Rrënohet edhe shtëpia, në Pularinë e Tiranës, ku kishte jetuar, Nexhmie Hoxha nga viti 1997 deri në shkurt të vitit 2020

Rrënohet edhe shtëpia, në Pularinë e Tiranës, ku kishte jetuar, Nexhmie Hoxha nga viti 1997 deri në shkurt të vitit 2020

Në përpjekjet vandale për t’i humbur çdo gjurmë fizike familjes së Enver dhe Nexhmie Hoxhës, profashistët e sotëm të pushteti socialist në Tiranë kanë plaçkitur, kanë rrëmbyer dokumente dhe vlerë dhe na shkatërruar edhe banesën e fundit të Nexhmije Hoxhës, në objektin e dikurshëm të Pularisë së Tiranës.

“Në katin e dytë të një ndertëse të vjetër, gati në të rrënuar, në Pularinë e dikurshme të Tiranës në të djathtë të një korridori të gjatë, ndodhet edhe shtëpia ku kishte jetuar nga viti 1997 deri në shkurtin e 2020, Nexhmije Hoxha. Në të njëjtin apartament të vogël, jetonin edhe vajza e saj Pranvera, dhe bashkëshorti i saj, Klement Kolaneci që u nda nga jeta në këtë shtëpi. Si dhe djali Ilir Hoxha me bashkëshorten, Teuta. Djali i Enver dhe Nexhmije Hoxhës, Ilir Hoxha në një letër publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ambasadorëve të SHBA dhe BE botuar në DITA tregon se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka hyrë me dhunë në banesën e tyre me datën 26 qershor, ndërsa sipas tij në shkelje të ligjit dhe afateve të përcaktuara nga IKMT, i kanë nxjerrë jashtë shtëpisë me dhunë, dhe më pas e kanë lënë atë në mëshirë të fatit, ndërsa sipas Hoxhës aty kanë hyrë edhe grabitësit duke marrë sendet personale të familjes Hoxha. Portali, “Dritare.net” ishte në shtëpinë e familjes Hoxha dhe xhiroi momentet e para pas grabitjes dhe të fundit para shembjes, në mesditen e 29 qershorit 2020, 23 vjet pasi familja Hoxha u strehua në këtë shtëpi”.( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …