Sabit Gashi: Tensionet Rama-Kurti, ku i kanë rrënjët?

Sabit Gashi: Tensionet Rama-Kurti, ku i kanë rrënjët?

 Deklarata e ministres së jashtme gjermane Annalena Baerbock para disa ditësh, se Gjermania ka qenë një kohë të gjatë nën ndikimin e Rusisë deri para fillimit të luftës në Ukrainë, ngjalli reagime të mëdha në opinion botëror. Një deklaratë të tillë e pati dhënë edhe kancelari Schulz, bile ai shkoi edhe më larg, i kërkoi falje popullit gjerman dhe BE për gabimet e bëra më herët nga paraardhësit e tij siç ishin Merkel dhe Schroder.  Por këto deklarata vunë në pah shumë ngjarje të cilat kishin ndodhur në këtë kohë, e të cilat kishin shkaktuar dëme të mëdha në rajon, e sidomos në raport me Kosovën. 

 Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla, në vitin 2007 Selinë Blu e kishte vizituar, njëri ndër ideatorët e planit famëkeq kundër UÇK dhe Kosovës për gjoja “Trafikimin e organeve të civilëve serb” nga forcat e UÇK së zyrtari rus Kovachev dhe çka kanë biseduar nuk dihet….

  Më vonë u mor vesh se u gjet një shtëpi në malet e thella të Shqipërisë, e cila u quajt “Shtëpia e Verdhë” përmes përkthyesit të UNMIK Lulzim Basha, i cili më vonë u shpërblye nga ish kryeministri Berisha me postin e ministrit të infrastrukturës dhe u ngjit deri në majat e Partisë Blu.. 

 Pasi u caktua “shtëpia e krimit”, filluan dhe propagandat ruso-sërbe për ta jetësuar komplotin kundër Kosovës. Por më e keqja ishte se kjo propagandë po bëhej përmes eksponetëve të BE, filimisht nga ish prokuroja Karla Del Ponte, e cila në librin e saj e kishte shkruar se krerët më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, kishin bërë trafikim me organe njerëzore, akuza më e rëndë e dëgjuar ndonjëherë, e cila e implikonte Kosovën dhe Shqipërinë.

  Arësyjet e këtij komploti dihen tani. Rusia dhe Serbia donin që ta akuzonin rëndë Kosovën, në veçanti Shtabin e Përgjithshëm të UÇK së, për të barazuar krimet serbe me Luftën Çlirimtare. Përmes këtyre akuzave donin që të shmangin përgjegjësitë e vrasjeve dhe shkatërrimeve masive dhe dëmet materiale të shkaktuara nga Serbia kundër popullatës së Kosovës. Por ndër arësyet kryesore ishte që të ulej pazari në bisedimet negociatore që po zhvilloheshin në mes të Serbisë e Kosovës.

 Tentimi i parë i Kovachevit për ta futur në rend dite këtë akuzë në parlamentin europian përmes Del Pontes dështoi. Por disa vite më vonë ata e gjetën një eurodeputet tjetër Dik Marty, të cilin si duket Serbo-Rusia e kanë paguar shtrejt, dhe u votua nga Parlamenti Evropian, i cili e obligonte Kosovën që të formonte Gjykatën Speciale për të hetuar trafikimin e organeve nga ana e UÇK së. Habit fakti se kundër Kosovës votuan dy europarlamentar shqiptarë, të cilët i takonin Selisë Blu. Kosova u kërcënua se nëse nuk do ta votonte gjykatën speciale, ajo do të shkonte në Këshill të Sigurimit të OKB, kur kihet parasysh se atje ishin anëtarë edhe Rusia e Kina, mund të rrezikohej dhe pavarësia e vendit.

  Ky akt u konsiderua si një humbje e një beteje amerikane në Balkan përballë Rusisë, pasi SHBA të kishin bërë investime të mëdha për pavarësinë e Kosovës dhe tani përveç që vihej në pikëpyetje Lufta Çlirimtare, poashtu viheshin në pikëpyetje edhe bombardimet e NATO s kundër Serbisë, nëse ato kishin qenë të drejta, apo jo. Pra Rusia përmes Europës, kishte arritur që të sfidonte SHBA të dhe të bllokojë planet e saj për Ballkanin dhe Mesdheun, për qetësimin e rajonit, që të krijohej një klientelë multimilionëshe dhe të fillonte një vrull të madh investimesh, sikur ajo e planit “Marshall” pas LDB në Gjermani, ose siç e quajtën “Marshall 2” për Ballkanin. Pra interesi politiko-strategjik i SHBA ve është që të forcojë ekonomikisht dhe ushtarakisht Ballkanin Perëndimor, i cili do të bllokojë interesat ruse në këtë pjesë, të shtrijë aleancën e NATO s dhe të shtrijë ndikimin e saj në rajon. Pra një rajon pa dogana, ku do të zbatohen të gjitha liritë themelore të lëvizjes së lirë. 

 Kështu SHBA të e hodhën idenë e Minishengenit Balkanik, e që më vonë u quajt Balkani i Hapur, ku do të merrnin pjesë si të barabartë të gjashtë shtetet e Balkanit Perëndimorë. Në këtë plan, SHBA të parashikonin që edhe Kosova të realizonte të drejtat e veta dhe të pranohej në heshtje nga Serbia, duke zbatuar të gjitha marrëveshjet për katër liritë themelore, mbi të cilat ishte krijuar kjo marrëveshje.

  Pasi Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë llogariteshin si shtete më pro amerikane në rajon, sidomos me ardhjen e km. Rama në Shqipëri dhe km. Thaçi në Kosovë, ishte një mundësi e mirë për të zbatuar planin amerikan. Por, për të krijuar një klientelë multimilionëshe, duhej që të përfshiheshin edhe Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosna e Hercegovina, e në një afat më të gjatë u përmend edhe Turqia, Greqia dhe Italia. Sidomos një rëndësi të veçantë e kishte përfshirja e Serbisë në këtë plan, për ta larguar atë nga ndikimi rus. Por i gjithë ky plan i stabilizimit dhe forcimit të Ballkanit Perëndimor nga SHBA të, ishte pengesë për Rusinë dhe BE të ndikuar prej saj. Pra në këto shtete duhej që të gjendeshin aktorë të tjerë, të dukeshin si patriotë, pra të ishin populistë të çmendur, të cilët me kalimin e kohës do të fitonin simpatinë e masës dhe të vinin në krye të qeverive, për të kundërshtuar planet amerikane për rajonin. 

   Ish km. Berisha u hodh në listë të zezë nga SHBA të për prishje të planeve amerikane, partia e të cilit ishte ndër pjesëmarrësit kryesorë në përgaditjen dhe votimin e gjykatës speciale kundër UÇK së, e që më vonë u vërtetua edhe një aferë e kryetarit të saj Basha, i cili i kishte marrë nga Rusia mbi 500 000 dolarë për ta përmbysur km Rama në Shqipëri. Kurse në Bosnjë u gjet Dodik, i cili ishte i lidhur drejtpërdrejt me Rusinë dhe më vonë u vu nën Sanksione nga SHBA të për veprimtarinë e tij destruktive, anti amerikane. 

  Por ajo që ishte më interesante, në Kosovë u formua një parti e kryesuar nga Kurti, i cili për kohë të gjatë e kundërshtonte  me dhunë çdo përparim të Kosovës, si në negociata dhe në çdo përparim tjetër që po e arrinte Vendi. Ai doli kundër marrëveshjes së Rambujesë, me të cilën u bombardua Serbia. Kundër Pavarësisë së Kosovës. Kundër flamurit shtetëror, të cilin e quajti flamuri lara-lara, si dhe kundër çdo nisme amerikane në rajon, siç ishte Balkani i Hapur, etj. Duke u fuqizuar kohë pas kohe filloi që të bënte detyrat që i kishte marrë nga Rusia përmes BE, me propagandë kundër Amerikës, duke thënë se ajo ka qenë për të kaluarën, por nuk është për të ardhmen e vendit. Se Shtëpia e Bardhë, është “Shtëpi e verdhë”. Se në Shtëpinë e Bardhë iu kanë vënë thikat mbi hartën e Kosovës. Se Ballkani i Hapur ishte me orientim nga lindja, etj.

  Kështu për ta fuqizuar dhe për ta sjellë Kurtin në pushtet, Rusia përmes Evropës, sidomos përmes Francës e Gjermanisë, e filluan një fushatë të ashpër në mjete të informimit kundër ish luftëtarëve të UÇK së, në vendet ku më së shumti kishte pjesëtarë shqiptarë të diasporës, me pretekstin se janë të korruptuar, janë pasuruar, e sidomos me akuzën më të rëndë për trafikim organesh njerëzore. Përveç propagandës së ashpër, u derdhën edhe shumë mjete financiare për ta sjellë Kurtin në krye të Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar planin amerikan për Ballkanin Perëndimor. Pasi erdhi në pushtet, (në koalicion me LDK) menjëherë filloi që të bënte detyrat dhe misionin që e kishte marrë dhe si rezultat, i ndodhën shumë mosmarrëveshje me partnerin e saj LDK dhe u rrëzua qeveria e tyre. Por për çudi, ishte reagimi i ashpër evropian kundër rrëzimit të tij, pasi amabasada gjermane dhe ajo e Francës, i bënë demarsh Kosovës, të cilat ishin kundër rrëzimit të tij. Bile edhe gruaja e ambasadorit gjerman, i binte tenxhereve kundër rrëzimit të Kurtit. Pas rrëzimit të ksaj qeverie, u formua qeveria teknike, ku km u zgjodh Abdullah Hoti. 

 Në ndërkohë diplomacia amerikane po e përgadiste një projekt për marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila parashikonte që këto shtete të bënin normalizim të marrëdhënjeve mes tyre, duke mos bërë obstruksione ndaj njëra tjetrës dhe të fillonin një bashkëpunim të gjerë ekonomik mes vete, t’i bashkohen Minishengenit Ballkanik, e që me kohën edhe Serbia ta pranonte Kosovën. Kjo marrëveshje duhej që të nënshkruhej nga presidenti Thaçi dhe presidenti i Serbisë Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, por në këtë rast reagoi shpejt Evropa dhe i ngriti Thaçit aktakuzë për krime lufte dhe ky nuk arriti që të shkojë atje, por e priti derisa aktakuza iu bë zyrtare dhe shkoi në Hagë. Marrja peng e udhëheqësve të UÇK së, ishte goditja e radhës që iu dha SHBA ve dhe planit të tyre për Ballkanin Perëndimor, si dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Kurse këtë marrëveshje e nënshkroi km Hoti në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish presidentit Trump, e cila u quajt “Marrëveshja e Washingtonit”.

   Pastaj qeveria Hoti u rrëzua nga Gjykata kushtetuese e Kosovës dhe në zgjedhjet e lira që u mbajtën atë vit, fitoi me shumicë votash LVV së bashku me listën Guxo, të udhëhequr nga Vjosa Osmani. 

  Menjëherë pasi i fitoi votat në Kosovë, Kurti bashkë me Selinë Blu, e bëri një yrysh drejt Shqipërisë për ta rrëzuar atje km Rama, sepse këta të dy kishin koncepte të kundërta themelore. Kurti vinte nga një rrymë evropiane e ndikuar nga Rusia. Kurse km Rama vinte nga një rrymë pro SHBA. Mirëpo gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, Kurti hasi në arrë të fortë dhe u nda me turp, duke marrë disa vota qesharake. Kjo kontradiktë e koncepteve të këtyre kryeministrave, kaloi në një luftë më të ashpër të tyre, e sidomos nga Kurti, i cili vazhdimisht i nxitë militantët e vet kundër km Rama, gjoja se i punon pas shpinës së Kosovës në favor të Serbisë, etj. edhe pse km Rama disa herë i doli në ndihmë Kurtit sa herë që ky merrte veprime të pa koordinuara me miqtë ndërkombëtarë në Veriun e Kosovës, duke thënë: Kosova ka të drejtë.

  Lufta në Ukrainë, e bëri një rirreshtim të ri botëror me fitoren amerikane, e cila arriti që ta ndajë Evropën nga Rusia dhe ta kthejë atë kundër saj. Mirëpo në këtë kthesë të madhe iu këput rryma Kurtit nga ajo trafo ku po furnizohej dhe ngeli pa asnjë aleat të vetëm në Botë, pasi kishte shkuar shumë larg në komplotin kundër udhëheqësve të UÇKsë, kundër Kosovës dhe kundër interesave amerikane në rajon. Duke qenë se Kurti e zgjodhi në qeverisjen e tij ministren e jashtme Gërvalla, e cila kishte deklaruar publikisht se ka dorëzuar dosje në Hagë kundër krerëve të SH. P. të UÇK së. Vetë Kurti e kishte bërë një video ku i thoshte shko Hashim në Hagë. Kurse presidentja Osmani kishte deklaruar se nuk do të ndalet derisa ta dërgojë Thaçin në burg. Sipas një thënje të Kadaresë “Kur mungon luani edhe majmuni bëhet mbret”. Kurti me partnerët e tij brenda dhe jashtë, kanë luajtur lojën më të pistë për të ardhur në pushtet, duke ua punuar pas shpine kundërshtarëve politikë, duke dërguar dosje të manipuluara në Hagë dhe duke kundërshtuar çdo përparim të Kosovës përmes dhunës, mashtrimeve dhe metodave populiste, si dhe manipulimeve të militantëve, për kauzat e rrejshme të cilat i kishte ngritur, por që kur erdhi në pushtet, çdoherë e bëri të kundërtën e asaj se çka kishte premtuar  gjatë fushatave zgjedhore, siç ishin Bashkimi Kombëtar, bisedimet me Serbinë, etj.  

  I gjendur pa aleatë, shkoi në Amerikë, ku qëndroi për afro tre javë, por nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë amerikan. Kështu i mbetur pa asnjë mbështetje nga jashtë, po e shihte me sy fundosjen e vet dhe për të mbetur në pushtet, filloi që të krijojë tensione në rajon, në kohën kur e tërë Bota ishin fokusuar në luftën Rusi-Ukrainë, duke e trazuar veriun e Kosovës, gjoja për të vënë sovranitet atje, të cilin e filloi me targat, me letërnjoftimet dhe së fundmi i qoi kryetarët e zgjedhur shqiptarë me polici pa koordinim ndërkombëtar, duke dështuar në secilën lëvizje të tij. 

  Si përfundim serbët duke i parë lëvizjet populiste të Kurtit, e shfrytëzuan mirë këtë situatë dhe i ngritën disa herë bllokada policisë së Kosovës, duke e turpëruar atë, ngase këto lëvizje nuk ishin të planifikuara mirë dhe nuk e gëzonin përkrahjen ndërkombëtare. Kështu nga dështim pas dështimi, e futi vendin edhe në sanksione ndërkombëtare.
  Si përfundim. e gjithë puna 20 vjeçare e bërë nga ndërkombëtarë dhe vendorë u shkatërrua dhe veriu i Kosovës kaloi në një protektorat ndërkombëtar, ku me marrëveshjen e fundit të nënshkruar: Bislimi-Lajçak, policia speciale do të tërhiqet nga Kosova dhe gjithçka do të kthehet në pikën zero atje, por tashmë policia e Kosovës nuk do të mund të ndërmarrë veprime pa pëlqimin e KFOR. Pra Kurti me apo pa vetëdije, me gabimet e veta e qoi veriun drejt një protektorati, i cili do të ketë pasoja shumë të rënda për Kosovën. 

    Kosova dhe Shqipëria e kanë një histori të gjatë e të dhimbshme në marrëdhënjet e tyre qysh nga pushtimi serb i Kosovës në vitin 1912. Qysh atëherë propaganda serbe kishte punuar kohë të gjatë në përçarjen e shqiptarëve të Kosovës me ata të Shqipërisë, duke na thënë se serbët i kemi vllezër, kurse shqiptarët e shqipërisë armiq të përbetuar, duke na thënë se çdo e keqe shqiptarëve të Kosovës u vinte nga Shqipëria. Kjo përçarje na përcolli deri në fillim të Luftës Çlirimtare në Kosovë, kur Shqipëria si shtet amë, përveç që pranoi mbi 600 mijë refugjatë nga Kosova, u angazhua me të gjitha mundësitë e veta për të furnizuar me armatim luftëtarët në Kosovë, e bëri koordinimin e UÇK së me ndërkombëtarë, si dhe morën pjesë në luftë edhe shumë oficerë e ushtarë, një pjesë e të cilëve e dhanë jetën në mënyrë të lavdishme. Është interesant të thuhet se Lufta Çlirimtare në Kosovë ndodhi në kohën kur në pushtet ishte Partia Socialiste, kurse udhëhiqej nga Drejtoria Politike SH. P. të UÇK së, e cila vinte nga Lëvizja Popullore e Kosovës, poashtu me orientim të majtë. Këto dy subjekte kishin pasë edhe lidhje të mëhershme, gjatë kohës kur LPK vepronte në ilegalitet, kështu që ishin lidhje të natyrshme dhe këto marrëdhënje e sollën edhe frymën e bashkëpunimit dhe të ofrimit të popullit shqiptar, të ndarë në dy shtete. 

  Por në këto dy shtete ka edhe një frymë tjetër, e cila e ka trashëgiminë nga e kaluara e errët, e cila e ka bazën nga përçarja e propagandave serbe, se shqiptarët e Kosovës janë kosovarë e jo shqiptarë, dhe se nga Shqipëria na vijnë të gjitha të kqijat, e sidomos nga Partia Socialiste e cila e ndihmoi Kosovën për t’u çliruar nga okupatori serb. Këtë propagandë po e bën vazhdimisht Kurti kundër Ramës, duke e paraqitur para militantëve të vet si pro serb dhe po bën veprime në dëm të Kosovës, e sidomos e lidh me Ballkanin e Hapur, të cilin e kishin themeluar sipas planit amerikan Rama-Vuçiç-Zajev. Mirëpo tani pas fitores së madhe amerikane kundër Rusisë, km Rama e deklaroi të mbyllur Balkanin e Hapur, pasi më nuk është më i nevojshëm, sepse tashmë BE nuk është më e ndikuar nga Rusia dhe do të vazhdohet me Procesin e Berlinit, ku janë nëshkruese të gjitha shtetet e Balkanit Perëndimor. 

   Por arësyeja e vërtetë që Kurti i ka thelluar tensionet me Ramën, është se përveç që kanë koncepte dhe prejardhje të kundërta politike, Kurti edhe pse është deklaruar se është i majtë, është lidhur me Partinë Blu në Tiranë (edhe pse lidhje e pa natyrshme), por kjo lidhje i spjegon të gjithë komplotin e ngritur kundër SH. P. të UÇK nga Serbo-Rusia, përmes BE dhe aktorëve shqiptarë, të involvuar në këtë komplot. 

  Arësye tjetër është: Se Rama po lobon kudo nëpër Botë për lirimin e krerëve të UÇK së, sepse e konsideron se lirimi i tyre është çlirim i Kosovës nga këto akuza të rënda dhe vënia në vend e dinjitetit të saj në arenën ndërkombëtare. Sidomos lirimi i Thaçit e pengon shumë Kurtin, pasi është i vetëdijshëm se do ta merr goditjen politike vdekjeprurëse për karrierën e tij, pikërisht nga lirimi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …