Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Ah ‘’lumët’’ ne për oligarkinë e udhëheqjen Shtetërore

Sot kohë e mirë me diell 24 gradë! Këtë vit akoma vesa (bryma) s’ka rënë askund!

Gjëmojnë  gjeneratorët në mungesë të rrymës, zhurmon e tymon qyteti!

Si duket kaq herët, pa hyr në dimër shihet në horizont, tregti e madhe me gjenerator (agregat)!

Njëkohësisht punë shumë për mjeket e veshëve e të mushkërive, po edhe ata të psikiatrisë!

Ah shtet o shtet, ah Qeveri he qeveri!

Shpallet gjendje emergjente herë pas here, bëhet ‘’strategji’’ për rrymën!

Asnjë hap që dy vite pos ndërprerjeve të atyre projekteve të filluara më parë!

Thëngjilli ndot ajrin?! Hidrocentralet devijojnë ujin?! Gazin e refuzuan!

Ah ‘’lumët’’ ne për oligarkinë e udhëheqjen Shtetërore!

Ndërsa Shqipëria pret shiun me i mbush digat!

Dërgon karburantin e vet në Itali për përpunim, e blen më shtrenjtë se shtetet e tjera!

Pse u shkatërrua rafineria në vend? Pse nuk investohet në një Rafineri të re?

Pse i kanë dhanë shfrytëzimet e karburanteve,kompanive pa asnjë kusht!

Pse të mbetemi pa karburante kur rezerva ka për gjithë Shqiptaret edhe ma tepër!

Ah i mjerë ky popull që përballët me kriza e varfri të skajshme!

Nga pushtimi u çliruam por nga pushtetarët e të gjitha kohërave jemi të robëruar!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …