Albulena Haxhiu

Albulenë Haxhiu: Skandalet e qeverisë aktuale nuk duhet të kamuflohen me anë të taksës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulenë Haxhiu, ka shprehur  qëndrim krejt të kundërt me liderët institucionalë sa i përket heqjes së taksës. Arsyeja pse kryetari, Hashim Thaçi po kërkon heqjen e tarifës, nuk ka të bëjë me cenimin e raporteve me Amerikën, porse heqja e tarifës është kërkesë e Vuqiqit. Andaj nëse kryeministri tërhiqet nga taksa si shkak i presioneve, një gjë e tillë do të paraqiste një goditje shumëdimensionale për Republikën e Kosovës.  Skandalet e qeverisë aktuale nuk duhet të kamuflohen me anë të taksës. Skandalet e kësaj Qeverie janë të shumta dhe madje të shpeshta, vendi është buzë greminës për shkak të pakënaqësive të mëdha, të pabarazisë e të diskriminimit, por nëse vazhdohet kështu gabimet në raport me negociatat vetëm sa do të rriten. Prandaj kjo Qeveri nuk mund të amnistohet vetëm për shkak të vendimit për tarifën”, është shprehur deputetja, Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …