Partia FJALA

Sali Kabashi: Partia FJALA, dritë në fund të Tunelit!

Që nga paslufta, kishim pushtete dhe qeveri të ndryshme, sa nga një parti, sa nga tjetra, por asnjëra nga ato nuk bëri asgjë që të iu jap arsye qytetarëve të Kosovës ta shohin vendin si perspektivë për një jetë më të mirë!

Miliona investime nga SHBA dhe vendet evropiane, sot nuk janë askund që mund të shihen dhe të arsyetohen! Askush nuk përfitoi përveç shefave të mëdhenj që janë bërë milionerë brenda natës! Por, tashmë qytetari i Kosovës është lodhur nga gënjeshtrat dhe premtimet e kota, këtë e dëshmon edhe dalja e pakët në zgjedhje që është 45% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, të paktën kështu ka raportuar KQZ!? Arsyeja e vetme e mos daljes së qytetarëve për të votuar, është dëshpërimi me elitën politike e cila nuk u ka servuar gjë tjetër veç gënjeshtrave e mashtrimeve! Andaj, zgjedhjet e ardhshme, personalisht pres një befasi të këndshme për qytetarët dhe të hidhur për pushtetin e kriminalizuar!

Partia e cila u formua nga Dr. Gëzim Kelmendi, tashmë pothuajse dy vite është në skenën politike dhe ka bërë hapa konkret në shtrirjen e saj në të gjithë territorin e Kosovës, ku ka mbledhur rreth vetes një numër të madh njerëzish që janë të pastër nga çdo involvim politik apo në ndonjë parti politike! Kjo e bënë FJALA-n më ndryshe nga partitë tjera! Njerëz të rinj, ide të reja dhe një mendje e ndritur, janë disa nga veçoritë që do sjellë kjo parti!

Një Shtet i mirëfilltë, nuk mund të zhvillohet me njerëz që nuk e kanë frikë Zotin, sepse çdo frikë tjetër mund të shmangët, përveç frikës nga Ai që të shef ku do që të jesh! Andaj, anëtarët e Partisë FJALA janë të tillë që i kanë frikë Zotit dhe si të tillë janë të larguar nga gjërat që janë në dëm të popullit dhe Shtetit, si: korrupsioni, hajnia, nepotizmi, klientelizmi, krimi i organizuar, padrejtësia, lakmia etj.!

Te ky aspekt qëndron edhe frika e pushtetit të tanishëm dhe partive të tjera në përgjithësi, se njerëzit që i përulen Zotit, mund t’i rrëzojnë nga pushteti i pamerituar!

Duke parë një kthim të fuqishëm të vetëdijes së qytetarëve të Kosovës, mendoj që kjo Parti (FJALA), shihet si një shpresë e vetme për ringjalljen e dinjitetit dhe krenarisë së dikurshme të këtij populli të përvuajtur nga pushtuesi serb. Kështu edhe e shoh si një dritë në fund të tunelit, ku ky tunel është errësuar nga pushtetet e deritanishme, që sollën çdo gjë të ligë e të keçe, duke zhdukur të mirën pothuajse nga çdo cep i vendit.

Pra, është koha që qytetari i Republikës së Kosovës, ta marrë të drejtën që i takon, që mos të jetoi nën thundrën e të paudhëve dhe ti japë fund mbizotërimit të tyre, duke i dhënë drejtimin e shtetit duarve të pastra nga ligësitë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …