Brickos

Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Në duar të kujt ka mbetur Kosova!?

Shteti ynë a ka Protokoll?

A ka ndonjë etikë njerëzore të sjelljes së lidershipit?!

Me cilat norma e tradita sillet e vepron kreu i shtetit!

Lidership më të pa dinjitetshem e të pa karakter e hipokrit nuk ka askund!

Më miop e meskin, më inatçor e fanatik, më hakmarrës e injorant!

Në krejt botën nuk ju gjen krahasim! Sillen me pa përgjegjësi dhe nivel fëmijësh!

Vetë Presidentja në imitim të Shteteve demokratike thirri një takim me rastin e ditës së vetëshpallur nga LDK dita e Presidentit!!!

President i kujt ka qenë  ishte çfarë funksioni e kompetencash ka kryer Rugova?!

President në institucione Legale ka patur vetëm nga shpallja e Pavarësisë e këtej! Këta jo që nuk e din, por ju i shihni vlerat me kokë të poshtë, ashtu vet jeni të kthyer mbrapsht dhe të tillë si anti vlerë që jeni, vetëm llojin e juaj e njihni dhe anti vlerat çmoni!

Ngase jeni daltonist veç bardh e zi shihni bile bardh rrallë herë!

Të zezën doni ta bindeni popullin ta konsideroj e ta pranoj si të bardhë!

Ju që jeni pjell e kolaboracionistëve ndër shekuj gjysh pas gjyshi të zhytur në tradhti dhe silleni si në centrifugale rreth boshtit të tradhtisë!

Nuk jam unë subjektiv aspak ndaj Hashim Thaçit as që kam asgjë personale me atë, e as me ju! Vetëm kur e shoh se dikush shkelë vlerat e luftës gjakun e derdhur për liri tmerrohem dhe ndihem keq se edhe unë jam pjesë e atij gjaku, e luftëtar i kësaj lirie, çlirimtar bashkë me aleatet!

 Si guxoni të i mohoni çlirimtaret kur vet i gëzoni majat e privilegjeve të kësaj lirie! Po të ishte Mjeda gjallë do të thoshte: Bylbyl ky shekull or e çast ndërrohet … Por ish Presidenti është gjallë! Sikur të mos ishte i gjallë, gjithsesi është dashur të përmendet për hir të së vërtetës, kontinuitetit!

Ai ishte President! Por ju silleni si shembulli i makushit kur gjahtari gjuan në ajër, makushi e fut kokën në rërë deri sa i mbulon sytë dhe kur më nuk shef, mendon se është mbuluar e tëra dhe është e fshehur nga gjahtari! Gjahtarit i duhet të shkoj ta kap për bishti! Ju kështu vepruat, pasi nuk e shihni para syve nuk ekziston për ju ish Presidenti?!

Por ju që jeni të llojit tjeter, vetëm llojin si ju shihni!

Duke e mohuar Presidentin mohoni një etapë, mohoni njeriun që shpalli Pavarësinë e Kosovës, mohoni atë që zhvilloi politikat e luftës duke i përshtatur me ato Amerikane! Njeriun i cili nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë!

Po kush ju ka pjellë juve të na mohoni historinë!

Ju të mallkuar!

Por ju gjykoni e para gjykoni.

Vet rreni e i besoni rrenës së juaj!

Hashim Thaçit sa i përket luftës dhe çlirimit të vendit, duhet ti ngritet një permendore 10 metra e lart! Sa i përket pas luftes kur e di me kënd ka bashkë qeveris me vie gjynah dhe e habitshme si ka mbet me mend në kokë!

Duke pasur punë me ju, mund të ketë bërë shumë gabime! Edhe nëse ka bërë shumë gabime, me të cilen të drejtë ju e gjykoni, anatemoni e mohoni pa gjyq pa ndonjë vendim gjyqësor të formes së prerë për fajësinë !

Ju jetoni me paragjykime dhe gjykoni çlirimtaret pa gjyq! Ju të jeni prijetarë të shtetit?!

Ju që nuk dini kah i bie jugu e as veriu!

Po i vishni me epitetin e kriminelit çlirimtaret?! P

o kënd e vrau Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, e të tjerët?

Numëroni në gishta e ju thafshin, që thundra u desht ti keni!

Ju more mjeranë, edhe në parlament edhe në rrugë edhe duke dërguar dosje të rreme e të montuara i dërguat në Hagë ata që ua sollën lirinë në pjatë, juve qê se meritoni!

Kujt ja bëtë shërbimin që dy herë që u mblodhet si zogjtë e qyqes asnjeri nuk e përmendet që mungon Thaçi, që ishte dikur President!

Sepse ai është i gjallë !

Dhe mund të shpallet i pa fajshëm e së shpejti do të vij !?

Jo, jo, ju e kryeni misionin që ju është dhënë nga ata që ju kanë ngarkuar për ta kryer!

Ju nuk jeni shqiponja po as pula jo, ju jeni laraska e nuk i doni shqiponjat!

Jeni të ligj e qyqarë  kurrë nuk keni bërë asgjë të mirë për Atdheun, as nuk jeni në gjendje asnjëherë të sakrifikoni as kafen e mëngjesit ,as gotën e uiskit për të mirën e Atdheut!

Ata që janë sot në Hagë ata sakrifikuan jetën me qindra herë dhe i dolën para vdekjes, e ja ku jemi i thanë ! Ju nuk mund ti kuptoni as të i dini veprimet e trimërisë e të heroizmit! Sepse në jetën tuaj në zemrën tuaj ekziston vetëm frika vetëm urrejtja, vetëm energji negative keni dhe vetëm antinjerëzoren   e përkrahni!

I mjerë ky popull, kush po i prin dhe ku po e shpie!?

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …