Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: KUR DESHTON POLITIKA…!

Tashmë i pamë, dhe po i shohim degradimet e thella, që po vinë nga një keqqeverisje, që synim kishte vetëm karriget, politike dështuese në negociatat me Serbinë, e cila për këto vite, vetëm bleu kohë për krijim të hapësirës të saj politike, në planin e jashtëm diplomatik-ndërkombëtar, dhe ne planin tjetër, karshi Kosovës punoj pa u ndalur në denigrimin dhe defunksionalizimin e shtetit te Ri të Kosovës. Përmes listës serbe, e hyrë në qeverisje në Kosovë, me koalicionin PAN, ajo arriti që të realizoj shumë objektiva të veta politike. Lëvizja VETVENDOSJE! shumë heret kishte kërkuar reciprocitetin me Serbinë, në të gjitha drejtimet. Ndërsa, ne pranuam të ulemi në tryezë të denigruar-jo të barabartë, edhe pse GJND-ja tashmë në nivel ndërkombëtar kishte kostatuar Juridikisht se Pavarësia e Kosovës është në përputhje edhe me të Drejtën Ndërkombëtare. Këtë interpretim e kishte kërkuar Serbia, dhe ne e dogjëm ne tryez, kur pranuam të ulemi të pabarabart dhe i dham hapësirë Sebisë, që nëpër botë të thoshte; “mos nguteni në njohjen e këtij shtetit sepse ne jemi në negociata dhe pas marreveshjeve tona mund të pasojnë njohjet tuaja diplomatike”.

Tashmë i pamë veprimet me cungime territoresh, dhe me veprime ngulfatëse të drejtuara në drejtim të foshnjës së posalindur, kjo për faktin e paaftësisë sonë politike-patriotike-llogaridhënse, në planin e brendshëm, për të dëshmuar vlerat tona shtet-ndërtuese. Populli është shëndrruar, mjerisht vetëm në plaçkë vote, dhe kurrfar kritere nuk vlejnë për qeverisje dhe ndërtim të shtetit. E kemi çoroditur mikun, i kemi dhënë grusht popullit, dhe e kemi knaqur armikun i cili po thot para botes se; “Kosova është shtet jofunksional”! Madje këtë e thoshte; Bolton (përgjegjësi për siguri) i Administratës së tashme të Trumpit në SHBA, një ditë pas pavarësisë së Kosovës (18 shkurt 2008). Në deklaratën e Tij, atij i dhimbsej shumë Serbia, se po rrezikohej shtetësia e saj, dhe po prishej rahatija SHBA- Rusi”. Sipas Tij; “nuk duhej fare një shtet i ri jofunksional në Europ” dhe duhej “pritur momenti për veprim”. Tashmë e kemi të kjartë veprimin; hyrja ne bisedime, nga ato “teknike – në politike” në pozita të pabarabarta, Kosovës po i sjell situata delikate, me të cilat Sërbia bleu kohë, dhe e futi në avantazh aleatin e vet mikun- Bolton dhe Rusinë, për hesapet e veta.

Nuk mendoj se Amerika dhe opinioni publik atje, janë në të njejtën linje me Bolton-in, veqmas me ato situata të paparashikuara që Kosovën mund ta coptojnë vetëm për hatër te Serbisë dhe Rusisë. Nëse Sërbisë i ngutet për integrim në BE dhe forcimin e faktorit rus në Ballkan, Kosova fara nuk bënë të ngutet në këte drejtim. Për hatër të karrikës, pushtetit e karrjerizmit të smurë, abuzimeve të shumta, që mendja nuk i përthekon, të ktëij pushteti, mjerisht, të bëra bashkë me qindra veprime e skandale zingjirore, popullit do te thoshte; “një katun që shihet kallauz nuk don”. Varfëria dhe humbja e besimit e gjeneratave të reja, orkestrimi me sindikatat mbyllja e perspektivës në drejtim te ardhmës, po i shtynë qindra e mijëra të rinjë të ikin jasht vendit dhe qindra e mijëra pensionist e të papunë përfundimisht ta humbin shpresën dhe besimin në institucionet e shtetit. Tashmë, po shihet kjartë se, fatkeqësia e këtij populli dhe mjerimi ynë po vjen hapur nga ky koalicion i qujtur PAN. E populli deri sa të këndellet, le ta këndoj këngën; “haj medet qka i bëra vetit”!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …