Sebastian Kurz e uron kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj për kandidimin për kryeministër

Sebastian Kurz e uron kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj për kandidimin për kryeministër të Kosovës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Nga i cili ka pranuar urimin për kandidaturën e tij për kryeministër. Më tutje, Hoxhaj ka thënë se kancelari Kurz e ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. “Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe kancelari Kurz”, ka saktësuar Hoxhaj

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria forcon ushtrinë: 387 rekrutë, kadetë dhe studentë të rinj betohen për Atdheun

Shqipëria ka forcuar sot radhët e Forcave të Armatosura me 387 rekrutë, kadetë dhe studentë …