KEK
Fillimi / Opinione / Sadik Halitjaha: I nderuar Kryeministër Edi Rama!
Sadik Halitjaha: Votimi i sotëm më 91 vota për Igor Simiqin ishte provimi i parë i “patriotëve” në Kuvendin e Kosovës

Sadik Halitjaha: I nderuar Kryeministër Edi Rama!

I nderuar Kryeministër Edi Rama! Reagimin tënd në ketë shkrim e pranojmë si shkrim real dhe sqarues. Njëkohësisht si porosi e këshillë nga vëllai i ynë i madh, por kjo vlen vetëm për ne popullin e rëndomte të Kosovës. Jo për ata që mendojnë se janë të gjithë dijshëm dhe konsiderojnë veten profet e misionar të Kosovës, kjo nuk vlen . Ata Kosovën e konsiderojnë dhe trajtojnë si pronë të tyre. Këta nuk pranojnë këshilla e as kurë janë për te mirën e tyre personale e lere ma për Kosovën sepse mendojnë se janë të gjithëdijshëm. Kur rrugët dhe autostradat e Kosovës u bënë, këta farë udhëheqësit me profecitë e tyre na thonin se do të ketë zhvillim rajonal e nuk na treguan se nuk duhet te kalohen nga të tjerët këto rrugë. Kurë na kanë than se po i përmbushim kushtet me hyjë në Evropë, po e përmbushim MSA-në. Si e paskan menduar bashkimin me Evropën me të tjerët në gjithë ketë treg të madh? Këta jo që nuk duanë të Flas Shqipëria për Kosovën por as të bëj marrëdhënie me të tjerët nëse nuk ju pëlqen këtyre. Harrojnë që Shqipëria është shtet ma shumë se njëqind vite. Në këtë rast po ju pengon Edi Rama i cili po e reformon shtetin shqiptar dhe është duke u përkrahur nga Amerika, Gjermania Anglia dhe Evropa. Po bahet mirë Shqipëria, po bëhet i pa krahasueshëm personaliteti i Edi Rames. Aleancat e vjetra anti shqiptare janë shumë aktive dhe ndikojnë direkt dhe indirekt të miopet që udhëheqin Kosovën dhe bëjnë favore të një pjesë e atyre në Shqipëri të llojit të njëjtë, të cilëve ju vje më lehtë e më me interes të i ruajnë pozitat dhe privilegjet e veta dhe të llojit të tyre në Shqipëri që nuk ju përmendi emrat por janë objekt i akuzave dhe përballjeve me drejtësinë gjatë këtij viti që po vije, për llogarit dhe dëmet që i kanë bërë Shqipërisë ndër vite. Nuk është për habi gjithkush përkrahë llojin e vet, por kur është çështja e atdheut duhet te jemi të bashkuar. Mjerisht bajraktarizmi regjionalizimi dhe interesat meskine të pa tej kalueshme ndër ne. Para e shohin  mizën në oborrin e tjetrit se sa Buallin në oborr të vet. Vështirësitë që i vijnë Kosovës janë nga mos dija e rrugëtimit në drejtimin e duhur dhe në kohen e duhur nga miopet dhe injorantet. Kështu kurë vije në udhëheqje njerëzit jo adekuat dhe jo të duhurit. Këta se kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë se bashkëpunimi rajonal nuk ashtë bashkim shtetesh por përcaktim vullnetarë i rregullave për ç’do shtet veç e veç dhe me cilin do shtet tjetër veçmas. Dhe pa asnjë  detyrim që këto marrëveshje të janë të detyrueshme dhe të përhershme. Por ndoshta këtyre prijësve të Kosovës nuk ju paqenë të ju prijë askush dhe pasi që vet nuk ju prin proceset nuk durojnë tjerë. Kosova mundet të i paraqet Kërkesat dhe te bëj marrëveshje me Shqipërinë Maqedoninë Malin e Zi ndërsa Serbisë mundë të i caktoj kushte dhe pa u përmbushur këto kushte nuk mundë të vendosen rregulla dhe të bëhen marrëveshje. Jo të sulmohet udhëheqja e Shqipërisë- Krye ministrin Edi Rama. Nuk e kuptoj ku e kanë hallin kta liderët e Kosovës. Jam lodhur tu menduar përse gjithë ky vrer kundër Edi Rames? Përse gjithë ky hezitim të janë në tryezën e përbashkët rajonale sidomos kurë e kem edhe Shqipin aty? Të vetmin arsyetim bazuar në interesin ekonomik që duhet menduar për Kosovën? Kosova ashtë në mes këtyre shteteve me territor dhe nuk kufizohet me shtetet që s’do të janë në këtë marrëveshje dhe nuk mundet të vjel të ardhura nga doganat dhe këto janë kogja shumê gjashtê qind apo shtat qind milion në vite. Këtu duhet menduar mirë në përcaktimin e rregullave dhe kuptohet nëse nuk janë në favor të Kosovës mundë të tërhiqet Kosova. Por Kosova do ta ketë kufirin në Durrës e Kakavi. Mendoj se liderët e Kosovës ma shumë po mendojnë për privilegjet e tyre personale që i kanë edhe nga doganat, se sa për Kosovën Shqipërinë dhe të ardhmen e popullit tonë. Sharjet dhe mallkimet ndaj Edi Rames. Thirrjet në një Jugosllavi të dikurshme apo te re janë absurde sepse këtu nuk bahet bashkimi i shteteve as ndonjë federatë e konfederatë shtetesh, Shtetet mbeten sovrane por disa rregulla të përbashkëta. Shqipërisë i takon të flas e veproi për Kosovën prandaj vëllai Edi Rama po e banë për mrekulli punën për Shqipërinë dhe shqiptaret kudo që janë. Mjerisht injorantet po bëhen pengesë dhe vonë do ta kuptojnë. Falemi nderit Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Telegrami që Molotovi i dërgoi ambasadorit të BRSS-së, Lavrentyev, për Marshall Titon, më 31 janar 1948

Dokumentet e botuara nga fondet jugosllave dhe ruse mundësojnë një pamje objektive jo vetëm të ...