Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Albin Kurti e ka provokuar qytetarin e Drenicës

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, komandanti i Zonës së Drenicës, gjatë luftës, Sami Lushtaku ka folur pas vizitës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ne Skenderaj. “Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhur me forca të shtuara të Policisë dhe pershtypja ime  dhe e opinionit në Skenderaj ishte sikur gjatë luftës. Kurti nuk duhej të vinte në Drenicë me polici,  sepse shumë aktivistë të Vetëvendosjes kanë ardhë kanë pi kafe në Skenderaj dhe kanë dalë sikur nga çdo qytet tjetër, unë mendoj se Kurti e ka provokuar qytetarin e Drenicës. E ka provokuar me vetë faktin se para dy ditësh ishte në Mitrovicë dhe nuk ka pasur aq shumë forca policore sa i pamë, në Skenderaj. Sheshi i Skenderajt ka qenë me plot policë, me maska e pa maska dhe unë mendoj që ky është një provokim që iu ka bërë Drenicës dhe komunës së Skenderajt”, tha Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …