Sabit A. Gashi: Gërshëtimet e klimës, energjisë e standardeve

“Ndryshimi i klimës është ndoshta sfida më e madhe me të cilën ballafaqohet raca njerëzore në periudha të gjata. Prandaj unë e kam vënë atë në krye të prioriteteve për këtë qeveri, në vend dhe ndërkombëtarisht” (Tony Blair, Climate Change the UK Programe, 2006). (1) 
Klima globale është e mirë publike, ndërsa ndryhimi i klimës i induktuar nga veprimi i njeriut është dicka e sjellë nga jashtë në të mirën publike. Ndryshimet klimatike thuhet ne raportin e IPCC-se AR4 të këtij viti, – kane impakte ambientale, ekonomike, e sociale. 
Pikëpamjet e Stern-it për qeverinë e Britanisë, tregojnë se benefitet e aksioneve të hershme dhe të vendosura për ta reduktuar emitimin e gazrave serë, – janë shumë më të mëdha se kostot ekonomike, dhe se kostot e sanimit të ndryshimeve klimatike e të impakteve të tyre janë shumë të mëdha dhe do të rriten për aq sa edhe temperatura globale e planetit..[2] 
Dekadave të fundit paraqitet një zhvendosje paradigmike në të menduarit të shkencëtareve të klimës dhe të ekonomistëve rreth shkencës se ndryshimeve klimatike dhe shkencës së ekonomisë së ndryshimeve klimatike. Prandaj duhet të ndërhyjë shteti në vend të veprimit të mekanizmave vet-rregullues të tregut sepse optimumi ekonomik dhe ai teknologjik në fushën e mjedisit nuk duket se mund të përputhen.[3] 
Këtë duhet diskutuar me BE-në për partneritete sepse kjo orgabnizatë prinë në këto fusha. 
Thatësia, uji etj…
Thatësia si periodë e motit të thatë nga mungesa e të reshurave ka shkaktuar imbalancë hidrologjike në Ballkan e në Mesdhe. Memorja e njerëzve tanë s’mban mend këso thatësie, – tha Sali Berisha duke u përgjigjur për krizën energjetike të vitit 2007. Vershimet nga shirat në Europen Qendrore dhe Azi në këtë verë dhe thatesitë në Ballkanin kontinental, – kane bere qe shkencetaret e kilmes të jenë gjetur edhe vete të vershuar e të thare me kerkesat e gazetareve, audiences e qeverive, per ta shpjeguar lidhjen ndermjet ketyre dukurive ekstreme të motit me ndryshimet klimatike ne periudha të gjata dhe lidhjen e tyre të mundshme me ciklin dhe krizen e ujit. Kështu pandërprerë edhe gazetarët kosovarë preknin këto cështje, – por kush t’iu përgjigjej?! 
Sot, duke u ballafaquar me krizen e ujit, – shkencetaret pajtohen pergjithesisht se eshte shume i veshtire parametrizimi i ciklit të ujit perms parametrave meteorologjik. 
Këtë duhet ta dine të gjithë e sidomos ata që merren me hartimin e politikave që lidhen me ekonominë e sektorit të ujërave, energjetikes etj. Për t’u përgjigjur në këtë pyetje duhet më pare duhet të njihen problemet e klimës në periudha të gjata, e posaçërisht ndryshimet e klimës të shkaktuara nga modifikimi përbërjes se atmosferës së tokës nga veprimi i faktorit njeri për të investuar në kapitalin intelektual, mandej duhet partneritet me institucionet e BE-së etj., te cilat këtyre impakteve i përgjigjen me prioritet në projektimet e tyre. 
Vleresimet e vitit 2001 TAR dhe 2007 AR4 të IPCC-së së KB-së për regjionin e mesdheut dhe ballkanin kontinental u vertetuan dhe u plotesuan me observimet prej vitit 2001-2007. Per t’ia interpretuar audiences, instucioneve, hartuesëve të politikave, e sektorëve vec e vec keto vleresime, – duhet punuar ekip i posacëm. Kjo ne Kosove nuk eshte bere, ose është bërë keq ose ad hoc. Kjo u mundua të improvizohet nga shtabet emergjente ad hoc, apo tryezat e rrumbullaketa ku permbajtja e kumtesave vetëm sjellej ne rreth, – se keto gjera jane pasoje e ndryshimeve klimatike dhe me kaq prolongohet kjo cështje, me c’rast krijohet pershtypja se keta ministra, zevendesministra e eksperte të MMPH e MEM – it tanimë kane njohuri shume të thella për këto sfida globale, prandaj indirekt arësyetojnë mosangazhimin e tyre duke lënë të kuptohet se këto më tepër janë probleme globale se sa tonat. Në anën tjetër Kosova ngutet t’i harmonizoje ligjet me këtë organizatë. Kjo përpjekte hedh në shesh mënyrën e pamatur të arësyetimit të projekteve pa koncept të menduar mirë e deridiku ad hoc në këtë environment edhe ashtu të brishtë dhe vende vende të pariparueshëm sic konstatohet në PKVM. 

Uji si resurs themelor zhvillimor dhe shumë më tepër

Raporti i vitit 2006 i UNDP-së, – krizën e ujit e cilëson me impakte të përmasave epike, – dhe më tej vë në theks se me këtë po rrezikohet njëri nga objektivat më të mëdha të njeriut, – zhvillimi njerëzor për shekullin e 21- të. Por, përkunder të gjitha ketyre, uji mban sistemet ekologjike ne ekuiliber. Sigurimi e shperndarja e ujit të pastert, largimi i ujerave të papasterta, dhe niveli i higjienës, paraqesin bazën për progresin e njeriut. 
Uji eshte i mjaftueshem ne bote për nevojat e shumëfishta, por te të varferit eshte i pamundshem akcesi i ujit nga vete varferia e tyre, nga te drejtat e tyre te kufizuara ose nga mungesa e infrastruktures publike të cilat ia kufizojne kete akces si rezultat i proceseve politike dhe të institucioneve duke disfavorizuatr te varfërit. Ndërsa, kur kjo realizohet, – të varferit kane akces me pak ne uje të pastert dhe u kushton me shtrenjte e poashtu u bie pesha kryesore ne zhvillimin e vendit. 
Nje tjeter gje eshte menaxhimi transkufitar i ujerave si cështje zhvillimore, sepse dështimet ne këtë fushë gjenerojnë pabarazi, jostabilitet ambiental, dhe humbje te mëdha sociale e ekonomike aq më shumë kur ekonomitë e shumë shteteve kufitare jane mjaft komplementare e sidomos ato të ish-Jugosllavisë. 

Dokumentet ndërkombëtare dhe interpretimi i tyre 

Vërtetë, – sipas raporteve të IPCC-se, – ne tanimë kemi hyrë në këto ndryshime. Janë afër 3000 faqe në disponim vetëm për raportin AR4 te ketij viti (pa përmendur raportet 1996, 2001 e edicionet speciale), për ndërmarresit e politikave, akademitë, biznesin por edhe për audiencen dhe atë për cdo regjion e edhe për mesdheun e ballkanin.Këtu njerëzit tanë i hyjnë mbrapshtë e pa konsulencë interpretimit të ketyre dokumenteve. Dokumentet, si Protokoli i Kyotos, dokumenti i BE-së (ECCP) nuk i ngarkon shume vendet në zhvillim (e të mos flasim per Kosoven), por vendet e zhvilluara, andaj Kosova duhet t’i caset zhvillimit të vet me konsulencë të përhershme dhe partnereitet me BE-në. Duhet t’i rrespekton ato dokumente ku flitet per kuotat e BE-së (që dalin nga Kyoto), per kuotat e përdorimit të thëngjillit, për kapacitetet e ardhshme energjetike per capita, e potencialeve tjera, për skemën e tregëtimit me dioksid karboni etj. 
Komisioni i BE-së per limitimin e ngrohjes globale per 2 grade para dhe pas vitit 2020, – pos tjerash kursen decidivisht vendet në zhvillim kështu: “Konventa Korrnizë e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) është e bazuar në principin se vendet kanë përgjegjësi të përbashkët por të ndryshme për t’i luftuar ndryshimet klimatike“ ,…” Involvimi i vendeve në zhvillim në përpjekjen globale për t’i redukuar emitimet nuk do të thotë se të gjitha vendet do t’i përdorin targetet e emitimit në stilin-Kyoto. ”, …[UNFCCC]…hulumton opcione të ndryshme për rritjen e participimit të vendeve në zhvillim. Vendet të cilat e arrijnë nivelin e zhvillimit të ngjashëm me vendet e zhvilluara do të kyqen në zotimet për reduktimet në pajtim me emitimin e tyre per capita, potencialin e tyre për t’i reduktuar emitimet dhe kapacitetet teknike e financiare për implementimin e limiteve të emitimit dhe masave reduktuese”. 
Duke u bazuar ne kete BE-ja ka caktuar kuotat e reja per emitim te gazrave sere dhe per kapacitetet energjetike të vendeve ne zhvillim, duke caktuar 20 % të teknologjive te reja për energjinë për këtë periudhë.[4] 

Raporti i katërt i IPCC-së AR4 2007 dhe mesdheu e ballkani

Temperatura globale është shqetesuese thotë raporti AR4 i IPCC-së së UN- it për këto ndryshime, dhe arrijti vlerën 14,5 grade C, që në krahasim me 100 vjet më parë është më e madhe për afër 1 gradë (0,9 C). 
“Shkalla e nxemjes për 50 vitet e fundit pothuaj është dyfishuar në krahasim me atë në 100 vjetët e kaluara…” [5] 
Regjionet tokesore jane ngrohur me shkalle me te madhe se sa oqeanet. Qershori, korriku e gushti ishin më të nxehta. Kjo tek ne shenoi rekordet 37 për qershor, dhe 41 C për korrik [6]. 
Raportet e IPCC-së japin projektime të gjëra regjionale të thatësisë, si në Sahel, Mesdhe, – në Europë, lidhjet direkte janë vërejtur ndërmjet ngrohjes globale, valeve të nxehtësisë, temperaturave ekstreme dhe thatësirave të shoqëruara përnjeherë. Keto ndryshime kanë ndodhur në sasi, në intenzitet, në frekuence dhe në llojin e të reshurave. Mandej, thatësirat në ballkan, më shumë po rriten te reshurat e shiut se sa borës në regjionet e veriut, etj. Viti 2007 në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj., ishte ekstrem i thatë, – pra nuk ishte “në vlerat normale sipas gjërësisë dhe gjatësisë gjeografike”, -sic jemi lodhur së dëgjuari këtë slogan. 

Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis (PKVM) 2006-2010

Për në vepruar në mjedis do të ishte i domosdoshëm një rrjet i zhvilluar hidrometeorologjik me kuadra i cili do të bënte observimin, monitorimin, parashikimin e motit, interpretimin e motit sezonal (kuptohet në partneritet me qendrat europiane), bërjen e klimatografisë për vitet përkatëse sipas standardeve të WMO-së, krijimin e databazave për këto të dhëna, dhe distribuimin e tyre në rrjet për akces publik. Sepse të dhënat klimatike janë e mire publike dhe cdo qytetar ka të drejtë ketë akcesi në to. Këto të dhëna do t’i shërbejnë çdo sektori ku duhet vepruar me këtë plan. 
Por, për fat të keq, PKVM në shumë raste nuk mund të aplikohet pasi qe sic duket nuk eshte hartuar qe te aplikohet por qe te jete nje dokument me teper i harmonizuar me standardet e EU-se e me gjere. Vertete eshte munduar qe te harmonizohet, por ka paqartesi sidomos në pikat 4.1 dhe në pikat tjera ku përmenden ndryshimet klimatike. Ka paqartësi si në terminologji ashtu edhe në konceptim ndaj kësaj cështjeje kaq të madhe, e në kompetenca. Poashtu thuhet se ky plan nuk mund të implementohet pa pasur strategji neper sektoret perkates te Kosoves dhe pa strategji per zhvillim te Kosoves. Ne praktikat qe ne i praktikojme, edhe pa strategji mund të implementohet disa pjesë të tij, sepse ky plan do të duhej t’i përrfshinte strategjitë e mundshme që sugjeron BE-ja me konceptin e strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm, ku së paku, observimi, raportimi, monitorimi, bërja publike e të dhënave, krijimii databazave, dhe hulumtimet shkencore do të mund të bëheshin pavarrësisht strategjive. 
Sipas këtij plani: 
“Kosova, ka trashëguar një numër të madh problemesh mjedisore, të akumuluara me dekada si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të resurseve natyrore dhe minierave, prodhimit industrial shoqëruar me një shkallë të lartë të ndotjes, dhe me mungesë të madhe politikash, ligjesh dhe institucionesh relavante për të trajtuar dhe zgjidhur këto probleme. Kjo ka sjellë një degradim të dukshëm dhe në raste të pariparueshëm të mjedisit…” , 
“ Plani… synon përmirsimin gradual të mjedisit e kushteve të tij të ngarkuar me ndotje nga e kaluara…Këtu duhet potencuar edhe nevojën e modaliteteve të involvimit të komunitetit shkencor, shoqërisë civile, bizneseve si akterëve tjerë të rëndësishëm në të gjitha këto zhvilli me“.[7] 
Sipas kesaj, faji i mbetet vetem të kaluares para vitit 1999. Ndërsa përmiresimi gradual eshte relativisht term i padefinuar ne keto raste dhe as PKVM nuk e definon as në kohë as si model konceptual. Plani pesë vjecar do të ishte i mirë vetëm si plan preliminar e për testim. Sipas vlerësimeve TAR 2001, e AR4 2007, – përmiresimi nuk mund të bëhet brenda pesë vjetëve. Vetëm kuotat e Kyotos kanë periudhë 2008-2012 dhe atë si zotim fillestar. Sa për involvimin e komunitetit shkencor, – kjo mund të shihet nga web sajti i ministrisë, ku shumica nga ky staf në mandatin e kaluar e në të tashmin ishin e janë ende gjuhetarë, historianë, apo juristë pa asnjë reference e afinitet që lidhen me ambientin (!).Ky është një indikacion që flet vetë. 
Prap, në vazhdim të këtij plani: 
”Deri më tani në Kosovë nuk ekzistojnë të dhëna mbi emisionet e gazrave nga serat. Ka disa të dhëna të pamjaftueshme mbi ndryshimet klimatike dhe kontributin e tyre në ndikimin më të gjerë të ndryshimeve klimatike. Të dhënat e vetme që mund të japin një vlerësim të përafërt të ndryshimeve klimatike janë të viteve 1985-1989. Pas kësaj periudhe nuk ka rezultate të matjeve relevante”. Nëse nuk ka te dhena per gazrat dhe të dhëna serike meteorologjike e klimatologjike, dhe të dhëna së paku pë një standard kohor, – atëherë duhet diskutuar menaxhimi në tërë ato periudha, – duhet diskutuar edhe në kontekst të faktit se Kosova nuk ka ende program nacional klimatik e as që është duke u diskutuar ndonjë program i tillë apo së paku si akt ligjor. Të dhënat 1985-1989 janë të dhëna pesëvjecare dhe të pamjaftueshme për ta nxjerrë përfundimin për ndryshimet klimatike. Por, edhe një gjë: pse të nxjerrim përfundime se a ka ndryshime klimatike apo jo në Kosovë, – a mos po i ndalim ne këto ndryshime?! Ndryshimi i klimës është dicka e jashtme. Gazrat e serës diffuzohen në atmosferë prandaj ndryshimi i klimës lokale varret nga sistemi klimatik global. Kur vendet e ndryshme prodhojne sasi të ndryshme të gazrave serë, – dëmet do të jene edhe në vendet tjera pavarresisht a emitohen gazrat në Angli apo Australi. 

Ekziston standardi krahasues 30 vjecar sipas WMO-se, – periudha 1961-1990 ose periudha 1971-2000. Por, pse prej vitit 1999 nuk kemi të dhëna kur institucionet tona i kemi udhehequr ne, pse nuk eshte pergaditur se paku kuadri per keto punë, – mbesin pyetjet të hapura. 
Cdo projekt bazohet në të dhëna direkte, serike, statistikore, të rikonstruktuara dhe probabile te të dhënave klimatike dhe të resurseve tjera, – ujit në disponim, thengjillit, por edhe njohjes së ciklit hidrologjik etj. Dhe për këto deficite ka pasur indikacione të shumta dhe të hershme se keto do te kufizohen ne te ardhmen, gjë që tani po shihet se po na ndodhin e me impakte ne industri, agrokulturë e deri në shëbndtin e njeriut. Më tej në vazhdim në këtë plan thuhet:: 
“Përveç kësaj, përdorimi i biomasës, burimeve të ripërtritëshme të energjisë dhe sjellja e teknologjive më të pastra janë vetëm disa nga masat që do të duhen zbatuar për reduktimin e emisioneve të GS në Kosovë. Përfundimisht kjo nuk do të jetë e mundur para se të vendosen statusi politik final dhe para se të vendoset rrjeti i plotë monitoruese dhe mbledhja e të dhënave të besueshme”. Kjo është e mirë, por veshtirë e arritshme, apo është e paaritshme për formatin e ketyre ministrave, këshillëtarëve etj. Burimet e ripërteritshme të energjisë nuk i kanë arritur as vendet e zhvilluara në kuotat për të cilat janë zotuar, e të mos flasim për Kosovën, – prandaj duhet dhënë prioritet informimi për motin, zhvillimit të rrjetit hidrometeorologjik ne pika shtesë gjë që është edhe prioritet i WMO-së për vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim. Prandaj qeveria duhet shfrytëzuar donacionet të cilat janë të përhershme nga kjo organizatë. Kjo është një ndihmë reciproke në projekte që i sponzoron WMO-ja për rritjen e shpeshtësisë së rrjrtit hidrometeorologjik nëpër botë e të cilën ajo e monitoron përmes sistemit të monitorimit global. Këto opotunitete Kosova nuk ka ditë t’i shrytezoje, bile shpesh ka pasur deklarata se nuk kemi ditur t’i shfrytezojme ato që na ofrohen, prandaj i humbëm.Kjo virtualish edhe do të pritej me formatin e kuadrove të përmendura. 

Roli i biznesit privat në këto gërshëtime

Studimet nga qendra britanike Met Office Hadley Center, tregojnë se rezultatet nga kjo qendër e parashikime të motit dhe atyre të ndryshimeve klimatike janë disa here më të mira vetëm kur depërton paraja e sidomos biznesi privat. Poashtu kjo qendër ka vlerësuar shumë opcione alternative dhe ka përfunduar se nuk ka tjera mënyra kredibile për rezultate më të mira, – prandaj kjo kosto jep rezultat. [8] Pa i konsultuar politikat e reja dhe globale te zbutjes se ndryshimeve klimatike,- kjo gjendje do të keqësohet më tej. Per këto duhet menduar, duhet rritur komunitetin e shkences ne ministrite e institucionet tona të brishta, e bizneset se sa bërja e një PKVM të brishtë. 
Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm është Objektivi i 7-të Zhvillimor i Mijëvjeçarit. Kyqja me teper ne zhvillimin e qëndrueshëm jap kontribut të madh ne zbutjen e ndryshimeve klimatike. Poliitikat qe kontribuojne ne zbutjen e ndryshimeve klimatike se bashku me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm, – lidhen edhe me eficiencen energjetike, energine e rinovuar, dhe ruajtjen e habitateve natyrore. Ky lloj zhvillimi mund ta rrisë kapacitetin për adaptime, zbutje të ndryshimeve klimatike, dhe ta zvogeloj cenueshmerine specifike të ndryshimeve klimatike për cdo regjion. Kosova ka disa programe për zhvillim të qëndrueshëm, së paku për disa komuna, poashtu ka një program prej 1,7 milion euro pë rritjen e eficiencës se energjisë. Sa u arrijtë me këto, mbetet të shihet së paku këtë dimër kur jemi në pritje të një dimri, që kemi shqetësim se do t’i përngjajë dimrit të mbrapshtë 2006/2007. 
Dhe, derisa jemi duke pritur e shkruar për këto cështje, – me 23 tetor nga Met Office, – u editua parashikimi sezonal për Europë për dimrin 2007/2008. Pra, do të kemi një dimmer jo si dimrat e dikurshëm korrespondues me vlerat mesatare sipas gjërësisë dhe gjatësisë gjeografike. Dhe kjo, – si gjithmonë do të ketë impakte të gjëra, me të cilat kemi frikë se mos po mësohemi. 
“Drejtësia klimatike kërkon aksion për të varfërit” (drejtori i UN HDR, 2007). Kjo ishte vetëm sa për hapje debati apo sa për nostalgji për ujin dhe lumenjtë që dikur i rrjedhnin. 
Referencat e shënimet tjera: [1] Sir Nicholas Stern, Head of the Government Economic Service and former World Bank Chief Economist. 
[2] L.R.Brown “Outgroving the Earth”, 2005 Earth Policy Institute. 
[3] Sipas R. Mejdanit ”Të vërtetat dhe të fshehtat e entropisë”, Tiranë 2006. 
[4] Komisioni i EU-se (i 10 janarit 2007 ) 
[5]Raporti i katërt i IPCC-së së OKB-së, 2007
[6] Nga arkivi i Departamentit të Meteorologjisë në Aeroportin e Prishtinës. 
[7] Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis 2006-2010 (PKVM) 
[8]Met Office Hadley Center.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …