leoni

Sabedin Sherifi: U nda nga jeta në moshë të re, Shyhrete Berisha Agushi, veterane e UÇK-së, infermjere e përkushtuar

Sot në moshë të re ka ndërruar jetë veteranja e UÇK-së, infermjere instrumentare në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Shyhrete Berisha Agushi. Shyhretja gjatë shërbimit të saj profesional shërbeu me shumë dashuri e dinjitet ndaj pacientëve.  Shyhretja në ditët më të vështira të kombit ishte në shërbim të atdheut, ajo ishte pjesmarrëse e luftës për çlirim në UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut. Lutemi për shpirtin e saj të prehet në parajsë pranë më të dashurve të saj. Çoftë i përjetshëm kujtimi i saj, ka shkruar në njoftimin e tij bashkluftëtari Sabedin Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …