Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: LETRA E QEVERISË SË KOSOVËS DREJTUAR PARLAMENTIT TË EUROPËS!

Kjo leter s’është gjë tjeter pos fishekzjarre pas festës!

Kjo leter jo veq një hap mbrapa por me vite mbrapa!

Kujt ju dasht kjo leter, pse u dasht teë pritej kaq, e në fund dhe përtej fundit, deshen të kamuflohen mashtrueshem pas një letre!

Kujt po i duhen vonesat e Kosoves në rrugtim drejt Europes, deri tani kam pas mendim se këta qeveritar kryejn mision kundër Kosovës, tani jam i bindur se këta jan naiv e enfantin, janë edhe kundër vetvetës!

Je kunder apo pro Zajednices, njera anë e medales duhet të jetë, kështu me ketë qendrim (pjo) si te kuptohet!

Si ka mundsi që ju o miop kur i mbyllni syt e juaj mendoni nuk ju shef askush as Europa!

Kend e bindë letra e juaj post festum, pse nuk e benit deri tani draft statutin qe 4 vite!

Pse e pritet të kaloj mbledhëja e Kshillit te Ministrave Europjan, kujt ju mendoni se ja hudhni me kso sjellje pos vetvetes!

A mendoni se Europa bota dhe populli i jonë, janë të gjithë budallenj , pos juve qeveritarve, siq jeni naiv e miop, hipokrit e mashtrues!

Veprimet tuaja regresive e shtyn mbrapa me vite Kosovën!

O ju naiv a me një leter, mendoni se e mashtruat Popullin dhe Europen?!

Sikur ta mbanit qëndrimin elektorjal si burrat, Jo negociata, Jo Zajednica do të ishim shumë me ju, deri në fund qoftë edhe me rezistencë luftarake!

Por ju vetem i vononi dhe pasi ju kalben i hani!

Krejt çka arrini, arrini me i dëmtuar raportet me Aleatet, dijeni mir se po i dëmtoni raportet edhe me popull, nga paaftësia dhe keqë qeverisja!

Sa duhet të pret ky popull, një pem për pes e gjasht vite që nuk jep frytet duhet nxjerr nga kopshti!

Kur populli do të ju tregoj se ju nuk e keni vendin në qeveri por në rrugë!

16-maj 2024

Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …