Sali Berisha

Sali Berisha: Ata që e ndjejnë vetën se janë të kombësisë kosovare, janë gjak titist-jugosllavë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë speciale dhënë Radio- Dukagjinit, ka folur për shumë çështje, ndër të cilat edhe për debatin “kosovarë” apo shqiptarë. Berisha, ata që e ndjejnë vetën se janë të kombësisë kosovare, i ka quajtur gjak titist-jugosllav.  “Është një marrëzi, një trashëgimi e kohës së Titos. Tito dhe grupi kroato-slloven i udhëheqjes politike jugosllave, ishin magjistarë për të nxjerrë nga librat dhe doktrinat e shkuara të gjitha llojet e koncepteve në ish-Jugosllavi, për të krijuar nocione, fiktivitete, falsitete. Mbajti nja 18 vjet Xhemal Bjediqin derisa i futi një bombë në aeroplan, vetëm e vetëm se i duhej kombi mysliman. Tani, këta që pretendojnë për komb kosovar janë fund e krye gjak titist, jugosllav, kudo që të jenë, tha Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …