Veprat e tij kombëtare, patriotike e atdhetare e bëjnë të pavdekshëm.
Ai dhe Sali Shatri ishin dy shqiponjat që sodisnin tokën dhe qiellin e shqiptarizmit!
Këngën e pati për të shëruar zemrën e vet, të vuajtur për bashkimin e Shqipërisë, si dhe për t’ju shëruar plagët e shumë të vuajturve e të përvëluarve për një Shqipëri të ribashkuar, të përbashkët për të gjithë shqiptarët e trojeve etnike autoktone.
Me mall u shkëput nga Dukagjini e Kosova për t’i shpëtuar dhunës dhe likuidimit. Shumë herë u rikthye si shqiponjë krenare mbi malet dhe shtëpitë e Kosovës, që mbaheshin nën pushtimin e dhunshëm kolonial të Jugosllavisë.
I solli shumë herë frymëmarrje kombëtare Kosovës. Bashkë me Sali Shatrin dhe të tjerët, sollën flamuj kombëtarë që do të vendoseshin në “dasmën e madhe shqiptare” më 1968.
U lanë shumë herë porosi vëllazërore vëllezërve të Kosovës dhe u treguan se ne nga Shqipëria jemi mbështetja juaj e përhershme.
Ata që i panë nuk u besonin syve: a janë këta engjëj apo dërgues, që ulin dhe bashkojnë malet në një Shqipëri të bashkuar?
Këta merrnin direkt porosi nga Enver Hoxha dhe atij i raportonin e i shpjegonin për gjendjen e Kosovës.
Mbetën shembuj të sakrificës, të rrezikimit të familjeve të tyre dhe të gatishmërisë për flijimin e vetvetes për të përgjithshmen, për liri e bashkim kombëtar.
Kur dikush, nga mosdija, ia njeh Dervish Shaqës vetëm vlerat e këngëtarit — gjë që nuk mund dhe nuk duhet të mohohet, as të krahasohet me askënd tjetër — ato, krahas veprimtarisë së tij madhore kombëtare, nuk janë as gjysma.
Njëjtë bëjnë shpirtngushtët dhe miopët edhe për Jusuf Gërvalla, kur e paraqesin vetëm si dashamir e patriot kombëtar, apo thjesht si poet dhe këngëtar, duke ia lënë të maskuar veprimtarinë dhe rolin udhëheqës të një lëvizjeje që bëri kthesë të madhe kombëtare, drejt një revolucioni dhe kryengritjeje.
Me vetëdije apo jo, me qëllim të keq apo jo, i dëmtojnë shumë figura kombëtare, që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke ia shpalosur vetëm anën fetare, duke ia lënë luftën dhe rezistencën kundër Perandorisë Osmane si shërbim për krishterimin evropian. Këta veprojnë kështu duke e lënë në hije krejt luftën, heroizmin dhe mbrojtjen e Arbërisë.
Po ashtu edhe me Hasan Prishtina, ia njohin vetëm financimin nga pasuria e tij dhe hapjen e arsimit, duke ia lënë të padukshme pjesëmarrjen, koordinimin dhe udhëheqjen e kryengritjeve kundër pushtuesve turq dhe serbë.
Një takëm njerëzish, shkurtpamës apo injorantë, që matin me kutin e tyre, do të bënin mirë të mos shkruanin dhe të hiqnin dorë nga gërryerja dhe shkatërrimi i historisë sonë të lavdishme!
Dervish Shaqa është shumë më shumë se çfarë shkrova unë. Duhet të shkruhen shumë libra historie për ta ndriçuar figurën dhe veprat e heroit të heshtur sa ishte gjallë.
Tani, Hero Kombëtar. Lavdi!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
