Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Gjykata speciale, absurditetet dhe anomalitë skandaloze

Thuhet se shkas dhe arsyetim i krijimit të Gjykatës Speciale  ishte mos arritja e Kosovës ta bëjë një gjykatë për të i dënuar të pa ndëshkueshmit.

Ndërsa qëllim i evropianeve për të u shfajësuar nga Serbia bile për të u shfajësuar kanë ndikuar përmes politikave të tyre edhe tek NATO gjë që duket qartë. Shfajësimi për shkak të intervenimeve të vitit 1999. Krejt për ketë qëllim këshilli i sigurimit Evropian përmes Dik Martit aprovoi një rezolutë për të u hulumtuar shpifjet monstruoze! Gjëja se UÇK-ë, ka bërë transplantim të organeve njerëzorë. Çka që është absurdë i pa shembullit, i imagjinuar dhe i konstruktuar vetëm për ta arsyetuar krijimin e kësaj Gjykate raciste. Për ti ndjekur e dënuar, shantazhuar luftëtarët e lirisë gjëja për faje të tyre gjatë lufte, bile edhe pas lufte! Kjo u aprovuar në një rezolutë të këshillit Evropian që nga u kërkuar themelimi i gjykatës speciale. Por me kaq nuk do të pajtohej Serbia sikur kjo gjykatë të ishte edhe për të tjerët dhe në Kosovë, sepse ndëshkimi i pa mjaftueshëm do të ishte për ata që e luftuan serbin. Me shantazhin që ju banë qeveritarëve dhe parlamentit duke i detyruar me ndërruar edhe ligjet dhe nenet kushtetuese u votuar kjo Gjykatë speciale e quajtur e Kosovës dha pa asnjë garanci të sajë dhe u vendos të jetë jashtë Kosovës pa pëlqimin e Kosovës.

Çuditërisht quhet Gjykatë për dënimin e UÇK-së e pa shembull  bile jo vetëm një etnie por edhe selektive brenda saj. Merret vetëm me kryengritësit luftëtarët e vërtet me themeluesit dhe bartësit e luftës. Pikërisht ata që ka synuar Serbia gjykim ,ma drejt ata që e luftuan dhe e përzunë Serbinë nga Kosova, ata që me ç’do kusht e shkëputën dhe e pavarësuan Kosovën. Shtrohet pyetja pse si marrin të FARK-ut, sepse këta ishin të përpjekurit e Serbisë për ta mbajtur Kosovën nën ombrellën e sajë dhe për të qenë vetë në pushtet nën pushtuesin. Lind pyetja kombësitë të tjera që ishin pjesë e UÇK-së, ashkali romë apo të ardhur francez, gjerman apo turq pse nuk janë objekt i përndjekjes, sepse s’janë ata me të cilët Serbia do të hakmerret apo nuk pajtohet. Serbia arriti që përmes Rusisë ta ketë në krye te kësaj prokuroreje të kësaj gjykate prokuroren ruse nga KGB-ja, dhe rreth 700 dëshmitarë serbë e serbofilë me mira dosje e kallëzime të i prezantoj në prokurorinë e gjykatës speciale. Krejt kësaj ju gëzuan shumë gazetarë e zagarë, shumë analistë e banalistë. Shumë qyqarë e zuzarë duke kërkuar vdekjen e luanëve që majmunet të bahen mbretër, e pasi ta lidhin mirë Kosovën të ja kthejnë sovranitetin e Serbisë!!!

Tani zhvillimet e situatave kaotike, ftohen dëshmitarë nga Kosova. Megjithatë dhe misionaret i madhërojnë i veshin me vlera duke ju thanë dalshi faqe bardhë keni me ngadhënjye keni me u kthyer, ju i mbroni vlerat e luftës dhe do të jeni të pa fajshëm?! Absurd i pa shembull. Ky lloj dëshmitaresh janë faqe zi këta ju kompletojnë akuzat Çlirimtareve këto i bënë për interesin e vetë mbrojnë vetën e tyre dhe përbaltin luftën. Këtu nuk e kisha fjalën për ata spiun që ishin gjatë lufte në shërbim të Serbisë qofshin edhe në radhët e UÇK-së. Pastaj të EULX-sit, tani dëshmitar të mbrojtur me identitete të ndryshuara me azile të fituar dhe me para të paguar mirë si dhe shumë të premtuara qe veçqë mundë ti ëndërrojnë se kurrë s’mundën të i marrin parat me mija e miliona të premtuara. Vet prokuroret i kushtëzojnë, nëse kërkoni ma shumë ne ju publikojmë emrat.

Kështu që spiun dhe të bahesh shtëpi, s’ka mundësi, o panteoni o i dëmtuari apo vet ja merr jetën vetes, ky është fundi i spiunit. Kërkoj se Paku luftëtaret ta kuptojnë drejt dhe ta shpjegojnë drejt kush po akuzohet jo kush po ftohet dhe mos të bëjmë barazime të tilla e kanë devalvuare vlerën krejt, i zoti shtëpisë të dera qeni ke oxhaku!!!

Pastaj Avokatet për hesapet e tyre dhe për shërbimin, lojalitetin ndaj kësaj gjykate ju mbyllin gojën klientëve të vetë, ju thonë mbrohu në heshtje!!! Ata që janë të akuzuar dhe që janë bartësit dhe përgjegjësit e luftës ta mbyllin gojën dhe të mbrohen në heshtje!!! E ata që spiunojnë akuzojnë e shantazhin në ta bëjnë punën e tyre!

Kur ndonjë njeri ma i vetëdijshëm do t’ i përgjigjet akuzës së pa bazë dhe do të sqarohet dhe mbron drejtësinë e luftës i thonë  disa nga Avokatet mos fol e mos trego se keni pasur struktura rregullore e zi ngjir komandues! Pothuaj se keni qenë grupe të vogla të pa organizuara mirë dhe civile e nuk din gjë se që ka pasur e çka ka ndodhur përtej bregu apo te grupi tjetër! Kjo vërtetë rrënon komplet vlerat dhe vartësin e luftës. Sikur këtu ka pasur bashibozuk dhe banda e terrorist si që i paraqet Serbia.

Vërtetë e dhimbshme dhe e pa durueshme se çka po ndodhë me luftën tonë për liri me luftën mbrojtëse e të detyrueshme të jesh  gjallë apo të vdesësh. E dëmshme për ardhmërinë dhe vlerësimin e popullit shqiptarë nga të tjerët që po bëjnë eksperimente me ne ngase evidentohen të gjitha dobësitë, poshtërsitë dhe mungesë e dinjitetit, rrenat, mashtrimet do të barten në zhvillimet e së ardhmes.

Pasojat ma të mëdha po i përjeton tani Kosova dhe në të ardhmen e afërte do te ketë hakmarrje ndaj atyre shpifës dhe spiuneve, krejt keto shkojnë në dëm të popullit tonë edhe në të ardhmen e largët sa që do të mendohet a duhet të luftohet për liri? Pasi që nëse është vret lufta të vret paqja?! Krejt kjo ka lidhje jo veçqë me të kaluarën po me të tanishmen dhe të ardhmen. Prandaj duhet hapur Sytë dhe ta dimë mirë kanë e kemi mikë e kanë armike! Kanë me bë çmos mbi Kosovën vetëm me pajtuar Serbinë e kjo e fundit gjithmonë kryet në Evropë e trupin në Rusi! NATO edhe se thonë kanë marrëdhënie te mira me Serbin?! Ajo blen armët ma të sofistikuara të kohës së tanishme që ka Rusia.

S-400 raketa Pancir e shumë të tjera që i dimë e mundë të mos i dimë? E krejt ky arsenale armesh përse i duhet Serbisë nga kush do të sulmohet? Apo ma drejt kanë do ta sulmoj? NATO duhet të jetë e vetëdijshme se këto armë mundë të përdoren kundër saj qoftë në ndonjë konflikt direkt apo indirektë me Serbinë, apo Rusinë. Evropa kurrë s’ka dashur të na dëgjojë e të na kuptojë, kur ju kemi thanë në ankesat tona se ç’ është Serbia por gjithmonë në ulje të pazareve me Rusinë ka favorizuar Serbinë dhe na ka shkatërruar duke na ndarë në pesë shtete. Po të mos e kemi Amerikën do të na kthenin mbrapshtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MBAJTJA E AKADEMISË PËR GAZETËN E LËVIZJES -ZËRI I KOSOVËS

U konstatua në këtë Akademi se dy numrat e parë të kësaj gazete janë dalë …