Brickos

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Konferencë ndërkombëtare apo rikthim në pikën zero

Pas shpalljes së Pavarsisë, Kosova rrëshqiti gjithnjë andej ka e tërhoqi Serbia!

Pse u deshtë Kosova të hy në bisedime me Serbinë pas Ahtisarit!

Pse rrëshqiti nga bisedimet teknike në ato politike!

Pse u pajtua të pranoj fusnotën!

Pse hyri në bisedime për rregullimin e brendshem të Shtetit e të pushtetit!

Pse hyri në bisedime për këmbim territoresh ( korigjim të kufijëve) pa qenë Kosova anëtare e OKB!

Pse duhet pyetur për rend dhe ligj Serbia, për targa e dukumenta identiteti!

Pse duhet me e lutë Vuqiqin me i terheq apo ndaluar teroristet nga Veriu i ynë!

Ata terrorist që vet Serbia i ka trajnuar, armatosur e organizuar si dhe po i instrumentalizon e dirigjon në ç’do kohë!

Shumë përse do ti thoshim, por të gjitha në një puqen?

Pse pas fitores së luftës lidershipi anti luft, bëri të gjitha përpjekjet për ta rikthyer Kosoven në Autonomi të Serbisë!

Serbia u përpoq dhe donë ta barazoi me status Veriun me tri Komuna, të barazoj me Kosovën!

Si dhe ta ndertoj Serbinë e madhe me tri Republika e dy krahina!

Republika qendrore e Serbisë,

Serbska Republika,

Repuplika e Kosovës,

Krahina Autonome e Veriut dha ajo e Malit te Zi!

Të gjitha nën ëmbrellen Serbo-Sllave si dikur Jugosllavia!

Çuditrisht kjo llogaritje e Serbis po i konvenon edhe disa ndërkomëbtarve Ruso fil!

Tani në konferencen ndërkombtare! Kosova shkon si palë apo si?

Shkon për tu marr vesh për njohje apo për ndarje!

Si mund të lejohet të negociohet apo ma drejt te thuet të ri vendoset për statusin e Kosoves!

Nëse preken themelet e Shtetsisë, nëse preket Sovraniteti dhe integriteti!

Nëse lejohet ndarje apo ndryshim i çfardo norme nga ajo që GJ.N.D-ja e ka dhan verdiktin!

Hymë në rrugë pa kthim dhe bie poshtë i gjithë procesi i deritanishem!

Pra konferenca ndërkombtare riciklon procesin apo e rikthen Kosovën në pik e nisjes në zero!

Për Kosovën ka pasur edhe ma heret konferenca nderkombtare në Këshillin e Sigurimit në OKB!

Ishte edhe e Rambujes dhe ajo e Vjenes!

Çka kerkoj Edi Rama? Sa ësht para përgaditur kjo?

Me cilat argumenta do të merret dhe cilat vendime duhet te dalin nga kjo Konferencë ndërkombtare!

E cilit nivel kjo Konferencë do te jetë, Europjane apo edhe Anglia dhe Amerika do të jenë bashkë?

A mos mendon në nivel të OKB-së?!

Sa e ka bërë punen Shqipria per të shkuar vendimet në vendin e duhur!

A ka qenë Edi Rama në nivelin e paraardhsve politik të tij?

A janë akteret vendimmarrjes me qëndrimet e paraardhsve të tyre?

A mos vallë Edi Rama po del, një shumë i dëgjuar për ndërkombtaret e njëi pak i kujdesëshem për Kombin!

Mos vallë vetëm për me ju lehtësuar e hequr qafesh çështjen e Kosovës Ndërkombëtarve, si dhe me i liruar nga pergjegjsia Vuqiqin dhe Albinin nga vendimet që dalin nga kjo Konferencë?

Mos vallë këto puqen të gjitha në një pikë?!

Ndoshta pak u menduar vlera e Shtetit dhe e teritorit të Kosovës, karshi vlerave individuale të liderve të Serbis, Kosovës dhe të Ndërkombtarve si Lajqak, Borell e Eskobar!

E beri këtë kërkes për krejt këto Edi Rama, apo e kreu porosin e padronit për favore e persomalitet të vetin?!

Pse nuk bisedohet dhe nuk kordinohet me Kosoven!

Ne shqiptaret e kuptojm se Shqipëria e ka obligim kushtetues përkujdesjen për bashkëkombasit Shqiptar kudo që janë!

Të tillë e duam e respektojm dhe e pranojm Edi Ramen si vllanë e madh!

Por s’mundemi ta durojm kur vëllai i madh edhe kur kojshia ja rrahin vëllëzerit më të vegjël, ky për të u dukur burri i mirë, jo që nuk i qorton kojshit por i fajson vëllezërit e dëmtuar?!

Nëse mendon se ma i rëndsishem është ai, si individ dhe kariera e perfitimi i tij, si dhe lavdata e merita para të tjerëve?!

Karshi ndarjes dhe humbjes së integritetit territorial të Kosoves, gabim ka menduar!

Nëse mendon se ma e madhe është vlera të ketë Shqipria raporte e mardhënje të mira me Serbinë dhe ndërkombtaret,se sa mospërfillja e Kosovës,gabim e ka!

Prioritet i proriteteve duhet të jenë mardhanjet ndërshqiptare pastaj me të tjeret!

Edhe se Albini ka gabuar kur ka themeluar degë të VV, në Shqiprëi dhe i ka fut në zgjedhje me marr pushtet, si dhe ka mbajt anë!

Gabimi i Albinit nuk ka qenë gabim i Kosovës!

Hakmarrja ndaj Albinit nuk duhet ta godet Kosoven nga kryeministri Rama, si edhe nga Aleatet!

Dëmtimi i Kosovës si duket i ka rrënjet larg në kohë dhe histori!

Jan duke u përseritur gabimet e vjetra me akteret e ri!

Shpresoj te Anglia dhe Amerika pasi që hollësisht i njohin popujt e Ballkanit vendimet e së kaluares dhe mashtrimet deri në ditet e sotme!

E kanë të qartë se e keqja e krejt Gadishullit ilirik ka qenë dhe është Serbia!

E dinë se kjo Serbia e njeh vetem gjuhën e forcës!

Shpresoj se me ketë gjuhë do te bisedojn dhe vendime të drejta do të marrin, jo veq për ta korigjuar padrejtsinë e së kaluarës por për hir të sotmes dhe të se ardhmes!

Shqiptar mos ta fajsojm vetveten as aleatet, kur dihet që katercipisht është fajtore Serbia!

Rroftë Kosova e pavarur!

 

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Paradoksale

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në …