Sadik Halitjaha: Kameleonët udbashë, të përshtatshëm e të privilegjuar në të gjitha kohët dhe situatat

Në Tv – “Kojshia Show” – në moderimin e Sadri moderatorit, ishin kapardisur si kurrë më parë Udëbashët – Nafi Çgrani dhe Fatmir Sheholli!

Ç’të thonë e ç’të mos thonë, e përziejnë qullin që vetë e hanë!

I thanë të gjitha që ju kanë thënë me i thënë!

Tema të përziera siç janë vetë, nëpër gojë pa e marrë se lënë askënd!

Duke e lavdëruar vetveten, këta kush janë e kush kanë qenë,

Udbash, ama udbash me nam, vetvetes i thonë!

Pasi u përulën e i puthën duart e këmbët njëri-tjetrit, pasi e lartësuan deri në qiell njëri-tjetrin, u krekosën për punën e lavdishme që e kanë bërë në UDB, dhe atë që e bëjnë tani në shumë shërbime!

Nafi Çegrani tha: “Nuk duhet të na quani spiunë, sepse ne kemi qenë zyrtarë të Shërbimit, s’kemi qenë bashkëpunëtorë!”

Kjo sipas tij e shfajsonte dhe e amnistonte publikisht!

Ndërsa Fatmir Sheholli tha: “Unë s’kam punuar për UDB-në, por për Sigurimin Krahinor dhe në zyrën Analitike!”

Edhe sipas tij, s’paska qenë spiun, por zyrtar, edhe atë jo Udëbash, por i Sigurimit!

Kjo i bie, jo derra por të bijtë e derrit!

Kështu kur shteti është pa burra, Kosova e pa thurur, pa kufi e kontroll!

Livadhisin shërbimet serbo-ruse dhe pos shërbimeve të fshehta bëjnë edhe digresione të hapura publike, pse mos t’i bëjnë kur ju rezervohen studio televizive dhe media e portale, tani nën kontrollin e tyre!

Shtrohet pyetja: pse tani (në këtë kohë) dhe me çfarë qëllimi? Pse nxjerrin dokumente ”sekrete” apo të sajuara e të pavërteta?

Apostrofojnë njerëz të hedhur nga UDB-a, e KGB-ja!

I thonë disa të vërteta në sasi e cilësi të kontrolluar, për të maskuar shumë të pavërteta dhe për të realizuar qëllimin e tyre apo të patronëve të tyre që këta ju shërbejnë!

E pavërteta nuk mund të besohet, nëse nuk ambalazhohet me të vërtetën e stërholluar!

Cili mund të jetë qëllimi i Udbashëve dhe i tutorëve të tyre?

Mendoj, kanë për qëllim të përçajnë e të bëjnë rrëmujë në Kosovë në mes partive dhe ndër shqiptarë!

Sikur që e pamë në këtë tv, – “Kojshia Show” -,

Këta Udbash apostrofuan emra të akademikëve, personaliteteve, politikanëve, hoxhallarëve e individëve të ndryshëm!

E vërteta ishte apo mund të ishte ndër krejt këtë karashmak, dy të vërteta të hedhura si lecka nga UDB-a dhe 10 të pavërteta të mbështjella e të ambalazhuara bashkë për t’u marrë të gjitha si të vërteta!

Qëllimi është të përzihen egjrat me grurin, e populli t’i hajë për llokum!

Këta duan të përziejnë delet e tyre të zeza me të bardhat dhe t’i thonë popullit se të gjitha janë dele!

Kjo bëhet me qëllim të rehabilitimit publik të spiunëve e të shërbimeve!

Të flasin hapur e të bëhet shumë normale, të thonë lirshëm e me krenari se janë të këtij apo atij shërbimi, kështu ndodh kur nuk funksionon shteti dhe dikasteret e shtetit, policia, AKI, prokuroria e gjyqësia!

Krejtësisht absurde: i besohet torturuesit, jo të torturuarit, i besohet Udëbashit, jo të burgosurit, nga ai fajësohet deklaruesi, jo nxjerrësi me dhunë dhe sajuesi i deklaratës!

Nuk dua askënd ta amnistoj, por ta ndaj në mes përmes të keqen nga e mira!

Unë tri herë i burgosur, në dy raste më kanë sjellë në ballafaqim shokët e idealit, bashkëpunëtorët e organizatave të fshehta!

Por aspak nuk jam i hidhëruar, i burgosur, i torturuar krejt i mavijosur nga pamundësia për të rezistuar, më kanë nxjerrë edhe mua!

Fare nuk më ka hidhëruar ky fakt, sepse isha edhe vetë i torturuar deri në alivanosje dhe e kuptoj të torturuarin mirë!

Po ashtu e kuptoj edhe torturuesin dhe me tërë qenien e urrej dhe gjykoj!

Si ka mundësi të jetë më i besuar torturuesi i UDB-së sesa i torturuari veprimtari kombëtar politik, në këtë rast viktima e tij?!

Unë vërtet i torturuar, por le të dalë një nga shokët të thotë se e kam përmendur unë emrin e tij, edhe se unë isha përgjegjës i niveleve të larta ku shumë shokë kisha në organizatë!

Në ballafaqim në JNA më sollën një bashkëpunëtor të KOS-it, një Agim Rexhen nga Ferizaj, edhe se e bëri lojën brutale e të pistë ndaj meje, edhe se ma inskenuan pushkatimin në pyll pas mesnate, asgjë nuk nxorën nga unë KOSI i JNA-s!

Sot torturuesit e tillë favorizohen e vlerësohen, ndërsa vuajtësit etiketohen, shantazhohen; kjo do të na çojë në vëllavrasje apo luftë civile!

Me këtë rast nuk dua të flas për fenomenin e krenarisë për shërbimet perëndimore, bashkëpunëtorët e tyre ta ndalin fjalën në fyt, duke rrahur gjoksin: “Unë i përkas këtij apo atij shërbimi evropian e përtej!”

Të jashtëzakonshmet e të çuditshmet janë bërë normale e të zakonshme!

Pasi që LGBT-istët (pederat) janë bërë me parada tradicionale, edhe ato Parada të Krenarisë i quajnë?!

S’është e çuditshme që po çthurret familja shqiptare!

Po bie dinjiteti e identiteti, si dhe krenaria e shqiptarizmit!

Të ligët, fajtorët e të luhatshmit, o e kanë nga frika se do t’ju dalin në shesh të ligat, ose janë duke u përgatitur për opinion!

Kanë filluar të thonë për veten e tyre: “Edhe për mua mund të dalin prova, do të dalin të gjitha e të tjera!”

Jo, nuk mund të dalin prova nëse nuk ke qenë kurrë i tillë, shpifjet nuk janë prova, sa do të konstruktuara e të sajuara mirë e fort nga UDB-a apo KGB-ja e cili do shërbim tjetër nëse nuk ke qenë kurrë bashkëpunëtor në strukturat e tyre!

Patriotët dhe të ndershmit shqiptarë të vërtetë nuk duhet të frikohen nga shpifjet e këtyre marrëzive të aktivizuar si kurrë më parë!

Llumi i antivlerave po e mbulon vlerën dhe njerëzoren, tradhtia mbi patriotizmin dhe atdhetarizmin!

Imoraliteti mbi moralin! Hajnia mbi ndershmërinë!

E pavërteta mbi të vërtetën! Kolaboracionisti e kuislingu konsiderohen patriotë, ndërsa veprimtari, i burgosuri, luftëtari për liri, spiun!

Kështu në çthurje të popullit na çon, kur relativizohet e mira me të keqen, si dhe kur përgjithësohen të bëmat në mënyrë kolektive sikur të gjithë jemi njësoj!

Duhet thënë stop këtyre dukurive!

E mira dhe e keqja kanë mur në mes dhe asnjëherë nuk duhet t’i lejojmë të na i përziejnë të tjerët!

22 qershor 2024

Kontrolloni gjithashtu

Gresa Jakup Krasniqi: Çlirimtarëve. nga gjoksi mund t ua hiqni kollaret me shqiponjë, por kurrë nga zemrat!

Gresa Jakup. Krasniqi, ka shkruar një artikull në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për babanë e …