Rrjeti i Grave të Kosovës

RRGK reagon pas lirimit të të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Rrjeti i Grave të Kosovës u njohtua për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Në deklaratat e medieve thuhej se i akuzuari është liruar nga akuza për vrasje të rëndë ngase nuk ka prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Ju rikujtojmë që e ndjera ishte shpallur e zhdukur për gjashtë javë, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në bjeshkët e fshatit Strellc në dhjetor të vitit 2015. Në atë kohë, RrGK dhe Lobi i për Barazi Gjinore patën reaguar, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë të hetojnë rastin dhe të gjejnë vrasësin e të ndjerës. RrGK dhe në përgjithësi shoqëria kosovare janë dëshmitarë të dështimeve të sistemit të drejtësisë në zbardhjen e rasteve të vrasjeve të grave dhe vajzave.

 Prandaj, përmes këtij reagimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë hetimin në lidhje me vrasjen e Donjeta Pajazitit. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit. Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore. Rrjeti i Grave të Kosovës është rrjet i 126 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave në gjithë Kosovën që synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë të drejtat e grave dhe vajzave.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …