SBASHK

SBASHK: Në 70 për qind të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët nuk është mbajtur fare mësimi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal, është konstatuar se në 70 për qind të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi. Sipas SBASHK-ut, në fillimim të javës së ardhshme, Ministria e Arsimit, në fillim të javës që po vjen  duhet të mbajë takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të kolegjiumit të drejtorive komunale të arsimite, të Këshillit të Prindërve dhe SBASHK-ut për të bërë përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme lidhur me orët e humbura në grevë. “Nëse nuk veprohet kështu, atëherë do të kemi  situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor  nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen  lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …