Sami Selman Shatri

Sami Shatri: MONOLOG BREZASH

  1. Kuvendojnë n’mes veti brezat

nuk pajtohen sa nusja e vjehrra

djali i ri i kohës së shkuar

e pyet bacën, pse u harru lufta!

 

  1. Tunjat’jeta ore djalë i mbarë

ka shumë kohë që s’jemi parë

tu shpalos këtë album t’vjetër

pashë një foto, t’rinisë t’hershme!

 

  1. Tu rritë nera bacalok

që t’ra n’mend rinia, sot

t’i kujtojmë ato ditë t’mira

plotë me ëndrra e dëshira!

 

  1. Kohë parimesh, idealesh

mbushë me dogma, e citate

nganjeherë të kota fare

t’pa kuptimta, t’dala mode!

 

  1. S’të vjen turp ore faqezi

qysh përbuzë t’i atë rini

fjalë e besë kur ishin një

ideali, ka qenë Shqipëri!

 

  1. Ka kalue, ai vakt i marrë

t’jeshë i varfër edhe krenar

sot rëndësi, ka paraja

veshja, mbathja edhe sevdaja!

 

  1. Mirë t’kujtohet ty ai brezë

kur këndonim xhaxhin Enver

n’kodër T’rimave, n’atë pranverë

zëri i Shqipes, dridhte dhenë!

 

  1. Sot ka ardhë, demokracia

vdiq Enveri, ra partia

një tender e ik varfëria

ç’farë është Kombi e Shqipëria!

 

  1. Pasha besën ore bacalok

s’mbahet shteti me hajdukllëk

as me rrena e pisllëk

veç me njerëz e patriotë!

 

  1. Mos u ban çun axhami

kombi e shteti s’kan rëndësi

s’kem nevojë me pasë ushtri

na mbronë bota, bitevi!

 

  1. Domëthanë, t’harrojmë parimet

t’shkelim besën edhe t’mirën

t’harrojmë miq e dashamirë

v’lla e motër edhe prindë!

 

  1. Pse po bëhesh aq merak

sot modernja ashtu thotë

babë e nënë e v’lla e motër

mysafirë do jenë në votër!

 

  1. Faqja e zezë, bac paska ardhë

me t’ardhë keq që je shqiptarë

me mohu flamur, kombësi

gjakun e derdhur për liri!

 

  1. Ai flamur që përmend t’i

është një leckë, kuq e zi

që na prishë me grekë e sh’kji

bën shumë dëme, për tregti!

 

  1. Ky flamur i lashtë sa jeta

i gjakosur, nëpër breza

do t’valoi në troje t’veta

k’thjellu bacë he tunjat’jeta …

 

Prishtinë, 22 Maj, 2022, ora 03h:12’

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …