Sami Lushtaku publikon raportin e Policisë: “S’ka pasur sulm ndaj eskortës së Kurtit”

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka publikuar një pjesë të raportit të Policia e Kosovës, duke pretenduar se dokumenti rrëzon akuzat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një tentim sulmi ndaj eskortës së tij. Lushtaku reagoi pas deklaratave të Kurtit lidhur me një incident të ndodhur në janar të vitit të kaluar, ku ishte pretenduar se ai kishte tentuar ta rrezikonte eskortën zyrtare me veturë. “As sulm, as rrezikim. Vetëm shpifje dhe gënjeshtër e Albin Kurtit”, shkroi Lushtaku.  Sipas tij, raporti policor konstaton se nuk ka pasur as sulm ndaj eskortës dhe as rrezikim të sigurisë në komunikacion. “Gjithmonë kam qëndruar drejt para Zotit, familjes dhe qytetarëve. Prandaj sot, faktet flasin vetë”, deklaroi ai. Lushtaku paralajmëroi gjithashtu se ndaj Kurtit do të ndërmerren veprime ligjore, duke thënë se kryeministri në detyrë do të përgjigjet në gjykatë “për këtë gënjeshtër publike dhe këtë shpifje të ulët”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …