Robert Bosch

Robert Bosh: Me kohë isha kundër Gjykatës Speciale, tani u vërtetua se nuk kishte trafikim të organeve nga UÇK-ja

Ish-ambasadori i Holandës,  në Kosovë, Robert Bosch, (i edukuar dhe i frymëzuar  në frymën e Erazmit të Roterdamit), është cituar të ketë  deklaruar se gjithnjë ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale dhe  është i çuditshëm fakti  se si bashkësia  ndërkombëtare po vazhdon me këtë gjykatë shumë të shtrenjtë, përderisa arsyeja kryesore  e themelimit të Gjykatës, për  trafikim të organeve,  nga UÇK-ja nuk ekziston. Kjo gjykatë duhet të jetë një shembull dhe të mos mbahen në paraburgim njerëzit për një kohë kaq të gjatë pa asnjë aktakuzë. Gjykata Speciale, edhe pse nuk mund ta thosha me kohë, meqë përfaqësoja qeverinë holandeze, kam qenë gjithnjë kundër saj. Natyrisht, kjo Gjykatë Speciale është krijuar bazuar në trafikimin e organeve, gjë që në këtë rast do të ishte e tmerrshme, sikur ky të ishte rasti, porse raporti i Williamsonit thotë se ky nuk ishte rasti. Prandaj është e çuditshme se si u vazhdua me këtë gjykatë, meqë evropianët po paguajnë para të majme për këtë”, ka thënë ai.

Ndoshta krime edhe kanë ndodhur, porse krimet ndodhin gjithandej nëpër botë ku ka konflikte, megjithatë për to nuk ka Gjykata Speciale për secilin vend. Më e keqja çka kemi parë ka qenë ISIS. A ka ndonjë Gjykatë Speciale për ISIS? Krimet që janë kryer aty kanë qenë krimet më të tmerrshme që unë mund t’i imagjinoj. Prandaj, unë nuk e di pse kjo gjykatë-kjo gjykatë shumë e shtrenjtë, është akoma e nevojshme kur arsyeja kryesore e trafikimit të organeve nuk ekziston”.

 Ai ka folur edhe për iniciativën kundër kësaj gjykate të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillit të Evropës, por druan se do të dështojë. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …