Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Historinë duhet shkruar Historibërësit!  

15 janar 1999 Masakra dhe lufta në Reqak! Shkrimet e Ahmet Qeriqit i qëndrojnë përjetësisht kohës!

Janë të sakta të argumentuara dhe të ruajtura në origjinal si që janë marrë në kohën e ngjarjeve dhe të marra nga dora e parë nga protagonistet e luftës duke qenë edhe vet Ahmeti luftëtarë, njerzit e vijave të para të zjarrit, luftëtarët e ballafaquar me armikun janë dëshmitarët dhe protagonistët që nuk mund të anashkalohen! Cila është logjika dhe tendenca që sa kryetar e pushtetar ndërrohen e marrin nën patronazh tubimin, akademin, përkujtimin dhe e ndërrojnë protokolin, ju jepet fjala sipas preferencave politike grupore e klanore!

Këta farë hardhuca kokorizen dhe kapërdisen sikur te jenë hero dhe flasin pa fije emocioni sepse nuk e kanë përjetuar ngjarjen dhe asnjë ngjarje lufte e të masakrave krimeve e vrasëjeve!

Ky lloj i llaskucve paraqiten si Hero të situatave duke glorifikuar e shtermbëruar ngjarjet!

Përpiqen me ja pershtatur kohës aktuale!

Këtyre as nuk don të ju a ndien , se ka të gjallë luftëtar e protagonist të plagosur me gjymtyr të humbura!

Janë luftëtaret që vunë trupat e tyre në mbrojtje të popullates, ata që mbrojten, të vdekurit e të gjallët!

Ata që organizuan komanduan dhe luftuan 4 dit për Reqakun, derisa i zmbrapsen forcat armike!

Ata që e bënë historinë nuk u bënë kryetar, drejtor e pushtetar, atyre nuk ju jepet as fjala as nuk ju rezervohet një ulëse në sallë!

Nuk ftohen fare në tubimet nën patronazhin e kryetarve të komunave e të Qeveritarve të cilet as andërr nuk e kan parë luften!

Të tillët i grabiten këto tubime, pasi që e kanë grabit edhe pushtetin!

Po perpiqen edhe te kaluaren, luftën dhe lavdinë, të pervetësojnë e të ja përshtatin vetes! Kjo vlen për të gjthë pushtetaret e pas luftes!

Çka lyp pushtetari të drejtoj qime koti, kur aty ka Komandantë e luftëtar që akoma kanë plagë dhe aromë gjaku!

Ky absurditet është i qëllimshem, matrapazet pushtetar, duke bastarduar vlerat e luftes dhe ato njerzore e historike!

Ky soj i pushtetarve jo veq që nuk bënë luften por po e minojnë edhe paqen!

Te rënët e luftes mjerisht nuk po flasin, dëshmoret me pas mund i kishin përzan këta llaskuca që shkojn pranë vorrezave të tyre e të viktimave!

Ky soj i hipokritve shkojnë pranë Vorrezave të Dëshmorve dhe të Viktimave për të bërë homazhe sa për të i mashtruar të gjallet gjoja sikur se ndien dhimbje për të[ vdekurit, por nuk duan të i shohin me sy luftetaret e gjallë!

Për këtë soj sorollatës e pushtetaresh vetem të vdekurit janë të mirë!

Ndërsa Luftëtaret Invalidët nuk i duan të gjallë! Këtyre të fundit një dit do te ju hargjohet durimi do të i terheqin zvarrë këta hipokrit të flliqur pushtetar!

Historia nuk mund të ndryshoj historibërsit janë gjallë dhe nuk lejojn të tallën majmunat me vlerat e UÇK-së, të luftes e të Atdheut!

Lavdi Deshmorve nder dhe respekt per çlirimtaret

15 janar 2024

Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …