Sami Selman Shatri

Sami Selman Shatri: SEÇ MBAJ MEND ….

Mbaj mend, kur ishim fëmijë, në shkollën fillore në Gurakoc, organizohej për çdo vit dita e shkollës. Dita e shkollës ishte një datë që lidhej me emrin e “Vaselije Gjuroviqit” i cili e kishte edhe bustin para shkollës.
Në atë ditë, lulëzonte vëllazërim-bashkimi, kujtoi shumë shipeca që putheshin e cikrronin gotat me serbë e serbianka dhe ndiheshin shumë të lumtur. Nuk e dinin mjeranët që  ata gjithmonë të puthnin me sherr!
Por gjithashtu mbaj mend që në atë ditë YUS, një vajzë sy-shqiponjë para fillimit të programit kishte grisur gazeten e murit me fotografinë e Titos dhe kishte shkruar me germa të mëdha KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI (Have Shatri, motra e veprimatarit të njohur Xhafer Shatri, në atë kohë i burgosur politik).Duke ec tutje, jo shumë larg kësaj ngjarje, seç mu kujtua edhe vizita e Titos në vitin 1975 në Kosovë. Isha rreth 10 vjeç, mbaj mend turma njerzish të rreshtuar në qendren e Gurakocit, mësuesit na vendosen rreth qafe nga një shami të kuqe, në mënyrë të organizuar na nxorën në rrugë, për pritjen e eskortës së Titos.
Ama, mbaj mend edhe atë që flitej atëherë, shumë patriotë ishin burgosur (izoluar) një javë para vizitës së Titos në Kosovë.
Pëshpëritej heshtas që eskorta kishte ndrruar iterenarin papritur për të mos kaluar nëpër një fshat të cilin serbët e quanin “Mala Albania” sepse aty flitej që jo rrallë dukej një dragua i cili folenë e kishte ndërtuar në Tiranë.

Pa dashje më ra ndërmend edhe viti 1979, kur një vajzë e padjallëzuar në mesin e të djallëzuarve i dorëzoi stafeten Titos në Beograd. Ngjitej shkallëve të Beligradit shumë krenare, kur ju afrua Titos, filloi t’i flasë shqip, ai e shiqonte me urrejtje e mosbesim!

Seç më ranë ndërmend edhe ngjarjet e vitit 1981, demonstratat e 30 prillit në Istog. Isha në shkollën e mesme, viti i parë.
Më kujtohet si sot, turmës së demonstruesve u printe poashtu një sy-shqiponjë me plisin e bardhë dhe dy gërshetat e lëshuara bukur krahëve të saj. Ishte Hysnije Blakaj që me flamurin kuq e zi i printe krenarisht demonstruesve. Rritej turma vazhdimisht me pjestarë të familjeve të njohura patriotike Istogase dhe kur arriti në oborrin e shkollës ish “Vëllezërit Ribar” ndërhyri brutalisht njesia speciale.
Më mbushen sytë me lotë kur kujtoi profesorin patriot Idriz Blakaj i cili në oborrin e shkollës u kacafyt me 3 policë serbë të cilët nuk mundnin ta rrëzonin edhe pse e goditnin pa mëshirë.
Fatkeqësisht nuk më hiqen ndërmend edhe burgosjet, përjashtimet dhe diferencimet e asaj kohe që dirigjentin e kishin në Beograd e orkestra mjerisht përbëhej edhe prej shipecave.

Më dhembë zemra pa e përmend që në këtë vit u bë edhe diferencimi dhe përjashtimi i profesorëve universitarë dhe atyre të Institutit të Historisë: Akademik Ali Hadri, Prof.Dr. Muhamet Shatri dhe Prof. Dr. Isuf Bajraktari.
Flitej se në mbledhjen e jashtëzakonshme kishte marrë pjesë vetë Kryetari i Komitetit Krahinor i cili duke pasë frigë që nuk po i bëhen numrat kishte ngritur dy duart për përjashtim.
Dikush i kish pas thënë: “Ruaje njërin për vehte, shpejtë do të vie radha”.

Ngjarjet e vitit 81 kanë lënë gjurmë të pashlyera në mendje tek secili shqiptarë, andaj smund pa e përmend se atë vakt flitej se disa avokatë shqiptarë të asaj kohe për përfitime përsonale, vendimet për denime të shqiptarëve që vinin nga Beogradi kur i merrnin, i thirrnin familjarët e të burgosurit dhe u thonin: Ka ardhë vendimi për denim, 15 vite burg, unë kam një lidhje atje e po mundohem me pru bile ne 8 vite. Familjari shiste çka kish për t’ja bërë gati shumën e kërkuar avokatit. Në fakt ato ishin vendime që s’mund t’i ndrronte askush, vinin nga Gjykata e lartë e Beogradit.

Duke menduar tutje, më erdhi rrotull ndërmend data 03 tetor e vitit 1989, kur në zyren e kryeinspektorit të UDB-së në Istog u dëgjuan zëshëm 6 krisma revolveri. Kryeinspektori mbeti i plagosur rëndë në zyren e tij. U trondit YUSI dhe Serbia, pati edhe aviona përmbi shpia, nga kjo datë u mbytë friga dhe filloi të liget Serbia.
Ahhh qysh mu kujtua se, atë botë flitej që disa shipeca kishin marrë pjesë në tubimin e mbajtur për denimin e rastit, besa disa flitej që kanë shkuar në shtëpinë e kryeinspektorit për ta ngushëlluar.

Ehhh, ma mirë nuk po vazhdoi më tutje, sepse duke kujtuar e kujtuar po më dalin parasysh edhe shumë fytyra të shëmtuara të shipecave UDBASH të asaj kohe, kur po i rikujtoi të gjitha “SUMA-SUMMARY” po del diçka dëshpruese: “Ndoshta ma mirë i kemi punët se sa që kemi merituar” apo jam gabim, dashtë ZOTI.

Shprehja flitej, flitej … nuk ishte një “legjendë urbane” ishte një realitet i hidhur i Kombit të ndarë padrejtësisht në 5 pjesë, ku secila veç e veç lotonte nga tradhatarët UDBASH, mjerisht …

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …