Në Medvegjë

Rreth 100 mijë shqiptarë janë regjistruar në komunat e Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një postimi ka bërë me dije nga ky regjistrim del se Kosova Lindore ka rreth 100 mijë shqiptarë. Në Preshevë dhe Bujanoc shumica e banorëve janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54 mijë e 498 banorë dhe 13 mijë  amvisëri, Presheva ka 59 mijë e 24 banorë dhe 11 mijë e 654 amvisëri, dhe Medvegja 8 mijë e 459 banorë dhe 5 mijë e 899 amvisëri. Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregullt në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43 mijë e 302, sot është rritur për më shumë se 11 mijë banorë. Për gjithë këtë sukses, fillimisht duhet të falënderoj shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, i cili ishte garantuesi më i madh që ky proces do të zhvillohet në frymën e standardeve evropiane, i cili më pastaj më hapi rrugën që të marrë iniciativën për takime konsultative me përfaqësuesit e partive tjera politike shqiptare në Luginë për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit. Pas tri takimeve konsultative në kabinetin tim, më datë 25 korrik 2022, nënshkruam deklaratën e përbashkët për të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë”, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …