Sahit Xhemajli Tixhaj (1.2.1974 – 31.5.1999)

Sahit Xhemajli Tixhaj (1.2.1974 – 31.5.1999)

Sahit Xhemaili Tixhaj u lind më 1 shkurt të vitit 1974 në fshatin Arbanë të Prizrenit. Prindërit Xhemajl e Vahide Tixhaj linden e rriten bijtë e bijat: Enverin, Bajramin, Fadilin, Sahitin, Hanifen dhe Jalldyzen.
Shkollën fillore e kreu në Arbanë në ish shkollën fillore “Aradha e Sharrit” në Prizren.
Që në vitin 1990, në moshën 16-vjeçare, ka marrë pjesë në te gjitha protestat dhe demonstratat, të cilat asokohe ishin mbajtur në Prizren e më gjerë kundër pushtuesit serb. Po ashtu ka marrë pjesë në organizata atdhetare të kohës, veprimtarinë e të cilave e ka mbajtur në konspiracion të thellë
Kontaktet e para me UCK-në datojnë që në qershor të vitit 1998. Në atë kohë pa lajmëruar fare familjen, niset për në Shqipëri, ku qëndron dy javë me bashkëluftëtarët e tij. Gjatë qëndrimit, në Cahan afër Kukësit ka kryer stërvitjet ushtarake.
Gjatë kalimit të kufirit, që i ndante përmes trojet shqiptare, tërë terreni ishte mbushur me mijëra forca policore e ushtarake të Serbisë. Në ecejaket e tij dhe të bashkëluftëtarëve nëpër malet e Pashtrikut, Sahit Tixha ka qenë i lënduar në këmbë dhe në dorë, por nuk e ka ndalur rrugëtimin e tij në sjelljen në Kosovë të armëve, që ishin aq të domosdoshme për t’ i zgjeruar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më vonë ishte sistemuar në fshatin, Bllacë, ku edhe ishte vendlindja e nënës së tij dhe njëra ndër fortesat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës.
Sahiti ka qenë pjesëtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari Kumanova”, të Zonës Operative të Pashtriut. Ka marrë pjesë në të gjitha aksionet, por me e veçanta e tyre ishte në lagjen Suka, në Bllacë, ku luftëtarët e lirisë kishin luftuar ballë për ballë forcave okupatore serbe Ka marrë pjesë edhe në luftime të tjera kundër forcave policore e ushtarake serbe me bashkëluftëtarët: Salih Kermeni, Shaban Iballi, Ismet Guraziu, Muhamet Kyqyku, Zenel Zekolli, Agroni, Shefqeti etj.
Me 23 maj të vitit 1999 ndodhej në pozicionet e luftës, në Bajrak të Luzhnices. Gjatë luftimeve të pabarabarta me forcat armike serbe Sahiti fillimisht plagoset por pas disa kohe nga plagët e marra ndërron jetë. Në ndërkohë bashkëluftëtarët arrijnë ta tërheqin kufomën. Në çastin e rënies Sahiti ka qenë vëzhgues.
Ka qenë i fejuar gjatë kohës së luftës.
Ishte atdhe dashes patriot zemërbujar. Sahiti, gjatë kohës së luftës ka mbajtur ditar personal, të cilin ja kishte lënë amanet nënës, Fatime të familjes Braha, në Kukës. Nëna e Sahitit e ka marrë ditarin por në vitin 2000 drejtori i atëhershëm i RTK-së, e ka marrë ditarin dhe nuk e ka kthyer më. (Ismet Guraziu)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …