Sami Lushtaku: Flaka e lirisë le të jetë edhe flakë e shpresës për drejtësi

Sami Lushtaku: Flaka e lirisë le të jetë edhe flakë e shpresës për drejtësi

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se, tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc kanë ndezur ‘Zjarrin e Lirisë’’. Ai ka shkruar se kjo është bërë në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së UÇK’së. “Tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc e ndezëm Zjarrin e Lirisë, në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së, me një mesazh të fuqishëm për drejtësi për çlirimtarët tanë në Hagë. Flaka e lirisë le të jetë edhe flakë e shpresës për drejtësi!’’, ka shkruar kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

33 të arrestuar pas protestës në Tiranë, 271 arrestime gjatë shtatë ditëve të tubimeve

Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona dhe ka proceduar penalisht 41 të tjerë pas …