Sami Lushtaku

Sami Lushtaku e ka quajtur, Xhelal Sveçlën “kastravec”, i cili po përpiqet të na mësojë sesi duhet të sillemi

Ish-kryetari i Skenderajt dhe komandant i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, duke komentuar intervenimin e policisë kundër invalidit të luftës, Faik Fazliu, është shprehur se  një pamje e tillë ku një ish pjesëtar i UÇK-së trajtohet në atë formë nga policia e Kosovës është e trishtueshme. “Realisht e respektoj shumë policinë e Kosovës sepse është një institucion shumë i respektueshëm, mirëpo ajo që ka ndodh në Prizren me të vërtet është trishtuese me e pa një invalid të luftës në atë gjendje. Sami Lushtaku e ka quajtur Sveçlën “kastravec”, i cili po përpiqet  të na mësojë  si po sillemi. Jo me dal ai ministri si kastravec, e me na tregu se qysh duhet me u sjell e me na tregu se iu paska kaluar  koha “njerëzve të fortë”. Unë mendoj që para ligjit nuk ka njerëz të fortë por nëse policia është sjellë në atë formë me të vërtet është për keqardhje”, ka shtuar Lushtaku.  Në pamjet e publikuara menjëherë pas rastit shihet se polici e ka shtyrë Fazliun duke e hedhur për toke, përderisa Inspektorati i Policisë së Kosovës ka nisur hetimet për rastin. Fillimisht, Faik  Fazliu,  u ndal për 48 orë dhee rasti u interpretua i gjoja  “kansoje ndaj policit”  dhe më pas u lirua.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …