Rrustem Geci

Rrustem Geci: Betimi i ushtarit

Jam ushtar i Ushtrisë  së  Kosovës,

 

për lirinë e ëndërruar betohem sot,

 

me zemër  përulem  para  flamurit

 

Kosovën  ta mbroj  për  jetë e mot.

 

 

 

Jam ushtar i Ushtrisë  së  Kosovës,

 

në shpirt unë  bart  të  sajën  lavdi,

 

betohem  në  gjakun  e  të  rënëve

 

për lirinë e  Kosovës  jetën  bëj  fli.

 

 

 

Në çdo cep të kufirit  të Kosovës,

 

për çdo pëllëmbë  të qiellit me hir.

 

roje gjaku jam  i  Kosovës  dardane

 

jetën e jap për  këtë tokë të Atdheut.

 

 

 

Jam ushtar i Ushtrisë  së  Kosovës,

 

për nder e kam sot të  bëj  betimin;

 

Shteti të Kosovës  unë  i  bëj roje,

 

me jetë betohem sot para flamurit!..

 

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: AHMET QERIQI DHE KRONIKA E QËNDRESËS SHQIPTARE

Prof.dr. Sabile Keçmezi – Basha: AHMET QERIQI DHE KRONIKA E QËNDRESËS SHQIPTARE

(Ahmet Qeriqi “BURGU” (Roman), botoi RADIO-KOSOVA E LIRË, Prishtinë, 2004) Teksa po përgatitja një shkrim …