Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, njoftoi rihapjen e bazës ushtarake, ajrore të Kuçovës

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi,  njoftoi  rihapjen e bazës ushtarake, ajrore,  të Kuçovës. Në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s, në Kuçovë, ai  ka deklaruar se kjo do jetë baza kryesore e Forcave Ajrore të Shqipërisë, pasi  është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin. Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës. Krenaria e sotme është mëse e ligjshme. Një vend i vogël si ne ka nderit ti ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive. Erdhi koha që në Kuçove të ndjehen avionët e NATO-s, ku do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore. Dronët Bajraktar e të tjerë  janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Ajo është nyje lidhëse për vendet e rajonit”, shtoi Ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …