Kosova ka shumë burra të cilët tërë jetën e tyre deri në vetflijim, me rezistencë dhe pushkë në dorë ja kushtuan atdheut. Të këtillët nuk u ndriquan, nuk u shkrua për ta dhe nuk u futen në librat e historisë në të kaluarën, ngase programet e teksteve shkollore diktoheshin e shkrueshin në frymen e pushtetit okupator serbo-jugosllav.
Në përpjekje të ndriçimt të figurës së Ymer Devetakut, njërit ndër luftëtarët besnik dhe më të shquarit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të pushtuara nga regjimi i shtetit Serbo – Kroato – Slloven (SKS), Mbretëria Jugosllave (para Luftës së Dytë Botërore) dhe Jugosllavisë së Tito-s (pasë Luftës së Dytë Botërore), deri te çlirimi i Kosovës (1999), gjithçka që shkruajm e flasim është pak, krashi sakrificës sublime të Ymerit dhe familjes së tij. Gjithashtu, i mangtë është secili shkrim, nëse në kauzën luftarake për liri të Ymer Devetakut, nuk do të përfshihej edhe i biri i tij Aliu, krahu i djathtë i armës, i cili deri në vdekje i qëndroi besnik me pushkë në dorë babait – Ymerit, lutëtarit të rrallë dhe të panënshtruar, prijësit të Lëvizjes Kryengritëse, Ymer DEVETAKUT.
Gjatë këtij rrugtimi, s`bashku me Aliun u përballën me shumë vështërsi, duke përfshirë këtu, tërë pasardhësit e familjes së tij dhe rrethit familjarë.
Figura sikurse kjo e Ymer Devetaku i cili, as në luftime, as nëpër burgje, as në internim (i larguar nga vendlindja) dhe deri te vet ngujimi 6 muajorë në shpellë, që tashmë njihet në popull si Shpella e Ymer Devetakut, nuk u shit, nuk u nënshrua, nuk u shantazhua dhe nuk i punoi pas shpine kauzës Kryengritëse dhe përcaktimit programor të Hasan Prishtinës e Komandantit të Çetave Kryengritëse, Azem Bejtës. Edhe pse pas rënes së Azem Bejtës, Ymeri nuk u dorzua asnjëher, ai me armë në dorë për më tepër se dy dekada e vazhdoi luftën kundër Serbisë. Ymeri gjithnjë duke qenë si strumbullar rreth vetit kishte luftëtarët e devotshëm; Salih Shabanin nga Kabashi, Jetish Budakovën, Hysen e Hasan Rexhepin (babe e bir), miqë të Ymerit nga Kabashi i Prizrenit, Ajet Muqën nga Kabashi i Prizrenit, Adem Ilaz-Qorrin nga Reçaku, Ali Ymer Deveakun (djali i Ymeri) e shum të tjerë.
Beteja e tij e nderit në Shpellen e Devetakut, i dha jehonë luftës së Ymer Devetakut, se si luftohet e vdiset për atdhe. Aty qëndroi i ngujuar për 6 muaj, që nga shkurti i dimrit të ftoftë i vitit 1946 deri më 5 gusht të vitit 1946.
Ymeri, ndonëse i plagosur rëndë nga betejat e hershme, ai s`bashku me djalin e tij të madh, Aliun, natën e 4 gushtit ishte rrethuar me tre rrathë me rreth 5000 forca, nga ushtria, policia, dhe forcat e atëhershme partizane dhe të OZN-ës, të pushtetit komunist jugosllav.
Brenda në shpellë, përpos Ymerit ndodheshin Ali Ymer Devetaku, Hysen Rexhepi me t`birin Hasanin dhe Ajet Muqa nga Kabashi i Prizrenit. Ky ishte një njësit prej pesë luftëtarësh, ku Ymeri kishte hetuar rrethimin dhe e kishte nisur zjarrin në drejtim të forcave të OZN-ës partizane. Ndërsa, komunistët partizan, kishin marrë peng gratë e familjes, bashkëshortën e Ymerit, Hanën dhe të Aliut, Hajrien, të cilat i dërgojnë tek shpella për ta shantazhuar trimin e maleve, për tu dorzuar!
Ymeri në kushte tejet të pavolitshme për ta ruajtur nderin e familjes dhe jetën e fëmijeve, i urdherëron 4 luftëtarët tjerë; Hysenin, Hasanin, Aliun dhe Ajetin, që ta qajnë rrethimin, përderisa ai, Ymeri do ti mbulonte me zjarr, sepse i gjallë nuk dorzohej.
Në këto rrethana, pasi shoqja e Ymerit ofrohet te shpella, e detyruar nga OZN-a, të thotë se partizanët komunist e kërkonin dorzimin e Ymerit, Ymeri e ndërpret zjarrin, duke thënë se, “unë do të dorzohem por i gjallë jo”, sipas disa të dhënave, bashkëshortës i paska thënë: “që ta ekzekutonte me revolën e tij”, që t`mos mbetej gjallë në duar të armiqëve. Bashkëshortja i thotë: “Ymer, ti i din punët tua por, nuk je burrë me t`vra një grua”!
Kështu, Ymeri e kishte kurdisur pëshkën, dhe me një plumb e kishte vrarë vetin, duke u bërë gur themeltar i ngulitur, në amanitin e familjes dhe kujtesës sonë kombëtare se, LIRIA e atdheut nuk ka çmim më të madh se sa vetflijimi!
Ky amanet do të përcillët ndër breza, kështu që, familja e Ymerit i radhiti dy djem në radhët e UÇK, Fadilin dhe Bashkimin!
Ndërsa në altarin e lirië së Kosovës, në rrethin e dytë dhe të tretë, në luftime me forcat komuniste partizane, në Llanisht të Shtimes bien heroikisht; Hysen Rexhepi dhe Ajet Muqa, ndërsa rrethimin e çajnë, në natën e 5 gushtit 1946, Ali Ymer Devetaku dhe Hasan Hysen Rexhepi!
Tani, ky shkrim ka për qëllim, shënimin e 5 gushit të rënieve heroike të tre luftëtarëve të Njësitit të Lëvizjes Kryengritëse, si kujtim i kalendarit tonë të Historisë Kombëtare, që dhan gjithçka për lirinë e atdheut, por nuk morën si kundërvlerë asgjë nga toka pë të cilën u flijuan! Përderisa kaq shumë sakrifica kishte për të ardhur deri në t`sotmen, së paku, nga shteti i Kosovës meritojnë nderime të veçanta, Ymer Devetaku, Ali Devetaku, Hysen Rexhepi, Hasan Rexhepi dhe Ajet Muqa!
Shpella e Ymer Devetakut
5 gushti i vitit 1946 shënoi fundin e një bërthame të një ÇETE Kryengritëse, në KOSOVЁ! Ranë Yje, që kurrë nuk do të shuhën por, përore do të vezullojnë si kujdestarë lirie deri në lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Pllaka përkujtimore e Hysen Rexhepit dhe Ajet Muqës 5 gusht 1946
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.

