Brickos

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu kundërpërgjigjet me fakte e argumente përkrahësve të Dik Martit

RKL: Ku e ka gjenezën sikleti i Portalit Bota sot kundër Edi Ramës, kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të luftës?

Ku e ka gjenezën sikleti i Portalit Bota sot kundër Edi Ramës, kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të luftës, kundër UÇK-së, kundër të burgosurve politikë, kundër opozitës në Kosovë, kundër islamit, kundër  luftës së LANÇ-it, kundër Rexhep Qosjes, Adem Demaçit, kundër veteranëve dhe invalidëve të luftës dhe kundër shumë të tjerëve, por asnjëherë kundër Titos,  Kurtit, Veton Surroit  kundër Ibrahim Rugovës, as kundër asnjë udbashi të gjallë apo të vdekur të Kosovës. Kjo ndarje më së miri nxjerrë në sipërfaqe se në çfarë kazani të mbetjeve  antikombëtare  zien gjellën e vetë, kjo gazetë.

Ky pozicion informativ, kjo politikë redaktuese, ka qenë dhe po mbetet gjithnjë në të njëjtat valë me shtypin e Beogradit, në një masë edhe të Athinës zyrtare, sa i përket luftës kundër UÇK-së.

Ky portal e ka një Myftar me të cilin e hapë ditën për të sharë e për të fyer UÇK-në, krerët e saj, duke pranuar hapur se ka qenë dhe është spiun.

Pse e ushqen aq shumë kjo gazetë antishqiptarizmin, pastaj  në emër të cilit shqiptarizëm  dallohet kjo paçavure, përveç atij të bashkim vëllazërimit, në emër të atyre  shqiptarëve që urrejnë tërë historinë e Lëvizjes së Rezistencës aktive shqiptare  dhe po thuajse tërë historinë e rezistencës shqiptare.

A janë të gjithë faqezinj ata që shkruajnë për këtë gazetë horre dhe të përdalë?

 Pa dyshim se jo, por nuk janë larg, sepse për ta botuar një shkrim dhe për të dalë disi nga anonimiteti, shumë prej tyre nuk zgjedhin medium apo portal, por veç a ia  boton shkrimin. Ky është mjerimi i disave që nuk duhet se kanë të njëjtin qëndrim me “Bota Sot, por ja që ia  bëjnë një argat egos së tyre  të mjerë dhe gazetës më antikombëtare,  shqipshkruese, që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e medieve në gjuhën shqipe.

Ndiej edhe keqardhje për ndonjë ta quaj “shok” të dikurshëm kur i shoh emrin e shkrimin, më këtë faqe, e cila prin edhe me pornografi, pervesitete dhe amoralitete, edhe pse shkrimi i atij dhe i ndonjë tjetri  shok të dikurshëm i cili edhe sot më paraqitet si i tillë, por mbase  mendon se unë kurrë nuk e hapi faqen e zezë të quajtur Bota Sot. Por prej kohës kur i dhashë një intervistë një flokmeni haparash, duke menduar  se do ta botonte në një portal të Shkodrës, sikur më kishte thënë,  ai pa lejen  time e kishte botuar në Bota Sot. Prej atëherë  e hapi herë pas herë edhe këtë portal, për të parë si cilët janë ata që i përkasin kësaj “grigje” apo më mirë të thuhet këtij “kruzhokut  rahmonmorinist”. Më vjen keq edhe për disa komandantë të ish Farkut, që botojnë në këtë plehurinë “kombëtare”, përveç atyre që e konsiderojnë si gazetë të veten.

Është edhe një e veçantë tjetër e kësaj gazete, në trajtimin medial që i bën Albin Kurit, që është aq i përkushtuar, aq i dhënë, aq i ngjitur, sa më kujton disa shokë të tjerë, të burgut  që Albinin e duan më shumë se veten, njëri madje këtë ma ka thënë ndër sy. Çka të them tjetër për njeriun që e dashuron “njeriun” më shumë se veten, më shumë se krejt familjen e tij!

Sikleti i atyre që e përbëjnë këtë koncept të këtij mediumi, jo pa ndikim te klasa denbabaden durimtare është në radhë të parë, lufta çlirimtare dhe fitimtare e UÇK-së. Këtë e urrejnë më shumë se Titon e Milosheviqin, të cilin nuk e marrin në thumb asnjëherë, sepse ata  kanë vdekur dhe kjo Bota sot e ruan “namuzin” e vet, për të vdekurit, por nuk kanë pikë namuzi njerëzor  kur fyejnë e shajnë Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Edi Ramën  duke bërë përpjekje për t’ i  nxirë, madje duke e krahasuar Enverin me Milosheviqin. Këto mendje të çoroditura, një dimensionale duhet ta kishin vendin në spitale psikiatrike, ku mbase  edhe mund të kontrollohen  herë pas herë.

Pak shembuj:

Xhevat Mustafa: Shumë enveristo-edramisto-thaçistë…në Shqipëri, Kosovë, diasporë…janë “lumturuar” apo “po fluturojnë nga lumturia” nga “fjalimi i bukur, historik, patriotik, programatik, bombë e flamur”…, që mbajti Edi Rama në punimet e Asamblesë së KiE-së, në Strazburg, më 12 tetor 2022…

Ismail Muçiqi  Fjalimi që e turpëroi  Kosovën -mendja senile e një botasotisti.

Skënder Mulliqi Rama po i mbron me këto veprime interesat serbe dashur apo pa dashur, e jo ato shqiptare.

 RAMAZAN BEKTESHI Pas spektaklit në OKB, Rama e ripërtërinë ‘show-n’ e tij teatral edhe në KiE me elokuencë, diksion skenik, herë epike e herë tragjikomike

Mimi Lakna: Specialja mund t’i zbardhë të gjitha tradhtitë e luajtura në Shqipëri kundër Kosovës”. Si po tentohet rehabilitimi i të akuzuarve në Hagë nga Rama dhe të tjerët?

Gani Qarri: Gjykata Speciale është krijuar dhe vazhdon të gjykojë edhe vrasjet e kundërshtarëve politik që kanë ndodhur në Kosovë në periudhën prej viteve 1998-2000.  Ai ka thënë se Rama kërkoi lirimin e Thaçit me kërkesë të Vuçiqit, gjë që sipas tij, ka si qëllim përfundimtar ndarjen e Kosovës.

Pavarësisht gjuhës perverse e denigurese kjo paçavure nuk harron të konstatojë sa për sy e faqe: “Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit”. Ja cila është kjo farë bota…

Ahmet Qeriqi

16. 10. 2022

Shtime

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …