Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa: Unë jam nga ata që kam përkrahur Gjykatën Speciale, e cila do te merret vetëm me luftëtarët e UÇK-së

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa është deklaruar për herë të parë pas ftesës nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në seancën e 14 janarit. Remi  ka thënë që është i bindur që gjatë luftës në Kosovë nuk ka pasur krime të kryera dhe është optimist që nga Gjykata Speciale eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin faqebardhë. Remi po ashtu ka thënë që ai vetë e ka përkrahur formimin e kësaj Gjykate dhe se tash është koha që të mbyllen kapitujt e të kaluarës. “Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Remi.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …