leoni

RYCO

RYCO lëshon thirrjen për shkëmbime midis shkollave të mesme të Ballkanit Perëndimor

Ballkani Perëndimor – Aplikimet për Skemën e Shkëmbimit të Supershkollave të RYCO-s tashmë janë hapur. Kjo mundësi e sapokrijuar për shkollat, nxënësit dhe mësuesit ka për qëllim të mbështesë proceset e paqes e pajtimit, si dhe dialogun dhe të mësuarit ndërkulturor midis shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre. Duke marrë pjesë në këtë program, shkollat e mesme do të kenë mundësinë të aplikojnë, dhe nëse zgjidhen, të zbatojnë shkëmbime shkollë-me-shkollë, si dhe të marrin pjesë në veprimtaritë e programit të dedikuara ngritjes së kapaciteteve, krijimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit.
Programi, i cili do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, do të përqendrohet në mbështetjen e shkollave për të hartuar dhe zbatuar shkëmbime rinore, si dhe për të hartuar një skemë rajonale shkëmbimi shkollor, që do t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme të marrin pjesë në programet afatgjata të shkëmbimit të RYCO-s. Çdo shkollë e mesme, publike apo private, në vendet e Ballkanit Perëndimor, është e ftuar të aplikojë dhe shpenzimet e shkëmbimeve do të mbulohen nga RYCO, në kuadrin e projektit të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Çdo shkollë e interesuar, me anën e platformës online www.superschools.net, duhet të regjistrohet, të krijojë profilin e saj online dhe të gjejë shkollën e saj partnere nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia); më pas, duhet të gjejë dhe propozojë në aplikimin e saj, veprimtaritë e përbashkëta gjatë shkëmbimit. Shkëmbimet e vitit të parë do të bëhen nga shkurti deri në maj 2022 dhe çdo shkollë do të organizojë një vizitë shkëmbimi 6 deri në 10 ditë, tek shkolla e saj partnere, me një grup prej 10 deri 20 nxënës dhe 1 deri në 2 mësues.
Me anë të kësaj skeme shkëmbimi, nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë, të prezantojnë veten, shkollat dhe zakonet e tyre tek shkollat mikpritëse, si dhe të mësojnë gjëra të reja për komunitetet lokale, pjesë të rajonit tonë.

Për të aplikuar deri më 28 tetor ose për më shumë informacion, vizitoni www.superschools.net ose kontaktoni Zyrën më të afërt Rajonale të RYCO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Eriton A. Krasniqi: Ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai Azem Januz Krasniqi

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka …