23 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Sabit Lladrovci dhe Ferki Karaxha: Në kujtim e mos harrim të komandant, Fehmi Lladrovcit dhe dëshmorëve të rënë 23 vjet më parë

Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovcit, heroinës  Xhevë Krasniqi  Lladrovci  si dhe bashkëluftëtarëve tjerë qe ranë heroikisht në vijën e frontit,  Shefqet Zeka, Fatime Hetemi, Milaim e Behgjet Karaxha dhe Hamit Lladrovcit me 22.09.1998 

Dita ishte e marte data 22 shtator 1998, forca të mëdha serbe që ishin të pozicionuara në gjigantin metalurgjik  ne ‘’ Feronikel’’ si dhe ardhja e shumë forcave tjera për të përforcuar pozicionet e veta  do të sulmojnë pozicionet  e komandant Fehmiut  i vendosur ne shkëmbin e Gradinës ku ishin Fehmiu, Xheva, Fatimja e shumë luftëtarë tjerë.

Kjo ditë nuk ngjante me ditët tjera, karakterizohej me një qëndresë mbi njerëzore  dhe mobilizim  të paparë të UÇK-së. Të cilët kishin ngjeshur armët dhe ishin pozicionuar për të luftuar gjoks për gjoksi  me shkelësin, i cili kishte më shumë se një shekull, që kishte pushtuar trojet e tyre, kjo është toka e të parëve tanë den baba den, dhe kemi arsye  të luftojmë, madje edhe të vdesim kështu thoshte komandant Fehmiu dhe ju jep zëmër e vullnet ushtarëve,  ky motivim i ushtarëve ndikoi që ata të ishin të vendosur në vijën e frontit dhe me pa durim prisnin përballjen me forcat e mëdha të pushtuesit,i cili tashmë kishte nisur të afrohej në drejtim të pikës së shkëmbit të Gradinës. Me të kërcitur pushkët e para nga Xhevë e Fehmi Lladrovci  nisi përballja e drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe, predhat e armëve të rënda kishin shpërthyer kudo,sa qe ishte krijuar përshtypja se çdo gjë po digjej. Kishte filluar beteja e përgjakshme për çdo pëllëmbë toke, madje  në distancë fare te vogla, shumë nga tanket serbe  merrnin flakë, kurse për shkak të afërsisë së luftimeve janë dëgjuar edhe  urdhrat e eprorëve serbë për tërheqje kur hasnin në kundër goditje të  ushtarëve të UÇK-së.  Të cilët më as një çmim nuk lejonin  depërtimin e mëtejmë  të armikut, prej armëve e mitralozave  të  rëndë  të UÇK-së. Villej zjarri pa ndërpre  kurse  para plumbave të tyre  binin ushtarët serbë  të cilët  në ato qaste kritike  thërrisnin  nënat  e  tyre për ndihmë por tashmë ishte  tepër vonë  ata kishin hyrë në tokën e huaj, në trojet e familjeve shqiptare, duke djegur e shkatërruar.

I zënë  ngushtë armiku disa herë u përpoq të depërtojë por ajo pikë komandohej  nga komandanti Fehmi Lladrovci,i cili jo vetëm që nuk lejonte depërtimin e ushtrisë serbe në pozicionet e veta  por  me snajperin  e tij të kalibrit  12.5 mm,bënte mrekulli dhe tmerronte eprorët dhe ushtarët serbë. Të cilët disa herë i detyrojë të tërhiqeshin.   Më këtë datë ushtarët e komandant Fehmiut hynë në  betejën me të përgjakshme të luftës sonë.  Armiku i mësyni pozicionet tona për të shkatërruar çdo gjë. Këtu nga flaka e zjarri edhe tokës e qiellit përkohësisht i ndërrohej forma.   Nga se rënia e komandantit  Fehmi Lladrovcit,  Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Milaim e Behxhet Karaxhesë, si dhe  plakut te urtë që nuk e lëshojë pragun e shtëpisë dhe rezistoj me një pushkë gjuetie e më nja 3 apo 4 granata dore Hamit Lladrovci.  Ishte një humbje e pa kompenzushme për ne  si dhe për UÇK-së.

Ishin këta bijtë dhe bijat e kombit tonë, që ujiten ketë tokë shqiptare me gjakun e tyre te njomë, vetëm e vetëm për të jetuar ne që mbetem pas tyre të lirë.  Prandaj jeta dhe puna e jonë në liri , e ka kuptimin e plotë dhe arsyen, vetëm  atëherë  kur  nderojmë  dhe përkulemi para atyre, që sakrifikuan  për lirinë tonë. Jo vetëm  këta dëshmorë që sot po i përkujtojmë,por në çdo vend të Kosovës, pati dëshmorë  ata ishin të shumtë që flijuan jetën. Çdo përvjetorë, ku do të përkujtohen dëshmorët e kombit për liri, do të jetë krenaria e jonë kombëtare dhe shprehja e respektit me të thellë që i bëhet pjesës me të respektueshme të kombit.

Lavdi komandantit të UÇK-së. Fehmi  Lladrovcit.

Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve dhe martirëve për liri.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …