Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: KOHA NGA SHPALLJA KUNDËR KUSHTETUESE E QEVERISË HOTI DHE FILLIMI I PUNËS SË QEVERISË KURTI II

KOHA NGA SHPALLJA KUNDËR KUSHTETUESE E QEVERISË HOTI DHE FILLIMI I PUNËS SË QEVERISË KURTI II
1. Dilemat:
          Nëse je një vrojtues, pa përgjegjësi të ngarkuara, dhe shikon zhvillimet e përgjithëshme rreth teje, edhe gjykimet sigurisht nxirrën të pa anëshme dhe më të ballancuara.
          Kurë ne jemi në një pikë të mesit, gjithçka në horizontale, të duket se është në një vij të njëtrajtshme me ty/ne, dhe ata rreth teje, janë me të njetat valë të punës, veprimeve dhe gjykimeve, dhe njeriu duket në normalitet të veprimeve individuale, duke mos nënvlersuar apo mbilversuar çështjet e gjykimeve karshi të tjerëve.
        Kurë ne “vlersojmë” se jemi të pajisur më shumë se sa shumë të tjerë, që gjendën poshtë nën ne, në pikpamje të njohurive, shumë të tjerë mendojnë me ëndje, apo ëndrrojnë të arriturat tona, duke dëshiruar apo aluduar pozitën tonë, kushtimisht, që ne kemi në shoqëri.
          Por, vështrimi vërtikal, përkundër vështrimit horizontal, për ne, kushtimisht personalitetin tonë, në pikën e mesit, nënkupton se sipër nesh, ka shumë pozicione e personalitete, që ne “mendojmë” se jemi në inferorotet, apo duhet ngarendur e vepruar pas tyre duke, aluduar në “vetvehtën”, si qenije të padobishme dhe pa arritje e përsosje të “personalitet”tonë.
2. E drejta:
           Univerzializmi, humanizmi, liritë dhe të drejtat univerzale, që nga lindja e njeriut, natyralisht, janë të barabarta. Këtë e tha edhe Hobsi në mesjetë. Këtë e vuri në rregullativë ndërkombëtare edhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e v.1948, në 30 dispozitat e sajë. Pra, të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh, gjininë, ngjyrën, rasën, aspektin social, politik, moshën, përgaditjen shkencore e intelektuale duhet të trajtohën pa diskriminim dhe të barabart. Parmi nr.1 i DUDLNj thotë: Dinjiteti i njeriut nuk guxon të cënohët nga askush. Këto parime u mbartën edhe në Kushtetutën e Kosovës, neni 23 i sajë. Kushtetuta e jonë, (gadi 1/3) ka edhe shumë dispozita tjera të drejtave të njeriut.
          Por, pushteti në ngarendje të ndërtimit të “pushtetit”, duke shkelur jetësimin dhe ndërtimin e shtetit, doli të rahaton “vetvehtën”, në dëm të gjeneratave dhe shtetndërtimit. Pra, s’pari individi, i veshur me pushtet, harron se është përgjegjësi i “të gjithëve” dhe “për të gjithë”, harron se është pika e “mesit”, ku si individ pa pushtet do t’duhej shikuar në të gjitha drejtimet, pa marr parasysh karrikën ku është ulur. A janë këto trajtime të nevojshme në shoqërin tonë të re, e sidomos për pretendentët e snobizmit politikë? Sigurisht se po. Veçmas kurë, në Kosovë, kaluam nëpër katrahurat e veprimeve politike, që në kohën e sulmit të paskrupullt nga armiku i padukshëm COVID-19, ne u rreshtuam, jo në luftë me armikun e padukshëm por hymë në luftë kundër vetvehtës, për rrëzimin e qeverisë së sapozgjedhur. Pra, kundër të gjitha postullateve që potencuam më lartë, të drejtësisë, demokracisë dhe lirisë
3. Shpallja antikushtetuese e Qeverisë Hoti.
        Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas një Ankese nga Grupi Parlamentar i VV, ndonëse me një stërzgjatje të madhe, konstatoi se: Qeveria Hoti është kundër-kushtetuese. Ky Vendim u bë publik në fund të tetorit dhe fillim nëntorit 2020. Në fillim kishim një njoftim publik të Gjykatës e më vonë u nxorr edhe Vendimi. Don të thot se; institucionet tona, veqmas institucioni i garantimit të konstitucionit shtetëror e politik të vendit – Gjykata Kushtetuese, në vend të veprimeve të shpejta, si garantuese e veprimit efikas të shtetit, të ruajtjes së neutralitetit, të ballancimit të pushteteve, vendënumrojë me një ngadalësi të pajustifikuar, deri te marrja e vendimeve, pa hyrë në profesionalizmin e tyre!
4. Vendimet e Qeverisë Hoti, pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
          Çka donë të thotë për Qeverinë në detyrë, puna e sajë? Ku dhe si duhet të jetë veprimi i sajë në kushte të shpalljes kundërkushtetuese të Qeverisë Hoti?
           Këtë e dinë Kabineti Hoti dhe vet Abdullah Hoti. Hoti e dinë edhe lojën e veprimit të pa parë, në luftën për pushtet në dëm të shtetit tonë. Këto veprime sollën; dekadencë dhe dëm të madhë, në të gjitha nivelet e jetës sonë ekonomike, politike e diplomatike edhe në raportet rajonale e ndërkombëtare!
            Në pikpamje individuale, e për të keqën e t’ardhmës së shoqërisë sonë, në ndërtimet, harrnimet e rihartimet e politikave, PLANIS-te, u zhvatën milionat nga buxheti i shtetit, për ujdisje të qeverisë së re kuisilinge.
           Por, pas muajit tetorë-nëntorë, 2020, u emëruan e riemëruan shumë, individ, në poste politike nëpër, ministri, në agjencit ekzekutive e deri te sekërtarët e ministrat në detyrë, emërime e riemërime, shkarkime e ngarkime e deri te konkurset e përzgjedhjes dhe pranimeve të individëve nëpër vende të ndryshme pune, nëpër ministri, ndërmarrje publike e agjensi ekzekutive.
PRA, TË GJITHA TË JASHTËLIGJËSHME. SEJCILI VENDIM PËR EMËRIM, SEJCILI KONKURS PËR PUNËSIM NË EKZEKUTIVIN E KOSOVËS, PAS SHPALLJES SË JASHTËLIGJËSHME TË QEVERISË HOTI ËSHTË I JASHTËLIGJSHËM DHE PËRVEQ QË DUHET TË KTHEHËN NË PIKËN 0, DUHET TË NDËRMERRËN EDHE VEPRIME LIGJORE NDAJ HARTUESËVE DHE EKZEKUTUESËVE TË KËTYRE POLITIKAVE.
5. Cilët hapat, duhet të hedhur fillimisht nga Qeveria KURTI II ?
         Votimi plebishitar nga populli, obligoi që:
          – Kjo Qeveri të mos varet nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi, dhe besojmë se këtë, z. Kurti, nuk do ta përfshi në bashkëqeverishe politike.
           – Që të pamundësohet sejcili koalicion i dëmshëm dhe zhvatës, i cili synim ka pushtetin dhe rahatinë personale të stafit të mujsharëve. Dhe kjo shihet kjartë se është tejkaluar me votimin e masave të gjëra, në favor të VV- së, ku të 3 partitë s’bashku mezi e arrinë numrin e gjysmës së deputetëve që ka LËVIZJA Vetëvendosje dhe Lista e Zonjës Osmani. Dhe kjo është tejkaluar.
          Qeveria e z.Kurti nuk ka nevojë për partitë që e ngulfasin zhvillimin normal të shtetit.
            – Menjëher, pa humbur kohë, të gjitha vendimet e emërimeve, riemërimeve, konkurseve të jashtëligjëshme duhet të anulohën, dhe nëse ka gjetje të shkeljeve të ligjeve, në kushte normale në përputhje të rregullativës ligjore, të procedohën shkelësit e këtyre rregullave dhe procedurave para drejtësisë.
              Këto vendime sollën dëme të mëdha për individët e mashtruar nga qeveria e antiligjëshme.
           – Pa humbur kohë, të punohët në nxjerrjen e ligjit antimafia, të ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjëshme, në ridraftimi dhe aprovimin e ligjit mbi zgjedhjet lokale e qëndrore, të ligjit mbi lustracionin, të  niset vejtingu në polici, prokurori, gjykata…
         Mendojë se këto janë disa nga detyrat QEVERISË KURTI II, për fillimet e punës së sajë, ndonse ka shumë punë e mundë, për të binarizuar vendin drejt normalitetit, e për të kthyer besimin e humbur në institucionet e shtetit.
JO PA SHKAS, NXORRËM DISA KONSTATIME PËR INDIVIDIN, TË CILAT U NËPËRKAMBËN NGA UDHËHEQËJET TONA. MBI TË GJITHA DUHËN MARRË NË KONSIDERATË LIGJET POZITIVE NDËRKOMBËTARE QË REFERENCË KANË INDIVIDIN DHE JETËN E DINJITETËSHME TË TIJ, SI DHE EKZEKUTIMIN PRAKTIKË TË TYRE. DUHËN KONSIDERUAR E VLERSUAR VLERAT NË SHOQËRI, ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE VLERAT TONA TË MIRËFILLTA KOMBËTARE, ARSIMIN DREJTËSINË DHE SUNDIMIN E LIGJIT, QË AVANCOJNË SHTETIN TONË DHE NA BËJNË KRENARË E TË DINJITETSHËM NË MESIN E KOMBEVE TJERA! KJO ËSHTË E MUNDUR!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …