Rrustem Geci: Himni Kombëtar i Çamërisë
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Rrustem Geci: ULLIRI I FJALËS

Po i rrëfej vetvetes historinë

Atë të fshehtën, të pathënën

Atë të thëllimave të zemrës

Atë të dritares së pahapur!..

 

Vetja ime mos ki frikë nga e vërteta

Edhe në shekullin tonë

Perënditë bëjnë pazare me liritë e

shkelura,të shtypura,të plagosura

Me liritë e popujve të vegjël…

 

Jam në gërvishtje të së vërtetës

mbi nënshtresat e saj të trasha

plotë të vërteta i gjej të fshira

dhe shumë prej tyre të fshehura…

 

 

Në udhën për në Çamëri

Ndalem në Xarrën 30 mijëvjeçare

Tek po ecja për dore me Antikën

Përpara më doli Pellazgjia!…

 

Nuk shpjegohem me vetveten

Pellazgjia në asnjë pëllëmbë nuk ka humbur

Epiri pellazgjik – Çamëria

E tëra është në vendin e vet.

 

 

Të udhëtosh larg me vetveten

Me epoka të fshehura e të fshira

Me epoka të ndjera e të plagosura

Edhe poezisë m´i dalin lot!..

 

 

Mbahu vetja ime mos dënes

Kam diçka në pavetëdijen time

Kitaren e më të çmendurit

Dhe guximin e më vetmitarit!…

 

 

 

Himni Kombëtar i Çamërisë

 

Çamëri e Epirit pellazg

Trashëgimi të kemi prej të parëve

Këngët çame kurrë nuk shterrojnë

I shkruan Janina e Filati Prevezës…

 

Që nga pellazgët, ilirët e dardanët

Ji e bekuara e Aleksandrit dhe Pirros

ji krijuesja e qytetërimit të lashtë

Stërgjyshja e të gjithë shqiptarve…

 

Çamëri, lavdi e kryeherit shqiptar

Të betohem s´e të dua me shpirt

Ji dheu i Dodonës, Zeusit, Eleuterit

Ji pushkë për vendin dhe për fjalën….

 

Çam dhe Arvanit jemi një gjak

Merrja valles me fustanellë të Pirros

Hapi palët e flamurit nëpër Epir

Shqiptar jemi, dhe jemi të fuqishëm….

 

Dortmund, 23. O8. 2017

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit - këngëtari, Nikollë Nikprelaj

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit – këngëtari, Nikollë Nikprelaj

Këngëtari, i mirënjohur, Nikollë Nikprelaj, me origjinë nga Trieshi i Malësisë së Madhe, radhitet në mesin …