Kryetari i degës së PDK-së, në Besianë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, ka mbajtur një takim me strukturat e partisë, anëtarë e simpatizantë të PDK-së. Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, dhe kryetari i Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, i cili ka ardhur enkas për t’i takuar bashkëvendësit e tij llapjan dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer. Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit llapjan, të cilët kishin ardhë për të dëgjuar kryetarin e degës Isak Shabanin dhe drejtuesin e PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka. Së bashku me deputeten Floretë Zejnullahu ishim të nderuar me mundësinë për diskutime të hapura dhe këmbim të ideve, në prezencë të një pjesëmarrje të madhe! Me pjesëmarrjen e tyre na nderuan Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së për Zvicer dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer.”, ka shkruar, Isak Shabani, në një postim të tij.
