Kuvendi i Kosoves

Rritet numri i deputetëve që do ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Përveç deputetëve të opozitës, iniciativës së “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend po i bashkohen edhe deputetët e koalicionit qeverisës si dhe deputetë të pavarur. Përveç dy deputetëve të PDK-së, Shukri Bujës dhe Nait Hasanit, kërkesën për mocion mosbesimi e përkrah edhe bashkëpartiaku i tyre Shaip Muja, si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi, i cili ka pranuar se e përkrah iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Zyrtarët shkuan në Serbi pas Banjskës

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, …