Ministri Lleshaj: Në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%

Sandër Lleshaj: Shefi spanjoll i BE-së, Borell dhe emisari sllovak, Lajçak, janë zyrtarë të dy vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

Ish ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj ka deklaruar se  në vend që të ndizte ndonjë dritë shprese për të ardhmen, takimi i 27 shkurtit 2023 mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, duket se në thelb ka prodhuar njëfarë ushqimi të mjaftueshëm për diskutimet shterpë. Takimi i shumëpritur është i karakterizuar nga disa anomali shqetësuese. Së pari, BE, që kërkon me të drejtë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk i ka normalizuar as vetë plotësisht këto marrëdhënie, përderisa katër shtete anëtare të tij nuk e njohin ende Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. Këtë anomali vetëm sa e thekson më shumë edhe fakti se dy zyrtarët kryesorë që janë ngarkuar me Kosovën, pikërisht Borell dhe Lajçak janë qytetarë të dy vendeve që nuk e njohin republikën më të re të Europës. Së dyti, Serbia shkon në Bruksel si një vend kandidat për anëtarësim në BE, që ka hapur edhe negociatat e anëtarësimit, ndërkohë që Kosova shkon atje si i vetmi vend europian, i izoluar, qytetarëve të të cilit u kërkohen viza për të udhëtuar drejt vendeve të BE. Sigurisht që ka edhe shumë anomali të tjera mund të përmenden në këtë histori, si ato që lidhen më biografinë e Vuçiqit si ish-ministër i Millosheviçit dhe atë të Albin Kurtit si ish-i burgosur politik i regjimit serb. Në kushte të anomalive dhe shpërpjestimeve të tilla, nuk mund të arrihen rezultate të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Marrëveshja e Ohrit mbetet shtyllë e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar vendimin e Shteteve të …