Unë s´ kam mundësi të fali asnjë krim të padënuar, shprehet gjykatës Flamuri. Unë s´dua të marr pjesë në këtë mjerim pazaresh. Liria që e fituam, avash, avash, do të na bëjë të lumtur! Por, plagët e Kosovës, që ia bëri Serbia shtetërore Kosovës, janë aq të mëdha, aq të thella, dhe aq të gjera, sa duhet përshkuar udhë të gjatë brezash shqiptar, për të pranuar faljen, dhe pajtimin me serbët! Bashkimi kombëtar nuk ka zëvendësim! Bashkimi kombëtar do ndodhë me patjetërsi!


Vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të të gjithë Shqiptarve!..


 


Dortmund,2015


 


 


 


Rrustem Geci: Monolog i Priamit – Poemë


 


Dashuria ka natyrën e mëmës dhe të atit,


Demoni i saj nxitka trazira dhe luftëra !..


 


Unë mbret i vetëm i Trojës, zotëria


vet, të gjitha dijet ia fala vendit tim


dhe njerëzëve të mirë të këtij qyteti


liri, hijet që lëshojnë pallatet e mia


janë prej yjeve, prej hënës, e diellit


Troja shumë e çmon lirinë. Pyeteni


filizat e ëndërrave që rriten këtej


ata në ( qeshje ) i kanë shkronjat


dhe në vaj, vuajtjet e dëshpërimin!


Grua e Trojës, grua shumë e bukur


grua e nderuar, dhe nënë e trimave


dashuria e jote lindi tërë këtë qytet


dashuria jonë i dha petale luleve


Në Trojë, populli është zemëruar


Yje ka qielli, dhe ende është natë


dardanët kudo po grumbullohen


ti mbrojnë o t´i djegin kullat e tyre!..


Troja nuk jepet! As Troja nuk falet


Helena, vet e deshi djalin tim, ajo


marrëzisht u dashurua në Paridin


Menelau ishte pa njësyrin e Polifemit


Troja s´ka pse të frikohet, jemi në


vendin tonë. Njëgjakësh jemi dardanët


zemërimi mund të jetë i fshehur


po djali e vajza janë të dashuruar!..


 


 


2


 


Në Trojë një Trojë kundështon, që


Troja nga zemërimi të mos digjet


yje ka në qiell dhe ende është natë


përpara do të kemi luftë të gjatë


ay plazh që duket tani i shkretë


shpejt do jetë një varr pa varre


luftat të ngjajshme si e jona, edhe


hekurin e fortë e djegin e bëjnë hi!


Iliadë e Homerit e ruajti Trojën


shqipen e lashtë të stërgjyshërve


për Paridin, Helenën, dhe Athënen


do të jetë një ditë me pakëz Trojë


Troja është rrethuar me legjenda


me kafshë gojëdhënash e lugetëri


në Histori rrugët janë të ngushta


mendja hyut e di çka do të ndodhë


në diell trojanët njihen mes vete!..


Troja do mbetet kujtesë misteri


derisa t´ zbardhen hiletë e Akejve


do duhen ndoshta edhe mijëra vjet


e vërteta e Trojës të thuhet, drejt


Luftën nuk e shpika unë, o Zeus


por rrufetë që fshihen pas stuhive


Lejen ua dha shtisi i vullkaneve


dhe njësyshi i Polifemit të Adamit!..


 


 


3


 


Përderisa dashurinë e dashurojmë


natyra e këtij demoni nuk ndalohet


pyes, a jemi mjaft të mjaftfuqishëm


mjaft të mjaftkujdesshëm, që t´ia


falim, të fundmen dashuri Trojës


gjykojeni vetë at´Kalë gojëdhënash


në oborrin tonë, a s´është turpi ynë


këtë humbje s´do ta quaja ndryshe


pos, mjegullën ma të ultë në planet


Qaj flamuri ynë, qajë dhimbja ime


Se unë Priami, vrava shtëpinë time


pa u spërkatur me asnjë rreze yjesh


Në tërë këtë gjëmë ku tash jemi


s´ ka strehë që mund të na shpëtojë


në këtë mjegull tonën Troja u shua


nga më e ndyta shpatë e armikut


në Trojë gjatë s´do të ketë flamur


as njerëz që qeshin,dhe që punojnë


shtëpitë tona që na i dogji “Kali…”


me asnjë lloj gjaku nuk pastrohen


Troja vdiq pa u bekuar me fitore


këtij vendi do t´i vihet emër tjetër


Në eposet me nam planetare, Troja


është përbashkuesi i të humburve


forca gravitetit të të shuarve, natyra


e kohës,e padukshmëja e dashurisë!..


 


 


4


 


Kjo botë e dashurive të mëdha


Është përtej mundësive të mia


dhe kjo luftë s´do të jetë e fundit


po mund të quhet një luftë e parë


një djall fshihet çdoherë tek vetja


se flakët që po e djegin Trojën


do ia hanë trupin tërë pellazgjisë


Jo tëgjitha luftat janë të dobishme


këtë ma thoshte gjyshi në Artë!


Të krijosh kohë do të thotë fillim


pagjëmësi jete, dhe ide e bardhë


kjo që tani po ndodhë këtu tek ne


është mjegulla më e ligë në tokë


ku as mes miqëve s´ ka miqësim


Ne vritemi me ata që po na vrasin


kjo është Troja e Priamit, Troja


jonë, Troja që dardanët e ngritën!..


Tani që jam në mes të dy kohëve


asnjë shpresë Trojën s´e shpëton


qytetet mbijetojnë aq sa jetojnë


Lufta e Trojës, s´është në dobinë


tonë, por në dobi të zjarrvënësve!..


Muza sot më thoshte të vërtetën


ende ka shkretira të pabanuara


Troja do ngrihet dhe rindërtohet


por asnjë Trojë s´do të mbijetojë!


 


 


5


 


 


Trojë, ti sot armike e ke dashurinë


dhëndërrin Paridin, dhe nusen e tij


Helenën. Dashuria s´ ka pendë, as


krah, që t´ia shkulim e t´ia thyejmë


ta mbys Paridin s´më bie ndërmend


dashuria natyrën e ka prej mëmës


ndërsa fshehjen e trimërinë prej të


atit! Kohën s´ ma bën të dureshme


as bijë e Afërditës, dhe as hija e saj


pyes; çdo bëhet me Akropolin, me


pasuritë shpirtërore të pellazgëve?!


Trojë, ti sot armik e ke dashurinë


nga të erdhi ty ky tigër prej zjarri


apo mos unë jam ajo kafsha e keqe!


Vaji i detit është i njëjtë me timin


kripa e njelmët ia mprehë tallazet


në cekëtina e plazhe ka kufoma


dhe kafka kokash sa për një Kala


vetëm nën qiell të shqipes ka Trojë


vetëm nën qiell të shqipes ka Iliri


edhe i vdekur do kem mall për Trojën!…


Prej lindjes unë e dashuroj Trojën


drerin e ëndrrave e kam në zemër


o fat i Trojës, tragjedi e Priamëve


luftën s´e ndalim! Troja do digjet,


por do digjet edhe fitorja e armikut!..


 


Dortmund, 2015


 


 


 


Rrustem Geci:  Shqipeve të lirisë: Xhevë e Fehmi Lladrovcit


 


Kosova i deshi për vete


të vuajtur ishin të dy


ata deshën të vdesin në


këmbë, të vdesin për liri


 


 


Lirinë e kishin në zemër


një pushkë kishin të dy


ata jetuan për të vdekur


ata vdiqën për të jetuar


 


 


Në pamje ishin të fisëm


në luftë qenë të bukur


ata e deshën Kosovën


më shumë se veten e tyre


 


 


Fehmi e Xheva Lladrovci


që kur ishin fëmijë


fletoret i kishin me zogj


dhe duart me shqiponja


– poezi nga libri, “Heroika”


 


Rrustem Geci: Himni i Preshevës Dardane


 


Jam bimë e Mollës së Kuqe


jo luginë, po krahinë e gjerë


jam Shqipëria e zvogëluar


jam një flamur me Kosovën


 


 Si të jetoj nën terr të serbit


nën duart e tij të përgjakura


më sheh sa jam e zvogëluar


për çdo ditë jam e burgosur


 


 Në këtë tokë me Preshevë


me Bujanoc dhe Medvegje


në këtë dhé denbabaden Kosovë


poshtë dheut i kam edhe varret


 


 O ti që flet krejt ndryshe


Jam degë e Mollës së Kuqe


Kosovë është emëri im!Dhe


Shqipëri është Presheva, hej!…


 


 


NJË MOLLË QAN NË SHKUP


 


 Jam rritur s´i krejt shqiptarët


në tokën e lavdisë së madhe


në tokën e lavdisë së përgjakur


jam rritur me prindër të mirë


me gjyshër dhe stërgjyshër


Në këtë tokë të gjithmonshme


jam Shkup prej 13 mijë vjetësh


Shkup prej pellazgëve e ilirëve


në kraharor unë kam dhimbje


dhimbjen e trojeve t´copëtuara


Në këtë tokë të gjithmonshme


unë kam 45 luftëra të bëra


shqiptarët të gjithë jemi njëgjakësh


që nga pellazgët e lashtë


rrënjët tona i kemi n´këto troje


Ah, dhé i atdheut tim, tokë me


flori dhe minerale; shih si na


kanë katandisur fqinjët, dhe jemi


të duruari me samarët e huaj


Zgjohu Shkup, zgjohu Tiranë


zgjohu populli im i degëdisur


unë dua një vetëpërmbushje


për zogun e shqipes në flamur!..


Shkup, Korrik 2015


 


11 Shtator, 2015


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …